Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të jenë përsëritje e së njëjtës lojë që e ka ndodhur nga shkurti i këtij viti

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të jenë përsëritje e së njëjtës lojë që e ka ndodhur nga shkurti i këtij viti
Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të jenë përsëritje e së njëjtës lojë që e ka ndodhur nga shkurti i këtij viti

Florim Zeqa

  • 22 November 2025 - 09:00

Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa

Caktimi i datës së zgjedhjeve nga presidentja është në përputhje të plotë me vullnetin e partive politike! Përderisa 8 parti politike janë deklaruar për 28 dhjetorin, 5 parti për 21 dhjetor, kurse tri parti kanë thënë se cilado nga këto data është në rregull!

 

-Nëse i referohemi vullnetit të shumicës, atëherë jemi në rregull me datën e zgjedhjeve, por nëse i referohemi frikës nga zgjedhjet, atëherë ato parti që e sollën vendin në këtë situatë paradoksale, cila do datë që të caktohej, do t’iu dali përseri diçka tjetër që nuk ju pëlqen!

Fundja, zërat qyqarë për pakënaqësi për datën e zgjedhjeve janë zëra të shtjerrur dhe të konsumuar para elektoratit kosovar.

 

Zgjedhjet e jashtëzakonshme pa alternativë të re politike nuk do të prodhojnë rezultate tjera me akterë dhe retorikë të njejtë, pra, do të jenë përsëritje e së njëjtës lojë që e ka ndodhur nga shkurti i këtij viti në këtë vend.

Ndryshe, mbajtja e zgedhjeve një javë përpara apo një javë më pas, nuk do të ndryshoj asgjë në renditjen e partive politike dhe as të individëve që e bllokuan vendin për një ‘Karrige pushteti’!

Elektoratit do t’i ndëshkojë keq bllokuesit e shtetitit!

Zgjedhjet e panevojshme të jashtëzakonshme, përveqse sfidë për Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), do të jenë barrë e rëndë edhe për buxhetin e shtetit!

Yryshnikët e pushtetit nuk e kanë hallin e buxhetit, por si të arrijnë tek karrigia e embël në krye të shtetit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".