
Lexoni edhe:
120 deputetët e Kosovës pa bërë asgjë morën pagat dhe mëditjet që arritën mbi 1,515,490 euro
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Legjislatura e bllokadës politike në vend apo legjislatura e turpit, për shtatë muaj i kushtoj buxhetit të shtetit hiq më pak se 1 milion e 515 mijë e 490 euro! Kur këtë shumë e ndajmë për kokë të deputetit, atëherë ajo sillet mesatarisht për një deputet, me pjesëmarrje pesë minutëshe në seancë, për 7 muaj secili nga 120 deputetët i mori rreth 13 mijë euro!
-Dikujt mbase nuk i duket shumë e madhe kjo! Por, nëse e llogarisim me efektivitetin e punës së tyre, atëherë ajo shumë bëhet astronomike!
Nuk ka si të jetë ndryshe, kur një deputet me pesë minuta pjesëmarrje në seancë të marrë rreth 13 mijë euro për 7 muaj, ndërkohë që përgjegjësitë e tij ligjore dhe shërbimi për qytetarët ishin minimale ose të barabartë me zero!
Mirëpo, edhe përkundër këtij fakti, asnjë deputeti nuk i shkoj ndër mend që të t’i thërret ndërgjegjës së vetë, për të mos i marrur të ardhurat mujore pa e bërë asnjë shërbim të mirë për shtetin dhe qytetarët!
Fakti që bllokada politike dhe mosfunksionimi i Kuvendit vazhdoi për muaj me radhë, asnjëri nga deputetët nuk hoqi dorë nga paga!
Kjo e dëshmon mungesën totale të etikës dhe përkushtimit të deputetit ndaj interesit publik dhe shtetit në veçanti!
Ndryshe, kjo papërgjegjësi absolute e të zgjedhurve të popullit paraqet shkelje flagrante të ‘Betimit të Deputetit’!
Deputetët e legjislaturës së lX, edhe pse nuk punuan hiq fituan fituan shumë–i morën pa meritë 7 rroga të plota nga buxheti i shtetit.
Vetëm në vendin e paradoksese të mëdha, të quajtur Kosovë, ndodhë që bllokuesit e shtetit të shpërblehen me paga të majme, kurse nëse ndodhë aksidentalisht që një zyrtarë i thjeshtë vonohet në punë, e neglizhon apo e saboton vendin e punës, ai menjëherë ndëshkohet me largim nga puna!
Edhe pse kaloj pa asnjë përgjegjësi morale dhe ligjore kjo legjislaturë e turpit, kjo ishte bllokada më e gjatë në historinë e parlamentarizmit në Kosovë, kurse kjo legjislaturë do të mbahet mend si legjislatura më kobzezë për buxhetin e shtetit, ndërsa ish deputetet e legjislaturës së IX mbeten abuzuesit dhe përfituesit më morbid në emër të legjitimitetit qytetar, pa e bërë asnjë të mirë për zgjedhësit e tyre!
Na mbetet të shpresojmë, që 28 Dhjetori të jetë ditë kthese në fund të këtij viti të mbrapsht kalendarik për shqiptarët e Kosovës!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".