Presidenti historik dr.Ibrahim Rugova personalitet i veçantë i politikës shqiptare
Nue Oroshi
Nga Nue Oroshi
Kohërat historike sjellin personalitete të veçanta të cilët bëhen simbol i rezistencës për ta mbrojtur popullin.Njëri ndër përsonalitetët e veçanta që lindi kombi ynë shqiptar është Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova u lind në kohën kur u ripushtuan trojet shqiptare.Ky ripushtim që iu mori jetën 47300 shqiptarve iu mori jetën edhe tre familjarve të Presidentit Rugova.Ai u rrit me veshtirësi por falë familjes tradicionale shqiptare ai u shkollua dhe iu përkushtua studimit të letërsisë shqiptare.Kur hyri në politikë u përkrah nga bota demokratike, u kundërshtua nga Serbia kriminale por edhe nga ata që kishin pushtet kur ripushtimi serb i mori jetën babait të tij dhe dy antarëve të tjerë të ngushtë të familjes. Kur mori emër në politikë u xhelozua, u sha, u nëpërkëmbë dhe u kërcnua, por kurrë nuk u dorzua.Me pas edhe kundërshtarët më të mëdhenj politik ju përkulën tek varri.
Ata u gjunjëzuan,u munduan dhe po mundohën të marrin edhe vota nga elektorati rugovian. Ajo që e dallon Presidentin Rugova nga politikanët e tjerë shqiptar në Kosovë është fakti se ai gjatë rrugëtimit politik mbeti gjithmonë fitues deri sa i mbylli sytë ku edhe e përfundoi jetën politike ai mbeti i pamposhtur. Shumë të tjerë pas ti mbaruan duke e rrahur gjoksin me grushtë por ata do të mbetën të harruar. Historia e viteve të nëntëdhjeta njeh vetëm një politikan në aspektin kombtarë dhe ndërkombtarë e ai është Presidenti Ibrahim Rugova.
Të tjerët qofshin me jetë të gjatë,ata do të mbesin vetëm si persona që ushtruan funksione politike. Po çka bëm ne pas vdekjës se Presidentit Ibrahim Rugova? Pas vdekjes se tij e them me plot fjalë se bëmë shumë pak apo aspak.Por një projekt i madh po vjen dhe shumë shpejt do të bëhet publik.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
