
Lexoni edhe:
Asnjë nga deputetët nuk hoqi dorë nga marrja e pagës pavarësisht se mosfunksionimi i Kuvendit vazhdoi për 9 muaj me radhë
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Për hir të korrektësisë ngushëlluese, më tepër sesa sfidë reale për KQZ-në, sepse duhet punuar edhe në dy ditët festive të ndërrimit të motmoteve, pra të Vitit të Ri, Presidentja e bashkëndjen kufizimin në kohë për ta gëzuar festën në familje, qoftë të anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor, si dhe të komisioneve numëruese dhe verifikuese të emrave të votuar, një përgjegjësi shtetërore dhe morale për çdo njeri të angazhuar në procesin zgjedhor.
-Megjithatë, në botë janë miliona njerëz të cilët Vitin e Ri 2026 e presin në vendin e punës, si ushtarakët, policët, punëtorët në kombinatet madhore botërore, që punojnë pandërprerë 24 orë, ditë e natë. Rasti është një përjashtim aksidental, i imponuar nga një bandë politike mujshare, përkatësisht krerë dhe eksponentë të kriminalizuar, të cilët janë të organizuar në parti politike me klientelë të paguar elektorale, siç janë një pjesë e nëpunësve shtetërorë, mijëra anëtarë të organizatës ilegale kriminale të SHIK-ut, si dhe 45.500 veteranëve të rrejshëm, gjithashtu pjesë elektorale e PAN-it kriminal.
Shtrohet pyetja: a është marrë ky vendim, duke rrezikuar integritetin logjistik të procesit, vetëm për të kënaqur një shumicë relative të partive?
Përgjigja duhet të jetë e argumentuar dhe qind për qind e saktë: dihet mirëfilli se gjysma e popullsisë është larguar nga Kosova, punon e jeton në Mërgatë, që nga veriu i ish-Jugosllavisë, Kroacia dhe Sllovenia, tek shtetet anekënd Evropës, e deri në Amerikën dhe Australinë e largët. Dhe, kur themi se gjysma e popullsisë së Kosovës jeton jashtë saj, atëherë kuptohet se shumësia e familjeve në Kosovë i kanë anëtarët e tyre në Mërgatë.
Edhe një argument shtesë se 28 dhjetori është data ideale e zgjedhjeve për mërgimtarët e përbotshëm: sepse festat e Krishtlindjeve janë më 25 dhe 26 dhjetor në botën e krishterë, ku punojnë dhe jetojnë kryesisht mërgimtarët tanë. Njerëzit e mbyllin ditën e punës në pasditën e 24 dhjetorit. Zakonisht pushimet vazhdojnë deri më 2 janar të Vitit të Ri 2026.
Bota e besimit të krishterë, në shtetet e tyre, zakonisht u kushton rëndësi të veçantë kremtimit festiv të festave fetare të Krishtlindjeve. Dhe fillojnë përgatitjet e zbukurimit qysh në fillim të dhjetorit. Menjëherë pas kalimit të 1 janarit, më 2 janar njerëzit fillojnë ditën normale të punës. Prandaj, mërgimtarët kanë një mundësi të paktën njëjavore, për ta shfrytëzuar rrugëtimin familjar me veturë apo avionë, edhe pse biletat janë me çmime tmerruese.
Pra, ata që preferojnë datën 28 dhjetor kanë ndjesi të çoroditur njerëzore, në emër të llogarisë me numra votues të ndonjë partie, që siguron më shumë vota nga Mërgata. Dhe kjo është moralisht e lëndueshme dhe turpëruese, sepse thyen mijëra zemra të përmallshme të mërgimtarëve për Atdheun-Kosovë.
Opozita paniste, përkatësisht krerët dhe eksponentët e saj, të cilët janë dëshmuar, madje edhe konfirmuar me gjyqe vendore e ndërkombëtare për krime vrastare, hajni zyrtare dhe kontrabandë miliardeshe me "Listën Serbe". Për këtë janë shpallur 16 persona “non grata” dhe të tjerë ende të pashpallur publikisht nga DASH-i amerikan. Të gjithë komandantë e polici të subjekteve të PAN-it, anëtarë të thekur të SHIK-ut. Nga ky soj i shpëlarë moralisht e njerëzisht, nuk mund të pritet asgjë e mirë dhe njerëzore.
PAN-i, përkatësisht PDK, AAK, NISMA, duke nuhatur humbjen e tyre në garën me votë demokratike në raport me LVV-në, po sponsorizojnë terrorin e rrugës me protestime të ndryshme, duke shfrytëzuar vonesën e ndarjes së buxhetit, edhe pse fajtore është opozita, si bllokuese e zgjedhjeve të organeve kuvendore dhe qeveritare. Këtë terror shqetësues real e ka trajtuar dhe paralajmëruar Profesor Enver Bytyçi në shkrimet analitike brilante të tij. PAN-i ngulmon në trazira sociale, deri në përgjakjen e Kosovës. Ata duan të rikthehen në pushtet qoftë dhunshëm e përgjakshëm.
Me keqardhje, këtë gjendje po e favorizon edhe heshtja fatale e forcave demokratike në Kosovë dhe sidomos sistemi i kapur i drejtësisë. Terrori duhet parandaluar para se krimi të ketë ndodhur. Andaj, nxitësit e trazirave, me qëllim të përgatitjes së terrorit, duhet goditur me izolim e ndëshkim, bandën kriminale që ka filluar përgjakjen e Kosovës me fillimin e vrasjeve të kundërshtarëve politikë qysh gjatë luftës, për të vazhduar me hajninë zyrtare dhe kontrabandën industriale, pikërisht me Listën Serbe. Me këtë pasurim kriminal, PAN-i, edhe pse pa pushtet real aktualisht, vazhdon ta sundojë Kosovën, duke sponsorizuar krimin dhe kriminelët.
Edhe tej një çerek shekulli, opozita mëkatare nuk do ta kuptojë se pushteti fitohet me votën e lirë demokratike dhe assesi me dhunë e metoda terroriste, me anë të organizimeve artificiale të protestave të porositura partiake.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".