
Lexoni edhe:
Këta kuvendarë morën paga pa bërë asgjë në të mirë të Kosovës
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Vendimi që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor mund edhe ta rrezikojë integritetin e zgjedhjeve. Mund ta rrezikojë për faktin se vëzhguesit ndërkombëtarë, ambasadorët e shteteve të ndryshme si dhe gazetarët e mediumeve ndërkombëtare janë në pushime duke festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, dhe elemente të ndryshme mund të bëjnë përpjekje që ta manipulojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Këta kuvendarë morën paga pa bërë asgjë në të mirë të Kosovës
Lexoni edhe:
-Unë mendoj se kjo nuk do të ndodhë dhe zgjedhjet do të kalojnë të qeta. Ajo çka duhet të bëhet është ruajtja e gjuhës së partive politike gjatë fushatës si dhe ngritja e veshëve që duhet liderët partiakë t’iu bëjnë militantëve të tyre partiakë. Nuk është e udhës që të bëhet garë se kush po shan dhe kush po shpif më shumë si nga liderët partiakë po ashtu edhe nga militantët e tyre. Kryesore është që zgjedhjet të shkojnë të qeta.
Është mirë që brenda shkurtit të përfundojë çdo gjë, se pikërisht në këtë muaj bëhen 1 vit që Republika e Kosovës ka mbetur një shtet me anarki të plotë ku paradite shkohet si deputet në Parlament e pasdite si ministër në Qeveri edhe pse kjo është e ndaluar me kushtetutë. Shumë herë e kam thënë se të gjithë ata që janë zgjedhur deputetë është dashur të japin dorëheqje nga postet ministrore dhe këto poste me automatizëm është dashur të ushtrohen nga zëvendësministrat të cilët nuk janë deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".