Anëtarësimi i Kosovës në NATO përfaqëson rrugën më të besueshme dhe efektive për sigurimin e vendit

Anëtarësimi i Kosovës në NATO përfaqëson rrugën më të besueshme dhe efektive për sigurimin e vendit
Anëtarësimi i Kosovës në NATO përfaqëson rrugën më të besueshme dhe efektive për sigurimin e vendit

Qani Shabani

  • 06 December 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Qani Shabani

Kosova ndodhet sot në një moment historik dhe strategjik ku çdo vendim ka peshë të madhe për sovranitetin dhe stabilitetin e saj. Sipas eksperrit Amerikanë, Profesor Edward P. Joseph, anëtarësimi i Kosovës në NATO përfaqëson rrugën më të besueshme dhe efektive për sigurimin e vendit Kjo do të ishte arritura më e madhe e SHBA-ve dhe Kosovës .Deklaratë e Joseph është një analizë e bazuar në realitetin gjeopolitik dhe në sfidat e Ballkanit

-Edhe pse disa shtete anëtare të Natosë ende nuk e kanë njohur Kosovën, kjo nuk e pengon vendin në rrugën drejt anëtarsimit përkundrazi, krijon një avantazh politik dhe unik Kosova mund të pozicionohet si partner kyç për SHBA dhe aleatët perëndimorë, duke përfituar mbulim strategjik dhe duke forcuar sovranitetin, pa u përballur me kundërshtime institucionale në arenën ndërkombëtare. Edward P. Joseph nënvizon se çdo rrugë drejt NATO-s “do t’i hiqte çdo opsion tjetër” që mund të minonte sigurinë e vendit, duke e bërë mbrojtjen e Kosovës të qartë dhe të bazuar strategjikisht.

Integrimi i Kosovës në NATO nuk do të thotë militarizim apo agresion. Antarësimi do të funksiononte si mburojë kolektive, një mekanizëm stabiliteti dhe parandalimi që zvogëlon boshllëqet e sigurisë që mund të shfrytëzohen nga aktorë joperëndimorë, vendos Kosovën në një sistem të kontrolluar dhe standardizuar mbrojtjeje, dhe siguron stabilitet shtetëror. Kjo nuk është thjesht një lëvizje diplomatike, por një strategji reale dhe mbrojtjeje shtetërore, e argumentuar fuqimisht nga Profesori Edvard P.Joseph,ligjërues në Universitetin John Hopkins dhe expert I menaxhimit të onflikteve.

SHBA e sheh Ballkanin si zonë kyçe të sigurisë euroatlantike, dhe Kosovën si partner strategjik për parandalimin e ndikimeve Ruse dhe kineze ,SHBA ,dhe BE-ja bëjnë përpjekje që edhe Serbia të hyn në ombrellën e Natos dhe në këtë mënyrë të distancohet nga ndikimi Rus dhe Kinez. jMbështetja amerikane nuk është vetëm politike; është pjesë e një doktrine të gjerë sigurie, ku Kosova luan një rol qendror në ruajtjen e ekuilibrit rajonal. Edhe në kushtet e mosnjohjes nga disa shtete, partneriteti i Kosovës me NATO-n dhe mbulimi kolektiv e vendosin Kosovën në avantazh të qartë strategjik.nga vetë SHBA-ja

Në këtë kontekst, hyrja e Kosovës në NATO nuk është thjesht një ëndërr diplomatike, por një nevojë strategjike amerkane është një lëvizje që shfrytëzon avantazhin gjeopolitik, forcon sovranitetin, mbron popullin dhe pozicionon Kosovën si aktor kyç i paqes dhe stabilitetit rajonal. Ky vizion drejt antarësimit në NATO-s është çelësi për të siguruar Kosovën dhe për të dërguar një mesazh të qartë fuqie dhe vizioni shtetëror, duke e bërë vendin një nyje të domosdoshme stabiliteti në një rajon të trazuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".