Presidentja Vjosa Osmani duhet ta pret e qetë përfundimin e karrierës politike
Nue Oroshi
Nga Nue Oroshi
Politika është një art shumë i veshtirë,rrethanat politike që krijohën e bëjnë të mundur që përfundimi i karrierës politike asnjëherë nuk ka të bëj me moshën e politikanit por me rrethanat politike që ndodhin gjatë kryerjes se mandateve politike nga politikani apo politikania.Në këtë prizem mund të themi se një politikan karrierën politike mund ta përmbyllë në moshën 40 vjeçare kurse një politikan tjetër karrierën politike mund ta filloj në moshën 60 vjeçare e ta përfundoj në moshën 80 vjeçare.Këto rrethana politike mvarën se si do të ngritet në karrierë një politikan apo një politikane.Arritja në karrierë në krye të shtetit është edhe automatikisht përfundimi i karrierës politike.Kjo ndodhë për faktin se në moralin e një politikani serioz asnjëherë nuk duhet të vij në shprehje kthimi mbrapa.Kthimi mbrapa kupton se nëse një politikan apo politikane ka arritur majat e politikës dhe për shkak të rrethanave politike kthehët në një funksion dhjetëfish më të vogël se sa funksioni politikë që ka pasur më herët.Kjo ndodh vetëm tek politikanët në shtetët ku demokracia është e brishtë dhe ku politikani rrugë të mbijetesës e ka vetëm politikën dhe jo ndonjë rrugë tjetër.
Në këtë rast Presidentja Vjosa Osmani nuk duhet ta shikoj si shembje e botës humbjën e një posti politik.Ajo duhet ta kryen ashtu siç duhet detyrën e Presidentës dhe mos ta dëmtoj procesin demokratik të zgjedhjës se institucioneve të reja.Natyrisht nese gjindet ndonjë parti qe i ka 40 deputet dhe e përkrahë që të rikandidoj ai është veprim krejtë legjitim nëse e fiton shumicën në Parlament.Por nëse arrihët një koalicion në mes të dy apo tri partive politike pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 ku në marrëveshje përveç Kryeministrit dhe ministrave hyn edhe posti i Presidentit ku partitë i ndajnë dy postet kryesore atë të Kryeministrit dhe Presidentit kjo është një marrëveshje legjitime, për faktin se posti i Kryetarit të Parlamentit të Kosovës i takon partisë që del e para në zgjedhje.Vjosa Osmani duhet ta kthej shikimin mbrapa dhe të shikon se si përfunduan politikishtë ishe Presidentët e mëhershëm të Republikës se Kosovës.Presidenti historik dr.Ibrahim Rugova edhe pse në moshë relativishtë të re ai për shkaqe shëndetësore dhe sëmundjes rë rëndë ju ndal karriera politike me kalimin në amshim.Pas tij erdhi ish Presidenti Fatmir Sejdiu.Fatmir Sejdiu pas dorëheqjes si president i Kosovës bëri përpjekje që të rikthehët në politikë por kjo përpjekje i shkoj huq pasiqë partia që pretendonte ta udhëheqte nuk e zgjodhi sërish Kryetar, dhe e përmbylli karrierën politike.Edhe Presidentja e parë femër e Kosovës Atifete Jahjaga pas përfundimit të mandatit të Presidentës ajo e përmbylli mandatin në mënyrë shumë të qetë dhe pa bërë asnjë përpjekje që serish të futët në jetën politike.Ajo krijoj një fondacion bamirës ashtu si veprojnë ish Presidentët e shteteve demokratike në Evropë dhe Amerikë dhe po mirret me këtë fondacion që ta ndihmoj popullin e Kosovës.Edhe Presidenti i katërt i Kosovës Hashim Thaqi karrierën politike e përmbylli për shkak të akuzave gjyqësore që i bëri Gjykata e Hagës.Por pavarësisht vendimit të kësaj gjykate nuk dihet se a do ta vazhdoj prap karrierën politike.E tani radha ju ka ardhur juve.Pas disa muajsh do t´iu përfundon mandati i Presidentës. Është mirë që ju pavarësisht rrethanave politike që janë shumë të nderlikuara për momentin në Republikën e Kosovës mos të bëheni mollë sherri që të krijohët një anarki e plotë politike.Nëse partitë pas zgjedhjeve të 28 Dhjetorit do të mirrën vesh që të bëjnë një koalicion ku do të ndahen ne mes tyre postet e presidentit dhe kryeministrit ju duhet të veproni me qetësinë e plotë dhe ta prisni të qetë përfundimin e karrierës politike.Ta ndjekni rrugën e ish Presidentës Atifete Jahjaga, ta krijoni një fondacion me emrin e juaj dhe të mbani ligjerata për karrierën e juaj politike.Në të kundërten tentimi i juaj me çdo kusht që të mbeteni në jetën politike do t´iu sjellë veshtirësi sepse rikthimi në politikë është shumë i rrallë.Të krijosh një parti politike me idenë se je duke e vazhduar rrugën e ish presidentit dr.Ibrahim Rugova tash më nuk do te kesh sukses se ke dalur nga partia që e ka themeluar ish Presidenti dr.Ibrahim Rugova.
Të rikthehesh tek partia Guxo që është trashegimia juaj politike që e keni themeluar vet, tash ajo është integruar mbrenda VV-se dhe ka dy kryetar, më e shumta që mund të bëj kjo parti është fitimi i katër apo pesë deputetëve në listën e VV,që nuk do të mjaftonin që të propozohesh në Parlament nga deputetët pasiqi duhen minimum 40 vota.Kështu që përfundimi i karrierës politike nuk është edhe fundi i botës.Përfundimi i karrierës politike është shpeshherë edhe shumë i shëndetshëm për politikanin.Se në të shumtën e rasteve politikanet duke vrapuar pas posteve politike dhe duke menduar se politika është çdo gjë harrojnë edhe shumë gjëra.Harrojnë shëndetin, dhe shumë gjëra të tjera që e rrethojnë njeriun.Kështu që Presidente merre me qetësi përfundimin e karrierës politike formoje një fondacion me emrin tënd por edhe pse e ke moshën relativisht të re mundesh me i hy punës që ta përgaditesh edhe ndonjë libër qoftë biografik ku e shfaqë përvojen tuaj politike qoftë edhe ndonjë libër tjetër që mund të jetë i nevojshëm për studentët në lëndet e juridikut.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
