Kur mungon debati

Kur mungon debati
Kur mungon debati

Skender Mulliqi

  • 08 December 2025 - 07:52

Duhet të këtë një pajtim për debat parimor politikë, nese dëshirojmë që mos të përkqësohet gjendja politike edhe më shumë .Në nivelin tjetër, funksionon edhe një mekanizëm i njohur psikologjik - identifikimi i viktimës me abuzuesin.Kjo shumqka do të rregullonte.Mos të mbetet gjithmonë faji jetim, edhe kur seriozisht  më këto kriza ,janë vu në pëshore interesat shtetërore dhe kombëtare…

Nga Skënder MULLIQI

Pak  kam ndëgjuar për këto vite dikend nga politika por edhe të tjerët që fletë apo kërkon unitet.Në Kosovë kemi një parados.Dikush është kunder regjimeve që i patem dhe i kemi, dikush tjetër përkrahë këto regjime.Dhe shtrohet pyetja pse? Sepse njerëzit tanë pas luftës i lidhen interesat pas rregjimeve , e jo parimet.Në një situatë të tillë, progresi i lëshon më shumë vend regresit shoqëror e politikë.Dhe kur dikush është pro regjimit dhe dikush kunder duke pasur pikëpamje të ndryshme politike , sigurishtë së e gjithë kjo ,lind mos besueshmërinë e ndërshjellë.Lexuesit e ndëruar tash pas shumë vitësh kanë mundësi  më gjykuar së qfarë regjimesh patem.Dhe unë besoj së shumica do të deklaroheshin së nuk ishin këto  regjime të mira dhe   në interes të qytetarëve dhe të shtetit.Kjo temë sigurisht është temë e gjerë që kërkon debat parimor politik.Dihet së gjithmonë ka mos pajtime , por mos pajtime nuk duhet të  këtë për temat e interesit të qytetarëve dhe interesat shtetërore dhe kombëtare .Të këto tema kërkohet unitetet i gjithë spektrit politik .E këtë unitet pak po e shohim sidomos kohën e fundit ku  u reflektua  një përqarje e madhe  .Pra , nese jemi kunder një regjimi , a do të thotë kjo se jemi në favor të mosmarrveshjeve  dhe grindjeve politike ?Banale apo jo.  Atëherë pse gjithë  këto grindje politike të pa arsyeshme , që janë  thirrje për panik .Dhe tani, më në fund, pse po debatojmë kaq intensivisht edhe pse këto argumente të paqena , na duken të rëndësishme, edhe pse janë të parëndësishme: detyrat që kemi përpara janë  shumë më të madha se sa mosmarrëveshjet ?Mosmarrveshje këto që gjithnjë e më shumë po prodhojnë kriza politike dhe institucionale shumë të pa nevojshme .Po vazhdohet të bëhët lufta për pushtet, duke harruar krejtë shtetin!Mund të kërkojmë një shpjegim në disa nivele. I pari ka të bëjë me kohëzgjatjen e gjatë të krizës dhe rebelimit, pa rezultate të qarta deri më tani të partive politike , të cilat shumë e kan humbur kredibilitetin, po ngjasojnë  në ndërrmarrje . Kohëzgjatje e gjatë e krizave më zero efekte  -  që ka krijuar një situatë apsurde politike  në  shkëmbimin e akuzave të ndërsjella.Mekanizmi psikologjik që qëndron pas kësaj është  banal.Çdo kundërshtar politik mundet më argumente , e jo më inate  dhe për interesa përsonale .Kjo situatë politike ka rritur deshprimin tek populli , sepse e gjithë energjia po shpenzohet drejtë njerëve të një rrethi të ngusht .Kur zhvendos në këtë menyrë vemëndjën nga problemet reale , është një arsye më shumë  për të besuar opinioni që prodhimi i krizave është duke na shkaktar dëme  të pariparueshme.Ne nuk arrijmë suksese jo sepse kundërshtari është pakrahasueshëm më i forte,më i paskrupullt dhe brutal, por sepse jemi të përçarë, nuk mendojmë njësoj, po minojmë njëri-tjetrin.Është duke u përqendruar vemendja gabimishtë dhe kjo  po ushtron pos tjerash edhe presion psiqik mbi qytetarët më problemet e tyre të jetës.Dhe, aq më keq kur askush nuk e merre fajin për një gjendje të krijuar të keqe politike  që shumë kohë.Manovrimet për pushtet kan nxjerrë një gjendje pafuqie duke i ikur kontrollit.Duhet të këtë një pajtim për debat parimor politikë, nese dëshirojmë që mos të përkqësohet gjendja edhe më shumë .Në nivelin tjetër, funksionon edhe një mekanizëm i njohur psikologjik - identifikimi i viktimës me abuzuesin.Kjo shumqka do të rregullonte.Mos të mbetet gjithmonë faji jetim, edhe kur seriozisht  më këto kriza ,janë vu në pëshore interesat shtetërore dhe kombëtare. Nuk është e pamundur që grindjet dhe akuzat e ndërsjella brenda shoqërisë  të jenë një pasqyrim i shumëfishimit të një modeli të tillë. A do të thotë kjo që duhet të ndalojmë së luftuari njeri-tjetrin politikishtë në këtë mënyrë shumë të keqe dhe apsurde  për kohën ?Mos pajtimet e tilla politike janë duke rrezikuar të mirën e përbashkët dhe qëllimin e përbashkët-mbijetesën .Kosoves i duhet një emancipim i ri politik si forma e vetme e disponueshme?Ndoshta marrin sado pak vesh këta njerëz të  thëm të politikës më shkrimet e mia të rregullta qëllim mira dhe preferencat që dalin nga to…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".