Mullliqi: Një patriot dëshiron tu qëndron besinik idealeve  të tij kombëtare

Mullliqi: Një patriot dëshiron tu qëndron besinik idealeve  të tij kombëtare
Mullliqi: Një patriot dëshiron tu qëndron besinik idealeve  të tij kombëtare

Skender Mulliqi

  • 12 December 2025 - 14:28

Një patriot ka vlera univerzale , standarde më të cilat ai gjykon popullin e tij, duke dashur gjithmonë të mirën , dhe duke dashur të bëjë edhe më mirë. Nese asnjeri prej nesh nuk është i gatshëm të vdesë për liri , atëherë të gjithë do të vdesim në tirani.Do të na duhet të riparojmë ndjenjën tonë të kohës nëse duam të ripërtërijmë angazhimin tonë ndaj lirisë…

 

Nga Skënder MULLIQI

 Nuk i ka  mirë  punët  një komb, për sa kohë që flitet  për tradhtarë dhe patriotë?Dhe, mos po na ndodhë kjo neve si komb ?Dhasht Zoti që jo.Pse e thëm  këtë? Kurrë më të theksuara nuk kanë qenë akuzat ndaj njeri- tjetrit se kush është tradhëtar dhe kush është patriot.Dhe, kjo për mendimin tim në të shumtën e rasteve po bëhët për inate, për ta deligjitimuar tjetrin duke e qitur në taborrin e tradhëtisë.Kjo sigurishtë së është shumë e dëmshme për  shtetin dhe kombin.Dëmton rënd  edhe qdo proces shoqëror dhe politikë  duke  shkaktur përqarje  në popull.Natyrshtë së askush nuk i donë tradhëtarët dhe tradhëtinë kombëtare, se kjo e fut një komb në qorrsokak.Me së keqi kur fjala tradhtar po përdorët pa asnjë bazë, vetëm për ta heshtur dikend, ose edhe për ta linquar politikishtë dhe forma të tjera të degradimit në shoqëri.Patriotizmi ka konotacion të gjerë.Një patriot dëshiron tu qëndron besinik idealeve  të tij kombëtare .Një patriot duhet të merret më botën reale .Dihet së patriotizmi më i madh është kur dikush nese paraqitet nevoja mbron Atdheun dhe Kombin më armë, siq e mbrojtëm  në luftën më Serbinë në fund të shekullit të kaluar, dhe e fituam .Patrioti i vërtetë është ai kur punon dhe vepron në të mirën e kombit gjatë gjithë jetës, jo vetëm në një periudhë të caktuar historike .Një patriot ka vlera univerzale , standarde më të cilat ai gjykon popullin e tij, duke dashur gjithmonë të mirën , dhe duke dashur të bëjë edhe më mirë. Nese asnjeri prej nesh nuk është i gatshëm të vdesë për liri , atëherë të gjithë do të vdesim në tirani.Do të na duhet të riparojmë ndjenjën tonë të kohës nëse duam të ripërtërijmë angazhimin tonë ndaj lirisë.Sigurisht, politika e pashmangshmërisë në shikim të parë duket si një lloj historie. Politikanët që e përfaqësojnë atë nuk e mohojnë se ekziston një e kaluar, një e tashme dhe një e ardhme. Ata e portretizojnë të tashmen thjesht si një hap drejt së ardhmes që ne tashmë e njohim, një e ardhme të thellimit të arsyes dhe rritjes së prosperitetit.Jo bashë pak njerëz tanë të politikës sikur kan harruar që patriotizmi më i madh është prosperiteti i shtetit dhe i kombit, e jo lufta për pushtet që po zhvillohet tash e shumë vite.Kur mbytet debati politik , na dërgon në krijimin e sistemeve  të cilat  njera parti  mbron status qua-në dhe tjera përhap mohimin total.  Historia na lejon të dallojmë shtigje dhe trende dhe të marrim vendime. Ajo na përshkruan strukturat në të cilat mund të kërkojmë lirinë. Të kuptosh një moment do të thotë të shohësh mundësinë e të qenit bashkëkrijues të një momenti tjetër…Asnjë shtet normal dhe demokratik, nuk guxon të pranon kriza të përhershme .Politika është diskutim për të mirën dhe të keqen , për zgjidhjen e problemeve reale që i kemi edhe ato jo  të pakta.Krizat e bëjnë të pamundur dhe jo besnik  planifikimin për të ardhmën tonë si shoqëri dhe si shtet…

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".