Mulliqi: Fjala filozof kupton një njeri të ditur, që gjykon thellë e me urtësi

Mulliqi: Fjala filozof kupton një njeri të ditur, që gjykon thellë e me urtësi
Mulliqi: Fjala filozof kupton një njeri të ditur, që gjykon thellë e me urtësi

Skender Mulliqi

  • 15 December 2025 - 08:09

Pikëpamje të ndryshme gjithmonë duhet të këtë, por jo edhe kur kemi të bëjmë më atë qënsorën kultivimin e mirëqenjës,  ruajtjën e sovranitetit dhe të terësisë territoriale .Mendimet duhet të jenë të vlefshme , productive , e jo mendime që kthejnë shtetin përmbys.

Nga Skënder MULLIQI

Fjala greke Philosoph  përbëhët nga fjala Philos “I dashur”, dhe Sofia”  menquri”-opinion.Termi filozofi nënkupton edhe terma të tjerë të mendimit njerëzor si filozofia materjaliste –idealiste, e disa të tjerë e komentojnë si tërsi pikëpamjesh apo bindjesh qe ka dikush për diqka .Kur e gjitha sublimohet në një , fjala Filozof kupton një njeri të ditur ,  që gjykon thellë e me urtësi.E fillova këtë tekst lidhur më domethënjën e fjalës filozofi, për faktin  se fenomenet shoqërore e politike,  duhet me I elaboruar profesionalisht sa të jetë e mundur .Filozofia është një mendim ndryshe,  më kuptim  të plotë.Mendimet ndryshe  në kuptimin pozitiv të fjalës   janë të mira , janë frytdhënëse.Njerëzit e politikës , sigurishtë që duhet të janë njerëz më pikëpamje filozofike , e nuk janë shumica.  Mendimet e tyre  në të shumten e rasteve po ndahen më mendimin e popullit, apo po ngriten mbi .Ku jemi këtu neve shpesh e theksojmë të drejtën e medimit ndryshe, edhe atëherë kur i zgjedhim njerëzit për të drejtuar shtetitn.Secili i ka pikëpamjet e veta të te menduarit ndryshe, që I duket mendim i mirë për përsonin që e voton apo partinë e caktuar politike.Ne secilin vend demokratik mendimet e pushtetarëve dallojnë nga mendimet e opozitarëve , se për atë edhe quhet opozitë për të kontrolluar punën e pushtetit.Te ne kemi dallime të mëdha  të cilat nuk përputhen më qenësoren , kur bëhët fjalë për shtetin dhe kombin. Dhe, këto mendime diametralishtë të kunderta janë duke na dëmuar si shoqëri dhe si shtet.Pikëpamje të ndryshme gjithmonë duhet të këtë, por jo edhe kur kemi të bëjmë më atë qënsorën kultivimin e mirëqenjës,  ruajtjën e sovranitetit dhe të terësisë territoriale .Mendimet duhet të jenë të vlefshme , productive , e jo mendime që kthejnë shtetin përmbys.Kjo nuk i lejohet askujt. Etiketa ‘ndryshe” është neutrale , dhe dallojnë mendime ndryshe të barabarta , njëri prej të cilëve ka pushtet, dhe tjetri që mendon ndryshe e nuk ka pushtet.Kur jemi këtu mund të bëjmë gabime fatale , nese nuk përputhën shumë mendimet për tema të rëndësishme të interesit të përgjithshem .Përgjëgjesia ju takon të gjithëve për veprimet dhe mendimet ndryshe, të pa kontrolluara.Për tema që lidhen më interesin e qytetarëve edhe interesat shtetërore , mbahet përgjegjesia e fjalës publike .Mendimet ndryshe për temat madhore duhet  të gjejnë rrugën e përbashkët, të puqën në një pikë  të vetme. Mendimet ndryshe nuk bënë të sjellin lajme te pabesueshme për public, e kjo në Kosovë po theksohet shumë , që edhe shumë është duke na shkaktuar dëme.Po përdorën edhe terma utopike imagjjanare , duke elabaruar gjendjen politike , ekonomike dhe institucionale jashtë çdo realiteti.Shteti dhe mirëqenja të shprehem pak më vrazhdë , nuk janë letër toaleti.Një problem me ata që po mendojnë jo ndryshe po shumë më ndryshe në kuptimin negativ të fjalës, nuk  ka mundësi të zgjidhen problemet.Mendimet paradoksale janë mendime  plotësishte apsurde .Interesimi për shtetin dhe për rrjedhat shoqërore dhe politike , nuk rregullohen duke shkuar sa për të kryer orarin e punës.

Ne vend të seriozitetit shumë njerëzve të politikës kjo ju ka kaluar në rutinë.Dhe, pas punës së ‘vështirë” parlamentarët shkojnë në restorante  për dreka dhe darka .Me qimime të zbritura , sigurishte si përfaqësues të popullit, e qebesa më shumë po na paraqiten si përfaqësues të interesave përsonale dhe grupeve të caktuara të  partive politike.Bëjnë planifikime të shkojnë jashtë vendit më familje  për ti kaluar pushimet dimërore, se janë lodhur shumë nga zënkat dhe stresi i seancave parlamentare …I tmershem ky mendim  i tyre apo jo?, që nuk ka asnjë lidhje  me të menduarit e mënyrës  filozofike për vendin , se zatën nuk janë njerëz  që kanë kapacitete intelektuale për të menduar, se cili është interesi I qytetarëve dhe vuajtjët e shumicës që nuk po jetojnë mirë  sot në pragë të këtij dimri më acar të madh….Proritet tjetër i tyre ne mendimet e tyre”filozofike” përqëndrohen  për të fituar pushtetin në zgjedhjet të 28 dhjetorit, dhe këtu përfundon gjithëqka.As që mendojnë me për asgjë, dhe as për premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale , karshi votuesve …

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".