Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA-në shihet si një sfidë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA-në shihet si një sfidë
Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA-në shihet si një sfidë

Qani Shabani

  • 16 December 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Qani Shabani

Albin Kurti ka treguar se qasja e tij ndaj sovranitetit dhe rendit në kosovë nuk pranojnë kompromis. Me mbylljen e institucioneve paralele serbe në katër komuna veriore, largimin e Bankës Popullore të Serbisë dhe postës serbe, si dhe goditjen e krimit të organizuar, ai ka arritur të vendosë kontroll real mbi territorin dhe të forcojë sovranitetin e shtetit. Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 900 zyrtarë dhe ushtarë kosovarë kanë marrë pjesë në operacionet dhe monitorimin e këtyre ndryshimeve, duke shënuar një nivel të lartë koordinimi institucional dhe efektivitet në terren.

 

-Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA-në shihet nga Kurti si një sfidë, por jo si një pengesë për forcimin e shtetit. Ai e vlerëson rëndësinë e marrëdhënieve strategjike me aleatët, por integriteti, rendi dhe sovraniteti mbeten të panegociueshme. Veprimet konkrete në veri tregojnë se Kosova është e gatshme të ruajë autoritetin e saj, edhe kur tensionet diplomatike janë të pashmangshme.

Veriu i Kosovës ka shërbyer si test për politikën e qeverisë. Rezultatet konkrete – reduktimi i ndikimit të strukturave paralele serbe, largimi i institucioneve të papajtueshme me ligjet e Kosovës dhe goditja e krimit të organizuar – tregojnë se veprimet e ndërmarra kanë pasur efekt të prekshëm dhe kanë përforcuar sovranitetin e shtetit. Këto ndryshime kanë reduktuar dukshëm aktivitetin e krimit të organizuar të lidhur me Beogradin, sipas raportimeve të sigurisë lokale dhe ndërkombëtare.

Në planin e brendshëm, Kurti përfiton nga një opozitë të shpërndarë dhe pa një strategji të qartë unifikuese. Pa një alternativë të fortë dhe të organizuar, Kurti ka mundësi të konsolidojë mbështetjen dhe të rrisë besimin e qytetarëve dhe ka mundësi të përsërisë 2021 përmes rezultateve konkrete në terren. në këto kushte, Kurti ka një avantazh të qartë për të forcuar në pozicionin e tij politik për periudhë më të gjatë.

Në plan strategjik, sfida mbetet ruajtja e mbështetjes dhe menaxhimi i kujdesshëm i marrëdhënieve ndërkombëtare. Avantazhet e qarta dhe kontrolli mbi territorin e vendit e vendosin Kosovën në një pozicion më të fortë, por konsolidimi i këtyre fitoreve kërkon qasje të matur dhe koordinim politik. Shteti mbetet i fuqishëm vetëm kur sovraniteti shoqërohet me diplomaci të kujdesshme dhe mbështetje të qëndrueshme nga qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".