JO MË SLOGANE SHTERRPË POR ME PROJEKTE TË ZHVILLIMIT TË SHTETNDËRTIMIT TË KOSOVËS!
Nga Skender Karaqica
Loja e kolovajzës politike të VV-së ka nisur herët në mëngjes,me sloganin pa shije e pa përmbajtje,,Mos lësho pe,,(sic!).Prej kujt mos me ,,lëshua pe,,(sic!)?Nuk e kemi të qartë,përf ne këndej sheshit të Prishtinës,që,ndër vite jemi mësuar me yryshet e VV-së për(lexo:për pushtet e jo për shtet-sk.).
Ka ardhur koha,që në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të flitet (vetëm)me gjuhën e projekteve të zhvillimit të Kosovëse jo me slogane të përçarjes,të denigrimit,të hasmërive,që i tejkalojnë dhe e varfërojnë,shpirtin e demokracisë dhe të qytetarëve shumicë për kontratën e votës së lirë!
Nuk di a e keni në programet e partisë politike se,në këtë milenium të tretë,populli shqiptar,tashti i vonuar me fajin e vet,po ecën në hapësirën e botës së lirë evropiane si popull me varfëri mbi supet e veta...?!Mbase,e keni të qartë se ku jemi dhe kah po shkojmë...?
Partitë politike në Kosovë(VV-ja)duhet të flasin me gjuhën e unifikuar se,mbi të gjitha është shteti i Kosovës e jo lufta për pushtet dhe karrigën e ngrohtë në zyrat e burokracisë ,,moderne,,të administratës shumë të shtrenjtë me buxhetin e varfër të Kosovës(!).
Vota e sovranit,duhet të jeni në dijeni VV-ja se është një kontratë me votuesit (popullin shumicë-sk)dhe ndaj tij duhet të jepni llogoridhënie për kahet e shtetndërtimit,të vlerave sublime të demokracisë dhe të shtetit ligjor...!
Bashkë dhe vetëm bashkë,për shtetndërtimin e Kosovës!Me fat zgjedhjet e dhjetorit,parti politike...!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
