
Lexoni edhe:
Mulliqi: Në Kosovë ekziston një numër i madh i partive që janë të panevojshme
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Sa i përket LDK-së dhe AAK-së, këto dy parti kanë sjellë më së shumti prurje të reja dhe kanë futur nëpër listat e tyre personalitete me integritet intelektual dhe atdhetar. Por sa do të ndikojë hyrja e këtyre personaliteteve në rritjen e votës për LDK-në dhe AAK-në do të shihet më datën 28 dhjetor 2025. Një gjë dihet qartë se janë pikërisht këto dy parti që janë çelësi kryesor që, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, të formohen institucionet e Republikës së Kosovës.
Mulliqi: Në Kosovë ekziston një numër i madh i partive që janë të panevojshme
Lexoni edhe:
-Meqenëse nuk kemi ndonjë parti të re politike në zgjedhje, mendoj se këto dy parti do të kenë një rritje solide, të cilën do t’ua sjellin kandidatët e rinj që kanë një reputacion në popull dhe që do të reflektohet në votë. Ajo që do të jetë paksa e vështirë do të jetë fakti i pjesëmarrjes në zgjedhje. Dëshprimi në popull është shumë i madh dhe mund të ndodhë që të ketë një interesim më të vogël për dalje në zgjedhje. Në këtë rast, LDK-ja do të forcohet me një rezultat më të mirë, kurse AAK-ja do të mbetet përafërsisht aty ku ka qenë, sepse prurjet e reja do t’ia kompensojnë votat që i ka pasur si rezultat i bashkëpunimit me Nismën, por tash me një përparësi më të madhe, pasi deputetët që do t’i fitojë do të jenë deputetë të grupit parlamentar të AAK-së.
Për fund, dëshiroj të them se partitë politike duhet të bëjnë një fushatë të qetë elektorale, në mënyrë që të lënë mundësinë që në mesnatën e 31 dhjetorit të kenë mundësinë t’ia urojnë ndërrimin e motmotit njëri-tjetrit dhe të fillojnë të qetë që të bëjnë koalicion në mes të dy apo tri partive për krijimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".