Kapiti: Shteti i Shqipërisë na ka dhenë një pension minimal kurse Kosova na e hoqi
Skender Kapiti
Letër:Sektorit të Ankesave pranë Departamentit për Familjet e Dëshmorëve ,Invalidëve të Luftës dhe viktimave Civile të Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI
Vetëm një qeveri dhe një shtet pa etikë morale, mosmirënjohëse dhe jo hunanitare ndodh që t’u hiqet pensioni kontrubutorëve dhe veteranëve të luftes. Këtë nuk e bëjnë as shtetet diktatoriale.Vullnetarët nga Shqipëria qe iu bashkangjiten luftes ne Kosovë e lamë dhe e braktisën punën dhe rehatinë në Shqipëri, humbëm shumë vite punë sepse shteti shqiptar nuk na ktheu në punë duke na thënë institucionet e Shqipërisë se: nuk u tha kush që të shkoni në luftë në Kosovë, e ndërsa Kosova na e hoqi edhe atë pension minimal, duke na dëmtuar edhe moralisht.
Shteti i Shqipërisë na ka dhenë një pension minimal pune, kurse Kosova na e hoqi edhe atë suplement minimal që na e dha. Më mirë të mos na e kishit dhënë që në fillim këtë të ashtuquajturin pension se sa na e dhatë dhe na e hoqët. Si t’u themi opinionit në Shqipëri dhe të afërëve dhe fëmijve, ja se si na respektoi Kosova?
I gjithë opinioni publik dhe ai juridik e mediatik është cuditur se si ka mundësi që Kosova nuk respekton kontributorët e luftës nga Shqipëria, dhe nuk ka përse Kosova të shqetësohet dhe as të interesohet për pensionet e punës që Shqipëria nga buxheti i vet u jep shtetasve të saj.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
