Ligji i Ri i Trumpit vulosi miqësinë dhe partnerizmin me Albin Kurtin!
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Rrenat, shpifjet, ofendimet, intrigat e teorisë së komplotit se gjoja Albin Kurti “prishi raportet zytare” me Uashingtonin zyrtar, tash më 18 dhjetor 2025 u demantuan dhe u përtrollisën nga Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, miratuar nga Kongresi Amerikan, të dekretuar nga presidenti Donald Trump.
-Faleminderit z.President Donald Trump!
-Faleminderit Kongresit Amerikan!
-Që e kofirmuan të vërtetën se, Albin Kuti dhe Qeveria e tij po qeverisin popullin e Kosovës plotësisht në frymen e bashkëpunimit, të ligjeve dhe të partnerizmit strategjik amerikan në Kosovë.
-KJO ËDHTË E VËRTETA!
Prandaj, o populli im i dashur besoni Presidentit të lartnderuar Donald Trump dhe Kongresit Amerikan, mbështetni Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen e njëmendtë proamerikane, sepse janë në të njëjtin “front” me Amerikën dhe me NATO-n në mbrojtjen e lirisë, të pavarësisë, të sovranitetit dhe VETËNDOSJES së brendshme dhe të jashtme të Kosovës.
Trumpi vlerësoi pozitivisht politikën strategjike të Albin Kurtit për Kosovën Amerikane
Sipas ambasadorit fuqiplotë të Kosovës në Nju-Jork (në Misionin e Kombeve të Bashkuara), Prof.Dr. Blerim Reka : “ Ligji federal, i dekretuar nga Presidenti Trump, përligj së paku tri garanci të rëndësishme për Kosovën dhe Ballkanin :
(1) Nuk ka ndryshim kufijsh në rajon;
(2) Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë do të përmblyllet me njohje reciproke;
(3) Dhe, zgjerimi i NATO-s në Ballkan do të vazhdojë, përfshirë edhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në aleancën veri-atlantike”…. (https://www.facebook.com/RekaBlerim/photos/mbr%C3%ABm%C3%AB-hyri-n%C3%AB-fuqi-ligji-i-shba-p%C3%ABr-autorizimin-e-mbrojtjes-komb%C3%ABtaresi-ligj-fe/1391583205654893/#).
Me Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare të dekretuar dhe të nënshkruar nga Presidenti Donald Trump, më 18 janar të këtij viti, mori VULËN politika dhe diplomacia e lartë zyrtare e Albin Kurtit dhe e Vjosa Osmanit, se është e mbrojtur nga Amerika, nga NATO-ja dhe nga BE-ja !
Pavarësisht nga ushtrimi i diplomacisë destruktive dhe të njëanshme të Jozef Borellit dhe Miroslav Lajçakut (ndërmjetës specialë të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës), kryeministri Albin Kurti nuk falimentoi para një akti të tillë politiko-propagandistik të padrejtë proserb, por kërkoi që BE-ja, të mos shkilte Deklaratën e Parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare për Bashkëpunimin dhe Marrëdhëniet Miqëspre mes Shteteve të OKB-së.
S’ka asnjë dilemë se me miratimin e Ligjit për autorizimin e mbrojtjes kombëtare nga ana e Kongresit Amerikan, më 18 dhjetor 2025, të dekretuar nga presidenti aktual Donald Trump, Amerika ka rikonfirmuar aleatin më kredibël dhe më vizionar në Ballkan, Albin Kurtin, që unë qysh para dy dekadash e pata “lexuar” si pasardhës të denjë dhe lider politik racional dhe vizionar, të aftë e pragmatik, ashtu siç ishte dikur Sekretari i Departamentit Shtetëror Amerikan, (diplomati më i njohur i shekujve XX dhe XXI, shkencëtar dhe pedagog i shquar në Universitetin e Harvardit).
Dhe, tash, pas dy dekadash, me angazhimin dhe me rezultatet e tij briliante në politikë dhe në diplomaci (edhe si kryelider i Lëvizjes Vetëvendosje, si deputet, edhe si kryeministër) për shtetndërtiminin,zhvillimin,stabilitetin, sigurinë, paqen, mbrojtjen dhe demokratizimin e Kosovës në kuadrin e partnerizmit strategjik afatgjatë të Amerikës dhe aleancës së saj Evropiane Atlantike (NATO), dëshmoi cilësi të jashtëzakonshme në mbrojtjen e interesave komplementare të partnerizmit strategjik mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse ia arriti, që ta spastrojë territorin e Veriut të Kosovës nga bandat çetniko-fashiste paramilitare dhe policore të Serbisë së Aleksandër Vuçiqit ( 2013- 2025), i cili e kërcënoi ushtarakisht Kosovën përmes hedhjes së forcave paramilitare, që bën agresion në Banjskë të Mitrovicës, më 24 shtator 2024, ai qe shkaktari kryesor i nderprerjes së Dialogut të Brukselit (2011-2024). –JO, Albin Kurti nuk ishte shkaktari i ndërprerjes së Dialogut të Brukselit, por presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
Mirëpo. Fatkeqësisht Serbia ende nuk ka dhënë kurrfarë llogarie për këtë ndërhyrje agresive ndaj Kosovës, që sipas së drejtës ndërkombëtare, është vepër penale ndërkombëtare, është krim kundër paqes, që passjell përgjegjësi të detyrueshme sipas së drejtës ndërkombëtare dhe sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Anët pozitive të këtij Ligji :
1) Ndalohet ndryshimi i kufijve ndështetërorë në Ballkan;
2) Ndalohet shkëmbimi i kufijve territorialë mes Kosovës dhe Serbisë;
3) Ndalohet propaganda dhe agjitacioni i opozitës së Kosovës. të Shqipërisë, të Greqisë, të Serbisë, duke shkuar në Uashington për t’i kritikuar qeveritë e tyre në pushtet, me qëllim të përmbysjes së tyre.
Me aprovimin e këtij Ligji të presidentit Donald Trump për Autorizimin e Mbrojtjes dhe të Sgurisë Kombëatre (18 dhjetor 2025) ka fituar jo vetëm Kosova dhe politika e drejtë, parimore dhe pragmatike e kryeministrit Albin Kurti, por i gjithë Ballkani, sepse do shndërrohet në një zonë paqeje, tolerance, mirëbesimi, bashkëpunimi dhe mirënjohjeje reciproke mes të gjithë popujve të rajonit ballkanik, që do të garantojë edhe paqen, edhe sigurinë, edhe bashkëpunimin edhe gjithe prosperitetin në Evropë dhe më gjerë.
S’ka dyshim se me miratimin e Ligjit të Kongresit Amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (18 dhjetor 2025), më së shumëti fitoi politika dhe diplomacia e suksesshme zyrtare e kryeministrit Albin Kurti dhe e presidentes Vjosa Osmani, sepse ishte në përputhje me partnerizmin strategjik kombëtar dhe ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjithashtu, me aprovimin e këtij Ligji federal, jo vetëm për Kosovën, por për tërë Ballkanin kanë “rënë në ujë” të gjitha shpifjet, gënjeshtrat dhe akuzat e opozitës politike në Prishtnë, se Albin Kurti “është antiamerikan” !?
Ky Ligj i dekretuar nga presidenti Donald Trump për autorizimin e mbrojtjes kombëtare, gjithashtu “qetësoi” edhe opozitën në Kosovë, duke e bindur se kryeministri Albin KUrti është partneri dhe miku më me kredibilitet i Amerikës.
Në këtë kontekst, duhet të bindet edhe i gjithë populli i Kosovës, se Albin Kurti asnjëherë nuk ka rrezikuar e as nuk ka dëmtuar interesat strategjike të Amerikës në Kosovë, por në përputhje me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës ka mbrojtur tërësinë territoriale dhe shtetërore të Kosovës, duke përfshirë edhe Veirun e saj, të serbizuar nga fallangat paramilitare pushtuese serbe të ndihmuara dhe të koordinuara me Beogradin zyrtar (2000-2022). –Në Veriun e Kosovës ndaloi ndërtimin e shtëpive të reja të kolonistëve serbë “Suncana dolina”…., si dhe ktheu zbatimin e ligjit, të kushtetutës.. të rendit, të sigurisë dhe të mbrojtjes … të qeverisjes së shtetit lokal dhe republikan në mirëqenien dhe përbashkësinë ndëretnike , duke u bazuar në ligjet e brendshme, në zbatiimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Të dala nga Kushtetuta në fuqi dhe nga e drejta humanitare ndërkombëtare, si dhe Karta e Kombeve të Bashkuara.
Ky ligj erdhi në kohën e duhur, disa ditë para se të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë, më 28 dhjetor 2025 !
Tani, o popull i dashur e keni të qartë se, Albin Kurti është miku më i madh dhe më lojal i Presidentit të lartnderuar Donald Trump dhe i Amerikës !
Pra, Mos ngurroni që në zgjedhjet e 28 dhjetorit ta votoni me plebishit Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, Galuk Konjufcën, Donika Gërvallën…LËVIZJEN VETËVENDOSJE, sepse këta janë syri, veshi dhe zemra e atdheut, që nuk iu mashtrojnë, nuk iu shfrtëzojnë, nuk iu varfërojnë, nuk iu diskriminojnë as para ligji e as para Kushtetutës në fuqi e as nuk do t’iu shndërrojnë në lypësarë migjenian : “A do qymyr zotni?”
Prandaj, votoni me dorë në zemër dhe me besim të plotë Albin Kurtin, Vjosa Osamnin, Glauk Konjufcën dhe Donika Gërvallën, se këta janë shpëtimi i Kosovës nga Serbia kolonaliste gjenocidale (1912-1999).
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
