
Lexoni edhe:
Refuzimi i kërkesës së tri partive kryesore ngre shqetësime serioze për barazinë e garës zgjedhore
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Sektori privat nuk ka ndonjë motiv as të merret me këtë klasë politike, të cilët nuk kanë kapacitete që të përmirësojnë jetën në një shtet me ekonomi tregu. Flasin për rritje të pagave vetëm me paratë e gatshme të shtetit, pra vetëm për punëtorët në sektorët shtetërorë, por sa i përket sektorit privat nuk kanë kapacitete të mjaftueshme, por as vullnet t’i qasen ekonomisë së tregut.
-Mungesa e dijes, paaftësia për të nxitur zhvillimin e bizneseve, mosqasja me politika stimuluese për hapjen e bizneseve të reja, stimulimi me grante shtetërore i sektorit të të rinjve dhe grave që janë lënë anash, pra ka shumë për të bërë, por mungesa e dijes dhe kapaciteteve ka bërë që kjo klasë politike të mos ketë qasje tjetër normale dhe zhvillimore. Pra, punëtorët e sektorit privat as nuk janë të mbrojtur në kuptimin e sigurimit shëndetësor e as të stimuluar për punë.
Fatkeqësisht, punësimi është korruptiv, përderisa prokuroria nuk heton asnjë rast të punësimit pa bazë, por edhe në konflikt interesi, ku punësohen familjarë të ashtuquajturve politikanë. Pra, mungesa e funksionimit të rendit dhe ligjit ka sjellë deri këtu gjendjen e mjerë dhe të pashpresë në një kthim normal, ku me paratë publike të punësohen njerëzit që plotësojnë kritere, por jo familjarë. Kosova vazhdon të jetë shteti më i korruptuar në fushën e punësimit në sektorin civil dhe publik.
Po, do të ketë dalje më të vogël, pres diku 35% të jetë dalja, por nuk kam besuar se kanë dalë më herët më shumë, qoftë në shkurt apo më 12 tetor, pra dalja ka rënë shumë, edhe interesimi mjaftueshëm për të votuar klasën politike të korruptuar në fushën e punësimit, pastaj moszhvillimi total i politikave reformuese në arsimin e lartë dhe shëndetësi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".