
Lexoni edhe:
E konstaton analisti: Kosova vazhdon të jetë shteti më i korruptuar në fushën e punësimit në sektorin civil dhe publik
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Nuk urojmë luftë në këto ndërrime të moteve, por urojmë vetëm paqe dhe të gjitha të mirat. E gjithë kjo na tregon se sa e rëndësishme është siguria dhe stabiliteti i pozicionit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Ata që ecin më shpejt ishte dashur të vinin në pushtet. Ata duhet të përcaktojnë ritmin dhe të jenë frymëzim për të gjithë ne, pas një regresi të gjatë politik nga strukturat e burokratizuara dhe të korruptuara politike…
-Rebelimi i pothuajse shumicës së kësaj klase politike ishin ngjarjet e vitit 2025. Është shkruar dhe folur mjaftueshëm. Bilanci i këtyre kthesave politike ishte katastrofik, me pasoja që do të lënë gjurmë për krizat e prodhuara. Preferencat që dolën nga shkrimet nuk iu interesuan kuvendarëve rebelë që t’i marrin parasysh. Me rebelim u tregua pafuqia për të ndërtuar institucionet e reja të shtetit. Çdo gjë që u bë ngjau apo u shndërrua në tradhti. Ishte një goditje që luhati seriozisht demokracinë dhe themelet e shtetit. Kjo është karriera e turpshme politike e atyre kuvendarëve pa moral politik dhe institucional. Të shpresojmë se zgjedhjet e 28 dhjetorit për shumëkënd aty do të shënojnë fundin e karrierës së tyre të ndytë politike. Një garniturë e madhe e politikanëve nuk janë të zotë të bien dakord se bota është në procesin e ndryshimeve të mëdha gjeostrategjike. Po krijohet një rend i ri botëror. Të shohim se sa prijësit botërorë janë në gjendje të përcaktojnë politikat strategjike të tyre. Se a do të ndalen luftërat apo do të kemi perspektiva të errëta edhe në vitin 2026 pritet të shihet në zhvillimet që do të vijnë. Politika në Kosovë dihet se si është, konfliktuoze dhe e drejtuar për pushtet, e pak për shtet.
Po dëgjojmë premtime megalomane të parealizueshme edhe gjatë kësaj fushate elektorale, fjalime të liderëve partiakë shumë pak të besueshme, më shumë të karakterit propagandistik. Gjendja politike nuk është e mirë dhe nuk ka këtu çka të fshihet më. E gjithë kjo tregon se sa e rëndësishme është siguria dhe stabiliteti i Republikës së Kosovës edhe në planin ndërkombëtar. Pa politikanë dhe pa politika vizionare nuk arrihen objektivat e ndërtimit të shtetit dhe mirëqenies së duhur. Madje, ekzistojnë tendenca të disa për të kthyer gjendjen e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Këto janë skandale të rënda politike që nuk guxojnë të na ndodhin në këtë fillim shekulli. Duhet të sanohen dhe lokalizohen me saktësi pasojat e krizës politike dhe institucionale pas zgjedhjeve të dhjetorit. Përndryshe, nga ka marrë djalli. Duhet të kemi kujdes nga Serbia edhe në vitin vijues, kur po shtohet presioni ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje paqeje të dalë nga bisedimet e ndërsjella. Barrë e rëndë për Serbinë e Vuçiçit është bërë pavarësia e Kosovës, të cilën po tenton me çdo kusht ta zhbëjë me kërcënime për luftë dhe me realizimin e Asociacionit famoz. Nuk kanë pushuar apetitet serbomëdha për dalje në det të Serbisë, për të realizuar ëndrrën e kufirit Viroviticë–Karlovac–Karlobag. Qëllimi i agresionit të Serbisë së Madhe është të dalë në detin e Kroacisë, Malit të Zi dhe, në anën tjetër, për të krijuar dalje në portin e Durrësit, si burime të fuqishme gjeostrategjike, ekonomike dhe financiare. Mbrojtësit e ish-republikave dhe Kosova nuk e lejuan Millosheviqin të realizojë projektin fashist për Serbinë e Madhe në shekullin e kaluar. Por, nëse janë përulur në bisht në shekullin e kaluar, duhet të përulen edhe tash, duke i kthyer tokat e grabitura, dhe Serbisë realisht t’i mbetet Pashallëku i Beogradit, që në fakt do të ishte epilogu i të gjitha disfatave historike serbe. Ne natyrisht nuk urojmë luftë në këto ndërrime motivesh, por urojmë vetëm paqe dhe të gjitha të mirat. E gjithë kjo na tregon se sa e rëndësishme është siguria dhe stabiliteti i pozicionit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Ata që ecin më shpejt ishte dashur të vinin në pushtet.
Ata duhet të përcaktojnë ritmin dhe të jenë frymëzim për të gjithë ne, pas një regresi të gjatë politik nga strukturat e burokratizuara dhe të korruptuara politike. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “për herë të parë në më shumë se 10 vjet, zgjerimi është bërë një mundësi reale”. Ajo vlerësoi “progresin mbresëlënës” të Malit të Zi dhe Shqipërisë, të cilat janë bërë një burim frymëzimi për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në këtë mes duhet ta ketë vendin edhe Kosova, vendi më properëndimor në Evropë. Në deklaratën e tij, Presidenti i Këshillit Evropian përmendi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, presidenti i së cilës, Aleksandar Vuçiç, refuzoi të vinte në samit. Costa përshëndeti hapat që Kosova ka ndërmarrë për të ndërtuar besimin midis komuniteteve, duke theksuar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë një moment kyç për konsolidimin e reformave dhe angazhimin konstruktiv në integrimin evropian. Fundvit i mbarë ishte njohja e Kosovës nga dy shtete dhe fillimi i heqjes së masave ekonomike të vëna padrejtësisht ndaj Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".