Mexhuani: Asnjë votë shkatërrimtarëve të Kosovës
Ragip Mexhuani
Nga Ragip Mexhuani
(Në Kosovë duhet të fito krahu perëndimorë VV-ja me listën Guxo dhe partitë aleate të saj)
Hashim Thaçi : “Leposaviqi është dhuratë e Rankoviqit”. H. Thaçi : me 25.08.2018 në Albach të Austrisë ka deklaruar “ Unë dhe Vuçiqi nuk jemi djemë problematikë”. Thaçi ishte për korigjim të kufijve. Më 9 nëntor 2024 mediat e Kosovës (TV) për herë të parë pranuan që Hashim Thaçi me Vuçiqin janë marrë vesh për ndryshimin e kufijve (2018).
Xhavit Haliti : “Rasti i Banjskës nuk ka qenë terrorizëm”.
Gazmend Muhaxheri : “Armatimi që e zuri policia jonë në Banjskë, armët kanë qenë të policisë sonë, ky ka qenë inskenim i policisë tonë. Albini po ua bënë serbëve si Milloshi neve shqiptarëve”.
Lumir Abdixhiku e largon fotografinë e Rugovës nga zyra (Çim Peka).
Kujtim Shala në parlament e shan kryeministrin A. Kurtin “nënën e tradhëtarit”.
Avdullah Hoti me 8 nëntor 2024 kërkon marrëveshjen Hoti-Vuçiq që ishte mbajtur në Shtëpinë e Bardhë te Trumpi-Grenelli me 4 shtator 2020.
Ashtu Vuçiqi një ditë më vonë e kërkon këtë marrëveshje të Uashingtonit e cila ishte në favor të Serbisë si të gjitha marrëveshjet tjera që nga paslufta. Kjo marrëveshje ishte festuar në Beograd së bashku me Grenellin (Halil Geci 2021).
Grenelli me opozitën e patën rrëzuar Qeverinë Kurti 1.
Hikmete Bajrami : “Unë problem kam me Albin Kurtin, hiç problem se kam Listën Serbe.” Hikmetja kur ishte ministre e financave janë keqëpërdorur 2.1 milionë euro.
Vuçiqi po e kërko Asociacionin e H.Thaçit 2013 dhe I.Mustafës 2015. Vuçiqi para dy viteve e kërkonte opozitën në pushtet. Ashtu Gjuriqi dhe ambasadori i Rusisë në KS të OKB-së deklaruan që Albin Kurtin nuk duhet lejuar ta formo qeverinë kriminale kundër serbëve.
PDK-ja : Petrit Selimi dhe Bernard Nika drejtuar BE-së mos ia hiqni sanksionet Kosovës sepse fuqizohet A. Kurti.
H.Kuçi ish ministër i drejtësisë: “Për krimet e luftës nuk e kisha dënuar askënd dhe e kisha falë gjenocidin serb”.
Blerta Deliu Kodra: “Të arrestuarit dhe të vrarët shqiptarë në Maqedoni në rastin Kumanova i cilësoi terroristë”.
Behxhet Pacolli posa u zgjodh president deklaroi : “Populli i Kosovës ta harroj të kaluarën dhe urrejtjen kundër serbëve dhe ta pranoj multietnicitetin” dhënë portalit Selsinfo.
Ramush Haradinaj : “Radojçiqin e kam mik shtëpie” kurse Albinit i thoshte Albin Serbia.
Halil Matoshi: “Serbia nuk ka bërë gjenocid në Kosovë”. Ngjajshëm ishte deklaruar edhe akademiku Frashër Demaj.
Baton Haxhiu: “Mburrem që kam bashkëpunuar me Stanishiqin”.
Ish kryetari i Akademisë së Kosovës Hivzi Islami, i cili ishte edhe kryetar i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin, nënshkroi-pranoi që 8.200 ha ti dhurohen Malit të Zi (Muhamet Shabani 2021).
Ashtu Maqedonisë i’u dhanë 2.500 ha nga partitë 20 vjeçare në pushtet. Sjelljet e këqia kundër minoriteteve e sdm. atij serb, e humbëm imazhin te perëndimi. Pas shpërnguljes së serbëve nga Kosova të cilët u vendosën në veri të Kosovës pasoi po ashtu shpërngulja e shqiptarëve nga veriu këndej.
Në veri u koncentruan serbët nga jugu i Kosovës dhe u rrezikua ndarja. Pastaj filloi Decentralizimi-formimi i komunave serbe, Asociacioni. Kishat-manastiret serbe fituan Status Special-Zona të Mbrojtura dhe Kosova u bë me 55 minishtete serbe-kishtare.
Partitë opozitare që ishin në pushtet 20 vjet e shkatërruan dhe e copëtuan me themel Kosovën, sdm. dy degët kryesore ekonomike i shkatërruan bujqësinë dhe industrinë. Gjysma e tokës bujqësore u shkatërrua- u përgjysmua nga ndërtimet - uzurpimet. Ashtu fabrikat 1560 sish u shkatërruan makineritë e tyre u shitën për skrap në shtetet fqinje. 1300 fabrika janë shitur gati sa fabrika e duhanit në Nish 760 milionë euro.
Parashihet nga ekspertët që në vitin 2050 Kosova për 1 banorë do ti ketë vetëm 4 ari tokë, kurse para luftës 1 banorë i Kosovës i kishte 56 ari tokë. Kjo opozitë për 20 vjet në pushtet ia ka humbur ardhmërinë gjeneratave të ardhshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
