Mulliqi: Kuvendarët narcisoid u tallen më qytetarët në mënyrë monstruoze

Mulliqi: Kuvendarët narcisoid u tallen më qytetarët në mënyrë monstruoze
Mulliqi: Kuvendarët narcisoid u tallen më qytetarët në mënyrë monstruoze

Skender Mulliqi

  • 23 December 2025 - 10:23

Narcisti është  person që jo vetëm që është i verbër ndaj të tjerëve, por edhe fyen, poshtëron dhe shtrembëron të tjerët, njerëzit që nuk mendojnë si ata, me qëllim që t'i zhdukë ata. Fatkeqësisht, me këtë paturpësi mund të fitohen edhe zgjedhjet, me këtë paturpësi mund të sundohet në politikë dhe kulturë për vite me radhë, dhe qytetarët  janë  viktima të kësaj paturpësie. Ndërtimi i përsonalitetit të tyre politikë është I vrazhdë dhe i papërpunuar …

Nga Skënder MULLIQI

 

 Tashmë dihet së besimi i qytetarëve në shumicën e njerëzve të politikës  ka humbur, më intenzitetet të shtuar, sidomos  në këto muajit e fundit të këtij fundviti.Paraqitjet e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe para publikut të gjerë ishte teper e ulëta ,te pa dinjitetshme .E klasifikojnë vetën si njerëz të profilit të lartë e në fakt  kan treguar se nuk janë askushi në politikë.Nga të bëmat e tyre antishtet rrejtet sociale dhe mediat elektronike i mbushen më rrena dhe manipulime që asgjë nuk kanë të bëjnë më gjendjen faktike dhe problemet në Kosovë.E humben dinjitetin e vet për pushtet, dhe e prunë në gjendje tw keqe edhe dinjitetin e të tjerëve.Komunikimi më publikun nuk u bë fare duke vepruar krye në vete, thua së janë shumë të ditur, e jo  se nuk kan njohuri elementare për politikë ,dhe se janë gjysmak në aspektin e intelektualitetit.Me muaj të tërë vazhduan më avazin e krizave , në vend që të përmirësohen , por është gjithmonë më e vështirë të luftohet sasia  e ligësisë, që ka një karakter të pariparueshem.U tallen më qytetarët në mënyrë monstruoze, që nuk ishte e pritshme kur bëhët fjalë për Kosovën dhe të ardhmën e saj.Është e dhimbshme që njerëz të tillë kemi në politikë.Veqenarisht është e dhimbshme se u tallën më popullin .Nuk janë njerëz progresiv, përkundrazi u treguan njerëz më ide recidiviste . Ka shumë shembuj të keqij të tyre , por çelësi është se me vetëdije  u morën me manipulime, pasoja e të cilit është nëpërkëmbja e unitetit kombëtar.Autenciteti  pa autoritet dhe më mungesë përsonaliteti  nuk është asgjë  .U  munduan të duken autentik e na dolën diletant.Problemi është nese dikush ndërton një imazh vrazhdësie dhe paturpësie siq krijuan shumë kuvendarë në Kuvendin e Kosovës si organi më i lartë i shtetit. Kjo është një çështje egoizmi të plotë, narcizmi , dashuria   për veten. Një narcist është një person që jo vetëm që është i verbër ndaj të tjerëve, por edhe fyen, poshtëron dhe shtrembëron të tjerët, njerëzit që nuk mendojnë si ata, me qëllim që t'i zhdukë ata. Fatkeqësisht, me këtë paturpësi mund të fitohen edhe zgjedhjet, me këtë paturpësi mund të sundohet në politikë dhe kulturë për vite me radhë, dhe qytetarët  janë  viktima të kësaj paturpësie. Ndërtimi i përsonalitetit të tyre politikë është I vrazhdë dhe i papërpunuar .Dhe, duhet gjithsesi të  largohet  ndikimi I tyre  shkatërrues, i atyre që vetën e quajnë përsonalitete, e  në fakt nuk janë kurrfarë përsonalitetesh.Këta janë njerëz shkatërrues  të dashuruar në vetën që  nuk i duan aspak të tjerët… Ne dorë të Zotit qofshim…!?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".