Pretendentët për të qenë kryeministër programet i kanë shumë në ajër, jo afër përditshmërisë së qytetarëve

Pretendentët për të qenë kryeministër programet i kanë shumë në ajër, jo afër përditshmërisë së qytetarëve
Pretendentët për të qenë kryeministër programet i kanë shumë në ajër, jo afër përditshmërisë së qytetarëve

Xhevat Meha

  • 26 December 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Tre janë pretendentë për të qenë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës: Albini, Bedriu dhe Lumiri. Këta tre pretendentë po i shpalosin programet e tyre në forma të ndryshme. Asnjëri prej tyre programet e veta të qeverisjes kësaj radhe nuk po i plasojnë si programe të përpunuara dhe të dokumentuara në detaje.

 

-Janë duke i plasuar të shkëputura, pjesë-pjesë, nëpër tubime me simpatizantët e partive të tyre. Nuk ka pasur ende asnjë ballafaqim të drejtpërdrejtë të programeve qeverisëse nga vetë pretendentët mes vete.

Pretendentët për Kryeministër programet qeverisëse janë duke i shpalosur si premtime elektorale të thjeshtëzuara për të rritur mobilizimin e simpatizantëve të tyre; pak janë duke u angazhuar që t’i zbërthejnë më tutje për të bindur votues të tjerë nga ata që tashmë i kanë. Megjithatë, nuk i kanë të tre pretendentët programe krejtësisht të njëjta.

Dallohet programi i Bedriut; shihet se ka punuar më gjatë në përgatitjen e tij. Programi qeverisës përmban premtime që janë më realiste, më për tokë, siç thotë populli. Këta të tjerët programet i kanë shumë në ajër, jo afër përditshmërisë së qytetarëve

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".