Çuditërisht për një vit të moskonstituimit të institucioneve të Kosovës nuk pati asnjë demonstratë

Çuditërisht për një vit të moskonstituimit të institucioneve të Kosovës nuk pati asnjë demonstratë
Çuditërisht për një vit të moskonstituimit të institucioneve të Kosovës nuk pati asnjë demonstratë

Nue Oroshi

  • 27 December 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Sa i përket bojkotimit të këtyre zgjedhjeve, unë mendoj se bojkotin e parë ua ka bërë mërgata. Për të votuar me postë, si dhe nëpër konsullatat dhe ambasadat e Republikës së Kosovës, janë regjistruar diku rreth 77.049 persona. Ky numër është shumë i vogël në krahasim me numrin e mërgimtarëve që jetojnë në Evropë dhe Amerikë. Diku as 10% e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në mërgim nuk janë regjistruar për të votuar.

 

-Kurse sa i përket bojkotit të brendshëm, unë mendoj se shumica do të dalë në zgjedhje dhe do të votojë. Do të votojë për faktin se dikush është i lidhur me partinë, dikush është i lidhur me kandidatët, dikush është militant i punësuar në sektorin publik e dikush tjetër i punësuar në sektorin privat.

Partitë i kanë bllokuar institucionet e Republikës së Kosovës për një vit, por uroj që kjo bllokadë të mos zgjasë edhe për një vit tjetër, sepse reagimi i një punëtori shqiptar, në mënyrë të vrazhdë, se i kishte kaluar miu nëpër mustaqe derisa flinte, ishte shumë domethënës. E derisa shokët e pyetën se nuk u bë nami pse kaloi miu nëpër mustaqe, ai u përgjigj: Nuk u bë nami për një herë, por kam frikë mos po e bën rrugë.

Edhe ne po kemi frikë se mos këtyre politikanëve ka filluar t’u pëlqejë anarkia, sepse e kanë më lehtë të harxhojnë buxhetin e shtetit kur nuk i japin përgjegjësi askujt. Dhe, çuditërisht, për një vit të moskonstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës nuk pati asnjë demonstratë, përveç, me sa më duket, një avokati që i kishte qethur flokët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".