
Lexoni edhe:
Fitorja e Albin Kurtit me VV-në nënkupton ndëshkimin që i ka dhënë populli opozitës
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Bllokada mbi 9-mujore me ngërçe të inskenuara politike dhe tradhtimi publik i interesave të qytetarëve, duke rrezikuar edhe funksionalitetin e shtetit me mosvotimin e buxhetit, si dhe duke çuar në humbjen e qindra milionë eurove ndihma për Kosovën nga BE dhe Banka Botërore, me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita e inkriminuar, duke përkeqësuar edhe gjendjen financiare të qytetarëve me qëllim të nxitjes së trazirave sociale nga intrigantët politikë opozitarë, çuan në rezultatin spektakolar të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 28 dhjetorit!
Fitorja e Albin Kurtit me VV-në nënkupton ndëshkimin që i ka dhënë populli opozitës
Lexoni edhe:
-Nuk duhet harruar me këtë rast se, përveç mospranimit të sukseseve të Qeverisë Kurti, opozita dhe veçanërisht prijësit famozë të LDK-së, edhe arritjet e pamohueshme të Qeverisë Kurti, sidomos në veri, i quanin “eksperimente politike”, kurse problem më vete, edhe për qytetarët më konvencionalë të Kosovës, përbënte prononcimi i llahtarshëm që krijoi Kimete Bajrami se ajo nuk kishte asnjë problem me të ashtuquajturën “listë serbe”, pjesëtarët e së cilës kanë vrarë edhe policët tanë në detyrë dhe krejt luftën e kishte me Albin Kurtin, duke deklaruar se me LDK-në në pushtet, gjendjen në veri do ta kthenin atje ku ka qenë para ardhjes së LVV-së në qeverisjen e vendit, aty ku e ka lënë Edita Tahiri.
E sikur të mos mjaftonte as kjo, vetëm para pak ditëve, vetë Lumir Abdixhiku deklaronte se edhe pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, sërish ata nuk do ta përkrahnin formimin e Qeverisë e nuk do të kontribuonin as në krijimin e institucioneve të reja shtetërore dhe do të vijonin me krijimin e ngërçeve politike në vend, prandaj në një atmosferë kaq negative të krijuar veçanërisht nga AAK dhe LDK, pritjet ishin që LVV të fitonte ndërmjet 52–60% të votave të qytetarëve.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit ishin një sprovë tepër e madhe, jo më për politikën, por për popullin e Kosovës, pasi mbi të ra e gjithë barra e rëndë për vendosjen e verdiktit të paanshëm, i cili, i vetëdijshëm për shkaktarët e vërtetë të ngërçit politik dhe gjendjen e krijuar kaotike me bllokadën gati njëvjeçare, veproi si arbitër shembullor duke u dhënë me votë partive bllokuese DËNIMIN e merituar.
Kështu që ishte krejtësisht e kotë përpjekja e opozitarëve që, me mashtrime zgjedhore për rritje utopike rrogash dhe premtime të tjera të parealizueshme, t’u hidhnin hi syve qytetarëve për të grabitur sërish votat edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare!
Populli, që në mënyrë shumë të qetë, me kulturë të lartë, pa involvimin e vendit në asnjë problem politik as ndërpartiak, e spastroi situatën në mënyrën më sublime dhe e tejkaloi edhe testin më të rëndë e sfidues, me mjeshtëri të shkëlqyeshme nxori një fitues të qartë dhe vendosi FITUESIN me votën e vet të lirë e demokratike, pa lënë vend për manipulime të mëtejme, duke ia besuar udhëheqjen njeriut të duhur, i cili ka dëshmuar se di ta drejtojë shtetin me sinqeritet, ta vendosë rendin e ligjin cep më cep në mbarë vendin, të pranohet nga Evropa dhe SHBA-të si lider i pakontestueshëm dhe ta çojë Kosovën përpara në të gjitha drejtimet.
Lider i cili ka udhëhequr me duar të pastra dhe i është përgjigjur në mënyrën më solide edhe plotësimit të nevojave modeste të të gjithë qytetarëve, që nga lehonat e nënat me fëmijë, deri te studentët, pensionistët, veteranët dhe punëtorët e të gjithë sektorëve, duke mos e anashkaluar askënd dhe duke shtrirë dorën e shtetit secilit, sipas mundësive ekzistuese që ka vendi.
Fitorja spektakolare e Albin Kurtit dhe e Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje, në krahasim me vetëm pak muaj më parë, nënkupton ndryshimin e madh të gjendjes për 360 shkallë dhe 100% në të mirë të qytetarëve, si dhe të vetë shtetit të Kosovës.
Ndryshe, po të fitonte kryeministri Kurti vetëm 42% të votave si herën e kaluar, ishte plotësisht e sigurt se gjendja e mëparshme, nga opozita e inkriminuar, sërish mund të përsëritej dhe ta kthenin Kosovën në vend të nëpërkëmbur dhe më të nënçmuar të rajonit.
Kështu që ngërçi i gjatë politik, mosvotimi i buxhetit të shtetit, mosmiratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, mungesa e gjasave që partitë opozitare të kontribuonin në krijimin e institucioneve të reja shtetërore edhe pas 28 dhjetorit etj., sollën rezultatin më produktiv politik, që ia shëron edhe shtetit të Kosovës plagët e bllokadës mbi 9-mujore.
Një plebishit parlamentar shembull, që i bëri këto zgjedhje më të rëndësishmet, madje për nga pesha ndoshta mund të quhen edhe zgjedhje historike të dekadës së fundit, rezultati i të cilave, përveç sanimit dhe kthimit në binarët normalë të gjendjes në Kosovë, prodhoi edhe teprica politike dhe shtoi numrin e analistëve në televizionet e oligarkëve, si figurat me “përvojë” karriere: Abdixhiku, Limaj, Haradinaj etj.
Tradhtimi publik i interesave të qytetarëve, duke rrezikuar edhe funksionalitetin e shtetit me mosvotimin e buxhetit, si dhe humbjen e qindra milionë eurove ndihma për Kosovën nga BE dhe Banka Botërore, me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita e inkriminuar, duke përkeqësuar edhe gjendjen financiare të qytetarëve me qëllim të nxitjes së trazirave sociale nga intrigantët politikë opozitarë, ishin ato që çuan në rezultatin spektakolar të LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit!
Gabime strategjike të liderëve opozitarë kishte shumë, por me këtë rast po përmend fillimisht çmendurinë e bllokadës mbi 9-mujore, me të cilën opozitarët edhe krenoheshin në fushatën zgjedhore, rrihnin gjoks edhe për mosvotimin e buxhetit e mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe refuzimin e bashkëpunimit me partinë fituese dhe pengimin e krijimit të institucioneve legjitime shtetërore etj., gabime që detyruan vendin të shkojë në zgjedhjet e katërta me radhë brenda 11 muajve, të cilat çuan në humbjen e thellë të opozitarëve të inkriminuar dhe ndryshimin e preferencës së votuesve, duke dënuar bllokuesit e vendit në mënyrë të merituar dhe duke shpërblyer udhëheqjen e sinqertë dhe me duar të pastra të shtetit të Kosovës me fitore bindëse.
Rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dëshmuan se aktualisht opozita as që ka shanse për rikthim në pushtet, që do të thotë se partitë opozitare, me sjellje të tilla, as që do të arrijnë të tërheqin mbështetje më të gjerë të votuesve.
Madje, derisa PDK, pas ardhjes së Bedri Hamzës në krye të saj, befasoi për të mirë, duke zbutur edhe fjalorin në mënyrë të dukshme, Abdixhiku dhe Kimetja, pikërisht ata që pa fije turpi për 9 muaj me radhë bllokuan shtetin e Kosovës, në fushatë filluan të përdornin sloganet atdhe, shtet e Republikë, madje Kimetja me deklarime se “hiq nuk e ka problem listën serbe, por krejt problemin e ka me Albin Kurtin”, njeriun më të votuar në Kosovë, u mëshonte edhe më fort ndasive dhe thellimit edhe më të madh të përçarjeve ndërmjet shqiptarëve, ndaj të dy këta, që nuk pranuan bashkëpunim me asnjë parti dhe për gati një vit bllokuan shtetin e Kosovës, irrituan edhe votuesit duke folur në fushatë për atdhe e shtet!
Por, përkundër të gjithave, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri aktual dhe i ardhshëm i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në konferencën për media pas fitores dhe urimit drejtuar aktivistëve dhe qytetarëve të vendit për besimin e treguar dhe fitoren më të madhe të shënuar në historinë e vendit, ia dedikoi atë popullit të Kosovës, si dhe ftoi sërish partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvendin e Kosovës, për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe projekteve të tjera të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.
Në anën tjetër, habit fakti se si edhe pas humbjes dhe dështimit spektakolar të LDK-së së Lumir Abdixhikut, Lutfi Hazirit, Hykmete Bajramit dhe parashutistes Doarsa Kica, kryetari i katapultuar i saj nuk shfaqi guximin që tregoi kur mori postin e kryetarit, duke mos pasur kurajë lidershipi që të jepte edhe dorëheqje të menjëhershme nga posti i kryetarit pa histori në LDK, pa aktivitet paraprak, pa asnjë kontribut dhe pa qenë kurrë anëtar i LDK-së, por u tregua sërish oportunist i pandreqshëm dhe vetëm lau gojën me fraza oportuniste se si: “kur qytetarët e Kosovës flasin, ne duhet t’i dëgjojmë dhe kur populli e jep verdiktin e vet, ne duhet patjetër ta respektojmë”, por në vend të dorëheqjes së menjëhershme, tha se do ta ftojë Kuvendin e partisë për të shqyrtuar “të gjitha çështjet dhe përgjegjësitë si kryetar”.
E se çfarë ka mbetur ende për t’u shqyrtuar në një parti, në krye të së cilës ai është katapultuar nga jogokomunisti Isa Mustafa dhe me të cilën kurrë më parë nuk e ka lidhur asgjë, derisa edhe votuesi ka folur me vepër dhe gjërat janë plotësisht të qarta, nuk e kuptoj, por ndoshta kjo ishte edhe një përpjekje, me gjasë e fundit, për të mos e dorëzuar aq lehtë postin e pamerituar, të dhuruar nga ish-mësuesi i tij, Isa Mustafa.
Për rrjedhojë, se çfarë fushate dinjitoze e të përgjegjshme kanë bërë Abdixhiku, Lutfi Haziri, Doarsa Kica, Hykmete Bajrami etj., u përgjigj përfundimisht sovrani i Kosovës me ndëshkimin e merituar që u dha këtyre njerëzve, ndaj derisa Abdixhiku përfundimisht pritet të largohet nga partia, lind pyetja se çfarë do të ndodhë me nënkryetarin e lodhur të partisë, Lutfi Haziri, a do të pensionohet edhe ai, si dhe parashutisten Doarsa Kica që me votat e LVV-së dezertoi te Abdixhiku, dhe Kimete Bajramin, të cilët si grup janë përgjegjësit kryesorë të këtij dështimi të madh, apo pas DËSHTIMIT eklatant të LDK-së dhe sjelljes së partisë së Dr. Ibrahim Rugovës në këtë gjendje të mjerueshme elektorale, Kimetja ndoshta pretendon t’i bashkohet të ashtuquajturës “listë serbe” dhe të bëhet anëtarja e parë shqipfolëse e saj, pasi që, duke e nuhatur humbjen historike të LDK-së, ka paralajmëruar me kohë se “nuk e ka bash hiq problem” këtë grupim konspirativ agjenturor serb, madje ka marrë përsipër edhe misionin e kthimit të gjendjes në veri ashtu si ka qenë para ardhjes së Kurtit kryeministër dhe aty ku e ka lënë Edita Tahiri, pasi që pa hyrë apo krijuar tandem me të ashtuquajturën “listë serbe” nuk shpreson se është e mundshme ta realizojë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".