Meha: VV-ja doli partia më e madhe pasi Bedriu dhe Lumiri nuk i bindën votuesit se do të sjellin ndryshime

Meha: VV-ja doli partia më e madhe pasi Bedriu dhe Lumiri nuk i bindën votuesit se do të sjellin ndryshime
Meha: VV-ja doli partia më e madhe pasi Bedriu dhe Lumiri nuk i bindën votuesit se do të sjellin ndryshime

Xhevat Meha

  • 02 January 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Në votimet e dhjetorit, VV-ja doli bindshëm partia më e madhe. Si erdhi kjo? Dy faktorë i shoh si qenësorë: 1. Kërkesa për ndryshime, e fuqizuar nga votuesit – kjo është shumë e mirë për Kosovën, sepse është motori që i duhet Kosovës për t’i shtyrë përpara ndryshimet. 2. Lumiri dhe Bedriu nuk i bindën votuesit se do të sjellin ndryshime, ndërsa Albini i bindi. Personalisht nuk pres që Albini do t’i sjellë ndryshimet që i presin votuesit.

 

-Po reflektimi nga LDK dhe PDK? Për të kryer ndryshimin e duhur duhen dy gjëra: i) të kuptohet ku jemi, dhe ii) të kuptohet ku do të arrijmë.

Pastaj duhet të gjendet rruga për të arritur cakun. Këto nuk po kuptohen, të paktën deri tani.

Ku jemi politikisht? Jemi në sistemin politik rus: prijësi përpara, kopeja mbrapa, pa konkurrencë politike mbrendapartiake dhe ku kryetari i grupimit politik është cari, i cili jep dhe merr nga anëtari atë që cari e përcakton në bazë të kritereve të tij/saj, ku këto kritere i merr nga shërbimet serbo-ruse si drejtues të fundit. Edhe VV, edhe PDK, edhe LDK, edhe partitë tjera funksionojnë sipas modeleve ruse. Në këtë sistem politik, në votime fiton lojtari më i mirë i këtij sistemi, e që në Kosovë po del të jetë cari i VV-së. Ndër partitë politike shqiptare në Shqipëri, lojtari më i mirë është cari i PS-së; në Maqedoninë e Veriut është cari i BDI-së. Këta janë të pakonkurrencë në këtë sistem politik.

Po ku duhet të arrijmë? Të ndërtojmë sistem politik të ekonomisë së tregut. E ky sistem ndërtohet me parti politike të majta të ekonomisë së tregut dhe të djathta të ekonomisë së tregut. Nuk kemi asnjë parti të tillë. Edhe kryetari i sapozgjedhur i PDK-së, edhe kryetari potencial i radhës i LDK-së, nëse kuptojnë ku gjenden dhe ku duhet të arrijnë, mund të jenë bartës që sjellin partitë politike që i duhen Kosovës. Nëse jo, do të ketë arnime të sistemit politik rus

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".