Hasani: Suksesi i Lëvizjes VETËVENDOSJE në zgjedhje ishte i pritshëm

Hasani: Suksesi i Lëvizjes VETËVENDOSJE në zgjedhje ishte i pritshëm
Hasani: Suksesi i Lëvizjes VETËVENDOSJE në zgjedhje ishte i pritshëm

Refik Hasani

  • 06 January 2026 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Refik Hasani

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025, suksesi i Lëvizjes VETËVENDOSJE ishte i pritshëm, pasi PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, të tre partitë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, si parti fituese, nuk iu përgjigjën LVV-ës për formimin e institucioneve. LDK-ja mori ftesë disa herë nga LVV-ja, por nuk iu përgjigj fare; ishte injorim total, një tentativë për të treguar se LDK-ja është ’’çelës’’ dhe kështu i mbajti peng konstituimin e institucioneve, as nuk u takuan së paku për të biseduar. Në demokraci parlamentare, duhet të ndodhin takime, konsulta, debate, edhe për atë garohet në zgjedhje. Gjatë gjithë vitit u shtye konstituimi i Parlamentit, si në zgjedhjet për Kryetarin e Kuvendit, për Nënkryetarët e Parlamentit, dhe nuk u formuan fare Komisionet Parlamentare.

 

-Pastaj, u provua edhe ndërrimi i mandatarit në këtë rast nga partia më e madhe parlamentare në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Përveçse u provua për Mandatar Kryetari i LVV-ës, Albin Kurti, u mandatua edhe ish-Kryeparlamentari në legjislaturën 9-ën të vitit 2021-2025, Glauk Konjufca, por nuk mori vota. Në vend që të votohej dhe të kalonin së paku buxheti dhe disa ligje me karakter ndërkombëtar, as kjo nuk ndodhi.

Mendoj se, në bazë të zhvillimeve, ku subjekti politik NISMA, sipas rezultateve preliminare nga KQZ-ja, nuk e kalon pragun zgjedhor të përcaktuar sipas sistemit zgjedhor, mund të ndodhë që edhe AAK-ja të rrezikohet në mos kalim të pragut zgjedhor.

Nëse e kalon pragun zgjedhor, nuk e ka të garantuar që në zgjedhjet e tjera të mos jetë pjesë e legjislaturës parlamentare, dhe tani PDK-ja dhe LDK-ja, me një zvoglim jo të vogël, do të këndellen, do të reflektojnë shumë pozitivisht dhe do të ndikojë shumë mirë në bashkëpunimin me partitë opozitare në legjislaturën e 10-të.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".