
Lexoni edhe:
Humbja e thellë e opozitës rezultat i gabimeve strategjike të akumuluara ndër vite
Shkruan: ANALISTI-Refik Hasani
Po mendoj se në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 kanë ndodhur disa gabime, gabime të njëpasnjëshme, gabime të shumfishuara, dhe gabime si në planin e interesit të Kosovës, duke e dëmtuar Kosovën, qytetarët dhe votuesit, por edhe në planin ndërkombëtar është dëmtuar shumë Kosova, dhe dëmet ia ka shkaktuar partitë opozitare.
Humbja e thellë e opozitës rezultat i gabimeve strategjike të akumuluara ndër vite
Lexoni edhe:
-Kështu reflektuan votuesit në zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor 2025, ku moskonstituimi i institucioneve iu faturua më së shumti NISMËS, LDK-së dhe AAK-ës. Pra, taksa-ndëshkimi apo gjoba e gabimeve iu është faturuar këtyre tre subjekteve politike: njëra nuk e kaloi pragun zgjedhor, subjekti tjetër pati zvoglim të ulësve-mandateve në Parlament mbi 25%, dhe AAK-ja, nëse mezi e kalon pragun këtë herë, në zgjedhjet e tjera, kurdo që do të mbahen, mund të mos e kalojë më pragun zgjedhor.
Tani, këto janë gabime strategjike, të meta në diskursin e ndjekur nga liderët opozitarë për humbjen e thellë në këto zgjedhje.
Kurse, sa i përket nënpyetjes suaj se cilat janë mundësitë që ata të mund të rikthehen në pushtet në të ardhmen:
Shpreh mendimin tim të bazuar në rrethanat e krijuara në skenën politike në Kosovë, këto mundësi janë shumë të vogla. Ato mund të realizohen vetëm pas një reflektimi të vërtetë të këtyre partive, vetëm pas ndryshimit të qasjes ndaj formimit të institucioneve, vetëm pas ndryshimit të narrativave që u munduan të përdorin dhe që dolën të pasakta dhe jo adekuate. Subjektet politike, në këtë rast LDK-ja, do të duhej të ndryshonte lidershipin, të strukturohej, të reformohej thelbësisht, dhe pas 2-3 zgjedhjeve parlamentare mund të pritet ndonjë ndryshim. AAK-ja do të pësojë fatin jo vetëm të NISM-ës, por edhe të AKR-ës dhe LDD-ës. Vetëm PDK-ja, por kjo është, mund të vazhdojë të reformohet dhe të reflektojë në rrjedhat ndërkombëtare dhe të brendshme shqiptare, është në rrugë të mbarë krahasuar me LDK-në dhe AAK-në.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".