Mulliqi: Pajtimi politikë në këtë krizë globale duhet të ekzistojë

Mulliqi: Pajtimi politikë në këtë krizë globale duhet të ekzistojë
Mulliqi: Pajtimi politikë në këtë krizë globale duhet të ekzistojë

Skender Mulliqi

  • 08 January 2026 - 11:54

Kosova  të vendosë lirisht për prioritetet e veta, me kë do të bashkëpunojmë dhe në çfarë kushtesh.Kosova me pozicionin dhe fuqinë  e saj si shumë shtete tjera në botë, nuk  është në gjendje të refuzojë gjithqka që mund të dëshirojë.Tek e fundit as një shtet në botë dhe ato më të fuqishmet nuk janë  sovrane në kuptimin e plotë të fjalës.Mvarësia dhe bashkëpunimi  i ndërsjellë më mes shteteve  ekziston, madje  ndonjë herë edhe imponohet nese është nevoja…

Nga Skënder MULLIQI

 Njerëzimi po jeton në një botë të globalizuar, në një botë të shpërthmit të luftërave, ku më askush nuk ka njohuri së çka do të ndodhë neser.Të shpresojmë për paqën.Bota e globalizuar nga shume analistë konsiderohet si proces në të cilin rendi global ndahet gjithnjë e më shumë blloqe  rivale , rajone dhe sfera ndikimi politik dhe ekonomiko- tregtar.Duket së në këtë vit do të kemi rregulla të reja nga shtetet e fuqishme .Sigurisht jo rregulla të përbashkëta . Shumë ekspertë presin një rend shumëpolar ose të fragmentuar në dekadën e ardhshme, ku fuqitë e mëdha vendosin rregullat rajonale. Kjo nuk është, siç mund të mendohet, rënia e globalizimit apo diçka e ngjashme, por thjesht kalimi në  një botë me bashkëjetesën e rivalitetit dhe ndërvarësisë.Po mbrëtërojnë  tensionet gjeopolitike , faktorët ekonomikë dhe të teknologjisë për siguri kombëtare .Kemi levizje sovraniste  të polarizuara  në Evropë , SHBA dhe Amerikën Latine.Donald Tramp ka filluar më ndryshimin e hartës gjeografike , ku pas Venecules ne radhë duket se është Grenlanda , e neser edhe ndonjë shtet tjetër, siq i kan apetitet në këtë drejtim edhe Rusia dhe Kina , por këto të fundit të karakterit pushtues të vendeve sovrane , e jo të luftës për liri të popujve siq po  e bënë Amerika.Shtetet, pra kombet, që janë të vetëdijshme për trendet në rritje, mund të përgatiten në kohë për të shmangur problemet. Zgjidhja është më shumë sovranitet politik dhe një treg vërtet i lirë.

Kosova  të vendosë lirisht për prioritetet e veta, me kë do të bashkëpunojmë dhe në çfarë kushtesh.Kosova me pozicionin dhe fuqinë  e saj si shumë shtete tjera në botë, nuk  është në gjendje të refuzojë gjithqka që mund të dëshirojë.Tek e fundit as një shtet në botë dhe ato më të fuqishmet nuk janë  sovrane në kuptimin e plotë të fjalës.Mvarësia dhe bashkëpunimi  i ndërsjellë më mes shteteve  ekziston, madje  ndonjë herë edhe imponohet nese është nevoja.Une mendojë së kjo logjikë nuk është e tashme , por është e kahershme .Ne jemi dëshmitarë së pa ndërhyrje të shteteve të fuqishme të botës ,  nuk është arritur paqja në asnjë shtet ku ka pasur konflikte dhe luftëra. Kemi  rastin në ish-Jugosllavi ku intervenojë NATO për ti shpëtuar popujt jo serb dhe shqiptarët nga logjika e spastrimit etnik të shovenizmit serbomadh të Millosheviqit. Megjithate secili shtet duhet të këmbëngul në sa më shumë sovranitet , që është e mundur, duke mos rrezikuar interesat vitale të shtetit .Nuk do të thotë së gjithmonë të luajmë lojën duke pritur që ne të vallëzonim sipas rregullave të imponura,  ku mund  të humbet liria  dhe sovraniteti.Kjo sigurisht si postulatë i demokracisë  respektohet nga secili shtet më demokraci të avansuar.Është një fakt fatlum se atmosfera e përgjithshme për paqe ekziston në pjesën më të madhe të botës.Kjo është çështje e logjikës së shëndoshë.Kosova duhet të jetë  e vetëdijshme  për rreziqet e reja që na kërcënojnë ,  duhet të mbrojmë  më shumë vendin nga kërcenimet që po na vijnë nga Serbia , e cila nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj Kosovës se lirë dhe të pavarur.Për asnjë qmim nuk guxojmë të rrezikojmë sigurinë dhe lirinë tonë, të fituar më gjak pas shumë dekadash të okupimit klasik  nga Serbia  fashiste.Ata që do të hiqnin dorë nga Liria thelbësore , nuk mertojnë as Liri dhe as Siguri.Të shpresojmë dhe besojmë  së nuk do të kemi njerëz të tillë….Pajtimi politikë në këtë krizë globale  duhet të ekzistojë, se jemi popull të një gjaku …Ndasitë politike mund të na fundosin…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".