Mulliqi: A jemi sjellë në fazën ekstreme të urrejtjës?

Mulliqi: A jemi sjellë në fazën ekstreme të urrejtjës?
Mulliqi: A jemi sjellë në fazën ekstreme të urrejtjës?

Skender Mulliqi

  • 09 January 2026 - 07:45

Të jesh njeri i mirë në kuptimin e plotë të fjalës është gjeja më madhore.Njerëzit e mirë dhe të ndershem e mbajnë gjallë shtetin dhe kombin.Gjuha e mbrapsht politike që u përdorë në muajit e fundit të vitit 2025, duhet lënë mbrapa për të mirën e përgjithshme.Njerëzit e zgjuar dhe të arsimuar  i dërgojnë përpara të gjitha proceset.Dhe, kjo është arsyeja , që të lëmë mbrapa gjuhën e urrejtjës së bashku më kultivuesit  e saj…

Nga Skënder MULLIQI

Me fjalë, pra, jemi sjellë në fazën ekstreme të urrejtjes ne vitin 2025. Në kuptimin filologjik, nuk ka më tej.Ko është gjithmonë e rrezikshme jo vëtem për individet e caktuar, por bëhët e rrezikshme për shtetin dhe kombin .Kjo zgjon ankth dhe frikë  edhe për popullin .Botëkuptimet politike po  i bashkojnë më vetëdije me ideologjinë  e tyre e cila në thelb është e rrezikshme .Këta shpesh veprojnë gjoja në emër të popullit.Qëllimi tjeter është heqja dorë ndaj çdo gjëje që është autentike , ose atë që mendohet në  emer të popullit.Kjo nuk sjellë asnjë dobi  popullit dhe shtetit, vëtem sa thellon ndasitë dhe fut vendin në  kaos.Parazitet e politikës por edhe të tjerë na kan shkaktuar dëme të mëdha pas luftës .Idete e tyre ishin retrograde  të tipit autoritar , që nuk kishin të bënin më civilizimin.Kosova ka pasur përparime, por edhe shumë dëme që kan mundur të evitohen  ,sikur të mendohej më logjikë të shëndosh, pa paragjykime dhe pa interesa përsonale .Shumë është instaluar një logjikë në Kosovë që pa punuar apo më keqpërdorime më ardhë deri të pasurimi, e jo ajo të fitohet më punë .Asgjë nuk është e ratësishme në politikë , sikur që nuk është as urrejtja, manipulimi dhe rrenat e plasuara në opinion.Këto vese u shëndrruan në virtyt. Njerëzit e mirë i urrejnë parazitët , pasi që ata nuk sjellin asnjë të mirë .Vendin e urrejtjës dhe lakmisë për pushtet, duhet të zënë besueshmëria , duke menduar më koka të ftohura për një të ardhme më të  mirë.Të kultivohet dashuria e ndërsjellë duke filluar nga familja e më të tjerët  si virtyti më i lartë njerëzor. Duhet të jemi të mirë në shpirt dhe në zemer, e jo të mbushur më urrejtje të tmershme .Të jesh njeri i mirë në kuptimin e plotë të fjalës është gjeja më madhore.Njerëzit e mirë dhe të ndershem e mbajnë gjallë shtetin dhe kombin.Gjuha e mbrapsht politike që u përdorë në muajit e fundit të vitit 2025, duhet lënë mbrapa për të mirën e përgjithshme.Njerëzit e zgjuar, të ndërshem dhe të arsimuar  i dërgojnë përpara të gjitha proceset.Dhe, kjo është arsyeja , që të lëm mbrapa gjuhën e urrejtjës së bashku më të gjithë kultivuesit  e saj…

  Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".