Kosovës i nevoitet zhvillimi, paqja dhe politikat e suksesshme për integrime evropiane

Kosovës i nevoitet zhvillimi, paqja dhe politikat e suksesshme për integrime evropiane
Kosovës i nevoitet zhvillimi, paqja dhe politikat e suksesshme për integrime evropiane

Skender Mulliqi

  • 12 January 2026 - 08:44

Nga Skënder MULLIQI

 Ajo që është rendësishme për qytetarët e Kosovës ,  është të kuptuarit se sa e rëndësishme janë paqja, stabiliteti dhe siguria mbi të gjitha.Torbulencat gjeostrategjike , krijimi i një rendi të ri botëror, dhe luftërat që janë duke vazhduar që ka mundësi të përhapen në gjithë planetin, sigurishtë së duhet të na bëjnë shumë të vëmendshem në veprimet tona  strategjike  e politike .Me vullnetin e shumicës shqiptare e veqmas të atyre që rrokën armet për të mbrojtur Atdheun dhe Kombin , fituam edhe një shtet të shqiptarëve në Ballkan, që është e arritur  historike .Apetitet e Perandorisë Ruse të Putinit  dhe në rajon të Vuqiqit, janë ngjallur për krijimin e një “bote ruso-serbe “.Sot po shohim se si të fuqishmit sundojnë botën dhe ndajnë sferat e interesit.Kjo duhet të na bën më syqelë ndaj hegjemonizmit serbomadh në rajon.Duket së  në Kosovë kemi një rënje morale  , në kontestin e qëndrimeve ndaj luftës dhe paqes, sigurisë dhe pasigurisë .

Kosovës I duhet një politikë më realiste , që është e mirëpritur nga populli.Kosovës i nevoitet suksesi jetëgjatë, si shtysë e ecjës tonë përpara.Të shërbehemi me gjuhën  e argumenteve , të cilat gjithmonë sjellin suksese, e jo të rrenave dhe manipulimeve më të cilat jemi ngopur për shumë vite.Politikat ndërkombëtare  të Kosovës janë integrimi më sukses në institucionet ndërkombëtare dhe në NATO.Kërkohet nga drejtuesit e shtetit që në vitin 2026 të rrumbullakoste pozitivisht të gjitha nismat diplomatike .Fundiviti i vitit që e lamë ,mbrapa solli dy njohje të reja , dhe fillimi i heqjës të masave të padrejta  ekonomike , që janë  shumë pozitive për vendin.Çfarë na mbetet për të krijuar një pajme të përgjithshme pozitive që ishte zvetnuar  nga kriza e gjatë politike dhe institucionale ne vitin 2025?Sigurisht së na nevoitet progresi I mbrendshem me një zhvillim të qendrueshem.Politikat duhet më qenë të mira se Kosova ka një armik serioz të jashtëm, siq është Serbia e Vuqiqit më logjikë pushtuese. Të avansohet reputacioni i Republikës të Kosovës, duke luftuar korrupcionin , krimin e organizuar dhe dukurit tjera negative.Mos të lejojmë që të minohet pozicioni ynë ndërkombëtar, nevoitet një bashkëpunim i ngjeshur  më  shtetet e BE-së, dhe më Amerikën mike.Secili që nuk punon mirë dhe është në kundershtim me proceset pozitive ,duke prodhuar jo stabilitet politik,  do të  ishte barazi më tradhëti kombëtare.Kosova duhet ecur paqësishte në vitin 2026 më shpresen se do të mbetet e tillë në të ardhmen e afërt dhe të largët…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".