Burjani: VV duhet të bëjë një kompromis për të shmangur shkuarjen në zgjedhje të jashtzakonshme përsëri

Burjani: VV duhet të bëjë një kompromis për të shmangur shkuarjen në zgjedhje të jashtzakonshme përsëri
Burjani: VV duhet të bëjë një kompromis për të shmangur shkuarjen në zgjedhje të jashtzakonshme përsëri

Blerim Burjani

  • 13 January 2026 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Sa i përket zgjedhjes së Vjosa Osmanit edhe për një mandat të dytë si presidente, shumica e 2/4, ose 80 deputetëve të pranishëm në sallë, është për momentin e panjohur. Opozita nuk është deklaruar se çfarë do të ndodhë, përveçse kërkojnë marrëveshje politike, e cila ende nuk dihet se çfarë nënkupton.

 

-Mendoj se VV duhet të bëjë një kompromis të madh politik për të shmangur shkuarjen në zgjedhje të jashtzakonshme përsëri, pra të ketë bashkëqeverisje ose koalicion me të paktën një parti opozitare. Përndryshe, kjo mund të sjellë një bllokadë të madhe të patejkalueshme dhe nuk do të sjellë fitim, por humb qytetarin.

Edhe ashtu, opozita është e dobët dhe nuk ka ku të shkojë më keq, përveç se të shuhet. Andaj, pozita duhet të ketë kujdes të madh në këtë drejtim, për të mos e sjellë shtetin përsëri në një qeveri me mandat kujdestarie apo të përkohshme, dhe me një Kuvend të përkohshëm deri në zgjedhje të jashtzakonshme."

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".