Për zgjedhjen e Presidentit nevojiten 80 vota dhe këto vota nuk mund të arrihen pa një marrëveshje politike

Nue Oroshi

  • 14 January 2026 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Në bazë të rezultateve që kanë dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2026, shihet qartë se VV, me partnerët e saj politikë, i ka votat për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe votat për zgjedhjen e Kryeministrit dhe ministrave të Republikës së Kosovës.

-Por, për zgjedhjen e Presidentit apo Presidentes nevojiten 80 vota, dhe këto vota nuk mund të arrihen pa një marrëveshje politike të VV-së me partinë e dytë ose partinë e tretë.

Kjo mund të bëhet shumë lehtë nëse arrihet një koalicion qeverisës, ku VV mund ta marrë postin e Kryetarit të Kuvendit, që i takon edhe sipas Kushtetutës, si dhe postin e Kryeministrit, ndërkohë që postin e Presidentit mund ta marrë partia që hyn në koalicion me VV-në.

Kjo mund të jetë një zgjidhje më e fuqishme, e cila i jep stabilitet Republikës së Kosovës dhe, për katër vite, mund të kryhen shumë punë nëse punohet mbarë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".