Mexhuani: Pos Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, tjerët nuk kanë kredibilitet me udhëheqë Kosovën
Ragip Mexhuani
Nga Ragip Mexhuani
Për interes të Kosovës, të gjithë deputetët, pa përjashtim, duhet ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë më të votuarit në Kosovë (A. Kurti : i ka 403.939 vota; V. Osmani : i ka pasur 175.000 vota). Më 25 mars 2020 deputetët e Kuvendit PDK,LDK, Lista Serbe, AAK-Nisma, votuan mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. Pas rrëzimit të Q. Kurti më 23 prill 2020 PDK,LDK,Lista Serbe, AAK-Nisma, AKR dhe minoritetet tjera zgjodhën Avdullah Hotin për kryeministër. Seanca ku u votua Qeveria Hoti u bojkotua dhe nuk u udhëhoq nga kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani që ishte nga LDK-ja.
Vjosa Osmani nuk e kishte votuar as Isa Mustafën për kryeministër. Seanca ishte bojkotuar edhe nga VV-ja.
V. Osmani e quajti akt të turpshëm dhunimin e vullnetit të popullit të Kosovës, puçin e organizuar më 25 mars 2020 nga H.Thaçi,
I.Mustafa, K.Veseli, R.Haradinaj, F.Limaj, B.Pacolli dhe Goran Rakiqi.
Gjykata Kushtetuese me një votë fallso e rrëzon Qeverinë Hoti më 21 dhjetor 2020.
Më 26 shkurt 2016, përkundër presionit të Isa Mustafës, kryetar i LDK-së dhe kryeministër, që deputetët e LDK-së ta votojnë Hashim Thaçin për kryetar, z. Vjosa Osmani nuk e votoi H.Thaçin, i cili nuk ishte faktor uniteti. Grupi i LDK-së, në krye me I.Mustafën, sulmuan z.V.Osmanin për qëndrimin e saj pro Q.Kurti. Prof.dr Vjosa Osmani është femra më e votuar në G.Ballkanik, e cila me 06.10.2019, në zgjedhjet e lira fitoi 175.000 vota. Këto janë arsyet e I.Mustafës ta shkarkojë V.Osmanin nga të gjitha funksionet partiake në LDK dhe të përjashtohet. V.Osmani më 20.06.2020 deklaroi “Vetëm populli mund të më rrëzoi”.
Me urdhër të I.Mustafës më 20.05.2016 Donika Gërvalla tërhiqet zvarrë, i pamundësohet pjesëmarrja në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Z.Osmani në këtë mbledhje e vetmja mbrojti z.Donika Gërvallën Kryetaren Legjitime të Degës së LDK-së për Gjermani.
Deputetët sipas Kushtetutës, janë të pavarur nga partia-lideri, p.sh; 5 deputetë të LDK-së humbën mandatin në zgjedhjet e fundit, të cilët nuk e votuan Q.Kurti në pranverë. Ashtu e humbën mandatin edhe deputetë të partive tjera me fajin e partisë-liderit. Deputetët i zgjedh populli jo partia-lideri. Ashtu edhe
Gj. Kushtetuese nuk lejoi votimin e fshehët në parlament. Edhe kjo gjykatë e shkeli Kushtetutën! Vitin e kaluar në Gjermani Kancelari nuk fitoi me votim të hapur, herën e dytë fitoi me votim të fshehët. 60 herë deputetët e partive opozitare nuk votuan-bllokuan formimin e Q.Kurti për 4 vota.
LDK-ja vdiq së bashku me presidentin historik, dr. Ibrahim Rugovën më 2006. Për fat të keq trashëgimtarët e LDK-së u vëllazëruan me PDK-në dhe AAK-në duke u shëndërruar në patericë të PDK-së dhe H.Thaçit. I pari që bëri kumbari me H.Thaçin ishte Fatmir Sejdiu-Isa Mustafa-Lumir Abdixhiku. (Ali Kelmendi - 2021).
Grupi i Hashimit dhe Isës: Agim Veliu, Haki Rugova, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti, Bujar Bukoshi, Driton Selmanaj, Arben Gashi, Lumir Abdixhiku, Skender Hyseni, Kujtim Shala,etj.,(Halil Geci - 2021).
Asnjë deputet në Parlament për vrasjet politike…! Me keqardhje e them se as fëmijët e viktimave nuk parashtruan pyetje parlamentare për vrasjet e prindërve të tyre. Pra heshti zonja Doruntina Maloku, Armend Zemaj dhe Besian Mustafa! Kush do t’i zbardhë vrasjet politike në Kosovë?
Isa Mustafa mbante postin e kryeministrit, Skender Hyseni dhe Agim Veliu ishin ministra të Punëve të Brendshme. … (Msc. Muhamet Shabani - 2021).
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
