Mulliqi: Kosovës i nevoitet një sistem mediatik kombëtar serioz…

Mulliqi: Kosovës i nevoitet një sistem mediatik kombëtar serioz…
Mulliqi: Kosovës i nevoitet një sistem mediatik kombëtar serioz…

Skender Mulliqi

  • 19 January 2026 - 07:40

Nga Skënder MULLIQI

Edhe njëherë  për mediat në Kosovë.Ne një vend që ka luftuar për lirinë e tij dhe e ka paguar më gjak për krijimin ne shtetit sovran dhe të pavarur një situatë e tillë mediatike  çfare e kemi aktulalisht është jo e mire.Mediat janë instrument për formësimin e vetëdijës shoqërore dhe politike  dhe një mjet udhëzimi afatagjatë të politikës kombëtare .Mediat në Kosovës nuk e shikuan shumë interesin e politikave kombëtare por interesat e ngushta financiare shpesh më prejardhje të dyshimt.U braktisë sistemi kryesor  në favor të interesave të ngushta politike  apo interesave te huaja  që shtetin e shohin nga këndi I tyre ku pasojat janë  të mëdha  .Pamë sidomos viteve te fundit se vëretetë  çfarë mediave kemi?Media më shumë në funksion të propagandës të partive të caktura politike dhe ideologjive të tyre , së sa media në shërbim të shtetit dhe të kombit.Duhet thënë edhe këtë së është e rëndësishme , se  disa studio televizive dhe rrjete sociale fare nuk e përfillën më paraqitjët e tyre publike interesin kombëtar.Ju dhanë kah të kundert proceseve pa menduar mirë për dëmin e shkaktuar.Axhendat politike të tyre ishin të dyshimta siq ishte  e dyshimt edhe financimi i tyre .Me shumë u interesuan për axhendat e Vuqiqit së sa për axhendat që kan lidhje më Kosovën dhe të ardhmën e saj.Këto janë dëme të pa riparueshme që po i shkaktohen Kosovës më qëllim apo pa qëllim.Kjo është edhe arsyea pse çështja e mediave të forta kombëtare –nga portalet , te kanalet televizive , nuk mund të krijohen si luks apo si një çështje anësore , kur  dihet rëndësia e mediave në informimin e opinionit të gjerë public.Kjo është çështje e sigurisë kombëtare.Kushdo që kontrollon hapësirën e informacionit dhe komunikimit kontrollon gjithashtu perceptimin publik, dhe kështu të ardhmen e shtetit. Prandaj, nuk është ekzagjerim të thuhet se pa media kombëtare nuk ka politikë kombëtare, sepse veprimi politik lëviz gjithmonë brenda kornizës së formuar nga diskursi mediatik. Nëse ky diskurs diktohet nga dikush tjetër, atëherë politika është vetëm një kukull në fund të fundit…Po shohim dhe ndëgjojmë debate , të cilat nuk po mendojnë fare , së më paraqitjët e tyre publike irituese për publikun , po e relativizojnë Luftën për qlirimin e Kosovës , po godetet thelbi i identitetit shqiptarë.Prandaj, ishte dashur të funksionojë ligji i lustracionit në mbarë sistemet  e më së shumti mendoj unë në organët e drejtësisë dhe lustracioni në media.Disa opinionistë nuk e di a kanë vetëdije së po transformohen si të rrezikshem  në narrativën mbizotëruese mediatike .Po kemi paraqitje edhe të karakterit jugonostalgjik , gjë  që tregon një standard të dyfishtë të qartë dhe zbatim të vetëdijshem të inxhinierisë kulturore . Duhet të ndërpritetet ky formësim i menetalitetit sipas modeleve  të tipit komunist .Kjo ka krijuar  një situatë te paqendrueshme politike në Kosovë .Madje është shkaktuar një situatë e rëndë konfliktuoze për dominim politik , duke apstrahuar interesin e shtetit dhe të kombit.Kosovës  i nevoitet një sistem mediatik kombëtar serioz…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".