20 vite pa presidentin historik të Kosoves, dr.Ibrahim Rugova
Skender Mulliqi
Në shenjë kujtimi për njeriun e madh të kombit
---- Kur të sublimohen karakteristikat e Rugovës, të cilat lidhen edhe me veprimtarinë e tij kombëtare nga shekulli i kaluar, shihet qartazi kontributi i pa zëvedëndësueshem i tij në senzibilizimin e çështjës shqiptare në botë, si dhe kotributi i tij politik i pa krahasueshem. Ai ishte i pathyeshem në qendrime për shtet dhe komb. Ishte një njeri që më të drejtë fitoi popullaritet të madh në popull dhe në botën demokratike , sepse jetojë më hallet dhe problemet e popullit të vet…
Nga Skënder MULLIQI
Garniturat pushtetare pas vdekjës së Rugovës për 20 vite sa ishin në pushtet u treguan të paditur , injorant që nuk e përfillën amanetin e presidentit të parë të Kosovës së lirë, dr.Ibrahin Rugovës.Ishte ideator i lirisë dhe pavarësisë të Kosovës nga Serbia fashiste.Strukturat politike pas shkuarjës në amshim të Rugovës nuk u treguan të zotët për shtëtndërtim dhe mirëqenje. Nuk u treguan të zotët që të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupcionin etj. Vdekja e tij la zbrazëtirë të madhe në Kosovës e në LDK mos të flasim.Nuk ka mbetë aty njeri që e zëvëndëson sado pak politikanin , shkrimtarin dhe studiuesin e madh, Ibrahim Rugovën i cili bëri shumë jo vetëm për Kosovën por për afirmimin e shqiptarëve në botë.Vdekja e Rugovës shkallmojë më themel LDK –në si parti institucionaliste .Tatapjetën e madhe ky subjekt i madh dikur gjithë popullor, e mori më ardhjën në postin të kryetarit , Isa Mustafa, dhe sigurishte së Lumir Abdigjiku e ka kaqikun shumë të vogël për të drejtuar LDK –në, e cila e rrënoj vetën duke zgjedhur për president, Hashim Thaqin dhe duke hy pastaj edhe në kolacion më PDK-në.LDK-ja edhe pse e udhëhoqi ekzekutivin nuk e bëri as lavrën e miut siq thonë për zbardhjen e vrasjëve politike shumë të proklamuara në kohë të fushatave elektorale.Nuk i zbardhin vrasjët së u treguan frikacakë të mëdhenj. Nejse, nuk ia vlen me gjatë të shkruan njeriu për “pasardhësit” në krye të LDK-së, dikur shumë të respektuar dhe shumë qmuar në popull sa ishte gjallë presidenti historic i Kosovës , dr. Ibrahim Rugova …
LDK-ja humbin radhazi zgjedhjet duke mbetur parti minoritare , që është turpi që nuk lahet.Me diletant të politikës nuk u mbajtë gjallë doktrina politike e krytarit të saj, Dr. Rugovës . Çdo përvjetor i kësaj partie dikur shtëtndërtuese është gjithnjë e më i zvetnuar së tjetri. Po shoshim vetëm turma që më shumë po shkojnë aty sa për tu fotografuar, për të bërë marketing politik në kurriz të rugovizmit ,si koncept politik me ide të avansuara demokratike . Po tubohen aty për ta përkujtuar njeriun e shekullit, do njerëz shumë të vegjel të cilët po thirrën në vlerat e presidentit historik të Kosovës, e LDK-në po e quajnë Lidhje… e që unë thëmë pa asnjë Lidhje .Duken të mjerë sidomos kohën e fundit në skenën tonë politike, dhe as që merre dikush përgjegjësi për humbjen e madhe të 28 dhjetorit.Këta që sot janë në krye të LDK-së, janë vetë mjerimi i subjektit dikur më të fuqishem ne vend.Shumica nga kjo strukturë udhëheqese si bajnë hiq nder partisë dikur numer një në Kosovë. Dr.Ibrahim Rugova ishte njeri i rrallë i cili interesat personale dhe të partisë së tij kurrë nuk i kishte vu para interesave kombëtare.Bëhej fjalë për një krijues dhe politikan i cili para mediave nuk ka dalë sa për tu dukë, veq për të thënë gjithmonë diqka shumë të vlefshme për Kosovën dhe kombin.Ai ka qenë i përgaditur që gjithçka ta mbron më gjuhën e argumenteve.Bëhëj fjalë për një politikan të rangut shumë të lartë të kohës moderne .Ai i kishte të gjitha karakteristikat e një burrshtetasi të madh.Shkurt bëhëj fjalë për një njeri shumë serioz,të guximshem , të dijshem dhe i cili ka mbetur si njeri i veqantë në skenën tonë politike .Kur të sublimohen këto karakteristika të Rugovës, të cilat lidhen edhe me veprimtarinë e tij kombëtare nga shekulli i kaluar, shihet qartazi kontributi i pa zëvedëndësueshem i tij në senzibilizimin e çështjës kombëtare në botë, si dhe kotributi i tij politik i pa krahasueshem. Ai ishte i pathyeshem në qendrime për shtet dhe komb. Ishte një njeri që më të drejtë fitoi popullaritet të madh në popull dhe në botën demokratike , sepse jetojë më hallet dhe problemet e popullit të vet .Nuk bëhët fjalë këtu për simpati apo antipanti ndaj askujt, por flitet për arsyet e shumta së kjo garniturë politike në krye të LDK-së, është e dështueme . Bëhët fjalë për njerëzit jashtë linjës politike të Rugovës, të pa invencion, dhe pa ide për të ardhmen e vendit. Historia sigurisht do të flet për secilin veq e veq.Por , ata që e ërresuan LDK-në, sigurisht do të mbeten pjesë e asaj historie…
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
