Prokuroria duhet të ngrejë aktakuza ndaj të gjithë komisionarëve që e kanë shkaktuar këtë vjedhje industriale të votave

Prokuroria duhet të ngrejë aktakuza ndaj të gjithë komisionarëve që e kanë shkaktuar këtë vjedhje industriale të votave
Prokuroria duhet të ngrejë aktakuza ndaj të gjithë komisionarëve që e kanë shkaktuar këtë vjedhje industriale të votave

Blerim Burjani

  • 20 January 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Situata e njëjtë ka qenë në vitin 2007, ku ka pasur vjedhje industriale të votave. Reforma e fundit që është bërë ishte kthim në vitin 2007, ku i kanë rrumbullaksuar 10 kandidatë dhe ka pasur parregullsi të mëdha të kundërligjshme; ishte katastrofale.

 

-Edhe tash është e njëjta gjendje. Prokuroria duhet të marrë masa dhe të ngrejë aktakuza ndaj të gjithë komisionerëve partiakë që e kanë shkaktuar këtë hajni me propozim apo porosi të kandidatëve për deputet, apo nëse komisionerët janë blerë nga kandidatët për deputet për ta bërë këtë punë. Ky proces mund të jetë fatal për besueshmërinë e punës së komisionerëve partiakë. Këto dëme janë të pariparueshme dhe normalisht do të ketë pakënaqësi të mëdha nga kandidatët për deputet, por do të ketë edhe probleme ndërmjet vet kandidatëve dhe partive.

Ky proces i mbrapshtë nuk mund të korrigjohet vetëm me numërim, sepse do të ketë edhe fletëvotime të prishura, pra procesi aspak nuk është i këndshëm, por shumë i keq dhe destabilizues politikisht dhe e prish imazhin e zgjedhjeve. Rinumërimi i plotë bëhet për shkak të pakënaqësive të mëdha të kandidatëve për deputet; justifikimi është ky, s’ka tjetër. Pakënaqësitë, problemet e brendshme të partive dhe të kandidatëve të tyre, procesi mund të marrë kahje jo të mirë, sepse procesi mund të bëhet jo i besueshëm nga partitë, përkatësisht nga kandidatët për deputet të pakënaqur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".