Mulliqi: Krimet komuniste  ndaj shqiptarëve, dhe jugonostalgjikët…

Mulliqi: Krimet komuniste  ndaj shqiptarëve, dhe jugonostalgjikët…
Mulliqi: Krimet komuniste  ndaj shqiptarëve, dhe jugonostalgjikët…

Skender Mulliqi

  • 21 January 2026 - 15:10

Komunistet  i lidhë ideologjia  e bashkim- vëllazërimit   dhe pak  iu intereson çështja kombëtare.  Tito  ka qenë një nga kriminelët më të mëdhenj të shekullit të 20-të, së bashku më Rankoviqin ,  dhe rankoviqistët të tjerë deri të Millosheviqi dhe Vuqiqi .Ata kan qenë protagonistet e shumë vrasjeve të civilëve ne ish republikat edhe ne Kosovë së bashku më serbianet , të cilët kanë larguar më dhunë shqiptarët  për në Turqi dhe vende te tjera ,  ne luften e fundit çlirimtare preferuan metodat e spastrimit etnik….

Nga Skënder MULLIQI

 

Ka  ende  njerëz të politikës dhe të mediave  të cilët po bëjnë përëpjekje për të na kthyer në vitet e errëta të 90-ta, në periudhen ku u luftua për krijimin e shtetit të pavarur të shqiptarëve në Ballkan .Një pikëpamje e tillë e viteve nëntëdhjetë, përveçse është historikisht dhe moralisht thellësisht e gabuar, përfaqëson gjithashtu një mohim të rëndë të viktimave të Luftës për çlirimin e Kosovës, dhe një përpjekje për të delegjitimuar vetë themelet e shtetësisë .Një qëndrim i tillë nuk lind nga argumentet apo përgjegjësia shkencore, por nga një nevojë e brendshme për të poshtëruar popullin e vet - një konfigurim psikologjik që ka lulëzuar për dekada   në Jugosllavi,  të cilët duket qartë se  ekzistojnë edhe sot te ne , e të  cilët  kurrë sinqerishtë nuk janë pajtuar për idenë e një shteti të pavarur të  Kosovës.Komunistet nga shekulli i kaluar sikur kanë lënë mbrapa komunistet e ri, të cilët po i shkaktojnë dëme shtetit të Kosovës.Mund të jam edhe gabim , por fakti së krejt pas luftën po kemi përqarje të mëdha politike dhe ngecje zhvillimore  edhe mbi baza ideologjike  , na konfirmon ekzistencën e tyre .Ata janë ende nepër sisteme  të cilët veprojnë sipas logjikës komuniste të ish-Jugosllavisë.Komunistet  i lidhë ideologjia  e bashkim- vëllazërimit    pak   iu intereson çështja kombëtare.  Tito  ka qenë një nga kriminelët më të mëdhenj të shekullit të 20-të, së bashku më Rankoviqin ,  dhe rankoviqistët të tjerë deri të Millosheviqi dhe Vuqiqi .Ata ka qenë protagonist e shumë vrasjeve të civilëve ne ish republikat edhe ne Kosovë së bashku më serbianet , të cilët kanë larguar më dhunë shqiptarët  për në Turqi dhe vende te tjera, edhe ne luften e fundit çlirimtare preferuan metodat e spastrimit etnik nga Millosheviqi.Mos të harrojmë burgosjët , rrahjet mizore deri në vdekje të atdhetarëve të paepur të çështjës kombëtare.Ky paradoks nuk mund të kuptohet nga një mendimtar racional. Mund të kuptohet vetëm nga ai që jeton në një pamje të mitizuar të botës në të cilën çdo gjë shqiptare  nuk  vlenë asgjë , dhe çdo gjë nga ideologjia komuniste  është sinonim i progresit dhe  qytetërimit .Ideolgjia komuniste ka rrënjosur urrejtje ndaj popullit të vet.Krimet komuniste për shumë decenie   dhe këto të viteve të 90-ta ndaj shqiptarëve  sikur janë  harruar .Heshtja apo mos veprimi ndaj  disa  protagonistëve të vëllazerim -bashkimit , është ulje e dinjtetit të shqiptarëve në Ballkan. Komunistet e vjetër heshten  ndaj burgosjeve  , gjyqeve monstruoze, torturave dhe vrasjeve të  shqiptarëve .Ata heshtën për likuidimet  nga UDBA…Kosova është  shtet sovran dhe i pavaruar qe ka vuajtur shume nga komunizmi jugosllav-serbian, dhe heshtja  apo harresa  historike   nuk na bënë nder,   na shkakton dëme të mëdha si shtet dhe si komb…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".