Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe do të zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare   

Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe do të zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare    
Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe do të zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare    

Refik Hasani

  • 23 January 2026 - 13:30

Vështrim nga Refik HASANI

Prezentimi i Projektligjit të REZOLUTËS me numër H.R. 6411, e iniciuar nga Kongresisti SELF, pasi të kalojë vlerësimin e komisionit, ai do të raportohet nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe do të dërgohet në të gjithë Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për votim. Nëse miratohet sipas propozimit të parashtruar, REZOLUTA me numër H.R. 6411, i kalon Senatit të SHBA-së, pasi Senati miraton, projektligji do t'i dërgohet Presidentit të SHBA-së, për nënshkrim.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt llogaridhënies të mbrojtjes dhe avancimin e të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave kolektive të shqiptarëve etnikë në Serbinë jugore, këto jan në mbrojtje të vlerave demokratike në, që ka veçori sepse jan autokton dhe kan shprehur vullnetin plebishitar, dhe kemi manifestuar sakrificën edhe kemi mbrojtur pragun përmesë luftës së armatosur.

Ky është NJË ZHVILLIM ME TRETMAN dhe vlerë HISTORIKE që ndërkombëtarizimi ka arritur në nivelet më të larta të vendimmarrjes së politikës së jashtme të SHBA-së, dhe çështja e Krahinës son në instanca e mekanizma më të lart të Senatit, Kongresit dhe Presidentit të SHBA-ës, sepse në këtë Krahinë ka një diskriminim sistematik dhe mbi të gjitha nuk e ka të zgjidhur statusin politik dhe juridik, pra është një kapitull i ri dhe një moment shumë domethënës për shqiptarët e kësaj Krahine, është një mbështetja thelbësore që tani e tutje nga REZOLUTA me numër H.R. 6411, do të kemi edhe nga Admininstrata më e lartë Capitol Hill-Shtëpia e Bardhë.

Kjo fletë se e kemi shprehur vullnetin plebishitar si Komunitet i organizuar edhe kjo Krahinë i përket Evropës, dhe nuk e ka të zgjidhur statusin politik dhe juridik, dhe KËRKON ZGJIDHJE TË DREJTË, të pranueshme me ndërmjtësim dhe garanci të faktorit politik dhe ushtarak ndërkombatërë.

Pas ne kemi mbajtur Referendumin e 1 e 2 Mars 1992,dhe sakrificës dhe kryengritjes së armatosur përmesë luftës së UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, por edhe arritjes së Marrëveshjes së Konçulit.

Zbatimi i REZOLUTËS, së miratuar me numër H.R. 6411, është veprim konkret me ndikim ndërkombëtarë, dhe do të reflekton shumë pozitivisht edhe në ndërkombëtarizimin e mëtejm , të çështjesë së pazgjidhur të kësaj krahinë do të rritet, shtohet dhe presim intesifikim, dinamizim jo vetëm nga SHBA-ja por edhe nga instanca të BE-ës dhe OKB-ës, që vazhdimisht përmesë prononcimeve por edhe në tryeza, debate e konferenca shkencore jam përpjektur të arsyetoj formë të argumentuar, dhe tani po bëhen realitet.

Është për të përshëndetur pasi diskriminimi i kësaj Krahine është bërë pjesë e diskutimit zyrtar në nivelet më të larta të politikëbërjes amerikane dhe për ti shprehur mirënjohjen e sinqertë jo vetëm Kongresmenit amerikan Keith SELF, por edhe Kongresmenëve tjerë si Demokratik dhe Republikan, por edhe komunitetit shqiptaro-amerikan në angazhimin dhe kontributin ku përmes avokimit, lobimit të vazhdueshëm, takimeve dhe adresimeve me fakte, prova e dëshmi të bollshme u arrit të njihet e pranohet edhe zyrtarisht diskriminimi sistematik që ushtron Republika e Serbisë ndaj etnikumit autokton shqiptarë në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc.

Cila është rëndësia e Rezolutës-6411,nga SHBA-ja, dhe çfarë do të thotë kjo për shqiptarët e Rajonit të Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit

Prezentimi i Projektligjit të REZOLUTËS me numër H.R. 6411, kjo do të thotë, se etnikumi autokton shqiptarë në Rajonin e Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit, nuk është vetëm çështje e brendshme e Serbisë, përkundër që kemi mbajtur Referendumin e 1 e 2 Mars 1992,dhe kemi sakrifikuar dhe ka ndodhur kryengritja e armatosur përmesë luftës së UÇPMB-ës, por edhe arritjes së Marrëveshjes së Konçulit, ka një diskriminim sistematik të Serbisë, e kjo tani e tutje është në garanci konkrete nga SHBA-ja, në prezencën, monitorimin dhe garantimin për ruajtjen e dinjitetit, identetit në barazi dhe të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave kolektive të shqiptarëve Etnikë në Serbinë Jugore, sipas akteve dhe konventave më të lartë evropiane dhe ndërkombëtare.

Serbia, vazhdon shkelje të rënda, cenim të vazhdueshme, mohim sistematik shtetëror, diskriminimi klasik, pasi nuk ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të këtij Rajoni në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022, kur kësaj i shtojm, si:

Mospërfaqësimi me vende të rezervuara në Parlament të Serbisë, mosmundësia e shkollimit në nivel Universiteti, moszbatimi që Komandant të Policisë në këto komuna, të jetë nga përkatësia nacionale shqiptare, pra mosintegrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat shtetërore, moskthimi i Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës, në Preshevë, mosdemilitarizimi i plotë i kësaj Krahine, moskompenzimi i dëmeve të shkaktuara nga konfliktet e armatosura, mosinvestim nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim etnik, në Serbi jetojm në kushte pushtimi klasik, ndërprerja e menjëhershme e përdorimit të Gjuhës me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi, stopimi i menjëhershmë i diskriminimit në kulturë, në informim, në investime, u jemi ekzpozuar frigës, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim Etnik.

Ndalja e diskriminimit ka rëndësi përfaqësimi proporcional i Gjykatësve, Prokurorëve, kthimin e Gjykatës në Preshevë, afrimi i shërbimeve shëndetësor duke hapur një Spitalë Regjional, me gjithë Klinkat përkatëse për pacientë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, duke ngritur një Institut për trashigimi kulturoro-historike,kërkesë imediate është ndalja, e të mbjellurit frikë, militarizim,e psikozë.

Këto jan SFIDAT E SË ARDHMES, të kësaj Krahine, dhe SHBA-ja përmesë jetësimit të Rezolutës-6411, do të ndalë diskriminimin dhe do të zgjidhet drejt çështjen e Rajonit të Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit. Rëndësia e Rezolutës-6411,nga SHBA-ja, është në ndaljen e pasivizimit dhe kthimin e të gjithë adresave të pasivizuara, ndër vite, krijimin e një jete më të sigurt, dhe krijimin e lirisë së plotë të lëvizjes, kthimin e ushtrisë, armatimit dhe arsenalit nëpër kazerma, pasi aktulisht jan 48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, sepse kemi militarizim më të lartë në Evopë, që ka përqendrim në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, armatime të ndryshme luftarake që jan në gatishmëri LUFTE.

Çfarë do të thotë nga SHBA-ja Rezoluta-6411, kjo për shqiptarët e Rajonit të Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit, është një përgjegjësi më shumë të gjithë ne, të vazhdojm edhe më tej gjithnjë të harmonizuar të vazhdojm të paraqitemi para gjithë opinionit, dhe palës ndërkombëtare, edhe në planin, dhe strategjin e platformën e unifikuar, një ndër kërkesat që duhet ti përmbahemi ne vetë shqiptarët, të mbrojm sakrificën dhe kontributin e luftës së armatosur si sfida të së ardhmes, ngritja, në nivelin më të lartë të ndërkombëtarizimit, që nënkupton ndërkombëtarizimit në instanca më të lartë të edhe të BE-s, e OKB-ës.

Rezoluta-6411, do të thotë, se Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, është një hapësirë e ndjeshme gjeopolitike e Ballkanit, nuk i përketë vetëm Serbisë, por është Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën, dhe mbi të gjithë nuk e ka të zgjidhur statusin politik e juridik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë, përmesë mjeteve politike e demokratike. Por të qëndrueshme, dhe me ndërmjetësimin e garantim të palës ndërkombëtare.

Rezoluta-6411, për ne shqiptarët e ksaj krahine nënkupton se është në interes të kauzës së drejt për Liri, Barazi të Krahinës son, është dhe mbetët se vërtet duhet të jemi një zë i artikuluar, kërkohet të jemi-tregohemi të unifikuar, koordinuar, harmonizuar duke vazhduar eshe më shumë të lobojm dhe Avokojm dhe të shfaqim kauzën si çështje ton të drejt tepër të artikuluar, para gjithë mekanizmave ndërkombëtarë, sikur që u treguam në Referendumin 1 e 2 mars 1992, në kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës, dhe arritjen e Marrëveshjes së Konçulit, ende na duhet vazhduar të manifestojm rezistencë politike, me mjete paqësore për realizimin e plotë të drejtat individuale e kolektive.

Rezoluta-6411, për ne shqiptarët e kësaj krahine e ka kuptimin në radhë të parë të ruajm substancën në këtë Krahinë, sepse vetëm kështu vazhdojm në mbrojtje, dinjitetit dhe identitetit, uroj që ndërkombëtarizimit i çështjes të arrihet në nivelin më të lartë, pas kësaj Rezolute nga SHBA-ja, të vazhdohet edhe në nivelin më të lartë të BE-s, dhe OKB-ës, që ta kushtëzojn dhe detyrojn Serbinë në realizimin e zbatimit të gjithë marrëveshjeve, dhe kjo Krahinë përfundimisht të zgjidhë statusin Politik dhe Juridik të saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".