
Lexoni edhe:
Ftesa e Trump për Osmanin në Bordin e Paqes përfaqëson një zhvillim me rëndësi të veçantë
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Rinumerimi i tërësishëm nga KQZ është i mirëseardhur, sepse është tepër i nevojshëm. Mirëpo ngadalësia e procesit dhe zvarritja ngre dyshime se ka edhe interesa të tjera të dikujt. KQZ duhet t’i rrisë kapacitetet për rinumerim me nivel të lartë për t’i hequr dyshimet.
-Gjetjet nga rinumerimi që shfaqin lëvizje të madhe të votës në mes të kandidatëve sigurisht se janë të shëmtuara. Mirëpo këtë dukuri duhet ta njohim më gjerësisht. Së pari duhet ta kemi të ditur se ne jemi në sistemin politik rus, ku partitë politike zbatojnë modele ruse të funksionimit. Ndërhyrja në vullnetin e votuesve përmes numërimit është vjedhje dhe është tepër e shëmtuar. Po kjo është vetëm një nga pjesët dhe format e funksionimit të modeleve ruse. Ka shumë forma të tjera të funksionimit, ku njëra lidhet shumë me hajninë. Rrena dhe hajnia shkojnë bashkë, thoshte gjyshi im.
Në themel të modeleve ruse të funksionimit qëndrojnë hajnia, rrena dhe mashtrimi. Hajnia nga modelet ruse zbatohet gjithkund dhe gjithçka që mund të vidhet. Po mashtrimi është më në themel se hajnia, është guri themeltar i funksionimit. Hajnia është e kapshme dhe e matshme lehtë. Rrena dhe mashtrimi janë më të vështira të kapen dhe të maten. Ka rrena dhe mashtrime nga njëri-tjetri brenda partisë, po rrenat dhe mashtrimet ndaj votuesve janë masive. Konsolidimi i rrenës dhe mashtrimit ka shkuar deri në nivelin që votuesi më shumë u beson rrenave dhe mashtrimeve nga politikanët sesa të vërtetave, kur ndonjëri ndonjëherë ua paraqet votuesve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".