Zeqa: Referendum për kryetar të LDK-së!
Florim Zeqa
Shkruan: Florim Zeqa
Ashtu siq ju premtova në shkrimin paraprak, më poshtë do t’i paraqes pikëpamjet e mia personale për ringritjen e LDK-së dhe hapat që duhet të ndjekë elektorati për ç’kapjen e partisë nga uzurpatorët.
Një kandidatur e heshtur pro ndryshimit në LDK
Duke e parë tendencën e katandisjes së partisë drejt greminës së pafund dhe zhgënjimin e thellë të elektoratit të LDK-së për humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhje, shpreha gatishmërinë që ta marrë përgjegjësinë e drejtimit të partisë më të vjetër në vend, jo pse kam ambicie personale, por, për të parandaluar ndarjen e re dhe për të ndihmuar në ngritjen dhe rikthimin e LDK-së në vendin që e meriton.
Kjo nuk ishte vetëm deshirë personale, por mundësi reale për të përmbushur kërkesat e elektoratit Rugovian të LDK-së.
Tani kemi nevojë për lidership të ri dhe unitet veprues në reformimin dhe konsolidimin e plotë të strukturave të LDK-së përmes një procesi të brendshëm zgjedhor, të rregullt dhe demokratik.
Kjo që ofrojë unë nuk është rrugë e re dhe as e vjetër, por është kthim në ADN-në politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila për qëllim ka rikthimin e shkëlqimit të tri shkronjave të arta-LDK.
Të shumtë ishin mbështetësit e filozofisë politike rugoviane nga partitë e tjera, të cilët shprehën gatishmërinë për rikthim të menjëhershëm në LDK në rast të zgjedhjes time në krye të LDK-së!
Mirëpo, për habi, nuk e mora asnjë nbështetje morale nga eksponent të LDK-së qendrore dhe lokale! Kjo është dëshmi që këta e duan vazhdimësinë e kapjes së LDK-së së tkurrur në 13 % e jo ndryshimin që e ngritë LDK-në në parti të parë politike në vend!
Përkundrazi pati edhe të atillë që u munduan të më thejnë moralisht, duke me përcaktuar kushte dhe barriera të porositura nga lidershipi aktualë!
Megjithatë, kishte edhe të atillë që e morën guximin për të më mbështetur publikisht, duke më dhënë kurajo në misionin tim për rikthimin e filozofisë politike rugoviane në LDK.
Unë, në rrugëtimin politik nuk e synoj vetëm 13 përqindëshin e mbetur në LDK, por e synoj 57 përqindëshin e elektoratit pasiv (rugovian) dhe 30 përqindëshin e elektoratit të shpërndarë gjithandej subjekteve e tjera politike!
Megjithatë, e mirëpres edhe vullnetin pozitiv nga 13 përqindëshi i elektoratit të LDK-së, të rreshtuar verbërisht pas rrënuesve të filozofisë politike rugoviane që nga shkuarja në amshim e liderit historik Ibrahim Rugova.
Më 2 Janar 2026 ka filluar epoka e dryshimit në LDK
Pavarësisht heshtjes së zyrtarëve të lartë të LDK-së, me kandidaturën time për Kryetar të LDK-së, më 2 Janar 2026 ka filluar epoka e dryshimit dhe e rikthimit të fuqishëm të filozofisë politike rugoviane, të cilin nuk mund ta pengojë dhe parandaloj askush!
Tashmë krahë meje janë rreshtuar shumica e elektoratit të heshtur të LDK-së dhe të penduarit që kanë ikur nëpër parti të tjera si pasojë e kapjes dhe uzurpimit të LDK-së nga klanet dhe grupet e interesit!
Elektorati e ka mirëpritur dhe vlerësuar lartë kandidaturën dhe misionin tim jetësor për ringritjen e LDK-së si ‘Feniksi’ nga hiri i rrënuesve të pamëshirshëm. Vullneti im dhe gatishmëria e elektoratit janë aq impulsive sa që nuk ka forcë që na ndalon në misionin fisnik!
Çelësi i ringritjes së LDK-së është në dorën time
LDK-në nuk mund ta ringrisin ata që e rrënuan, ata që e kapën dhe e shfrytëzuan pamëshirshëm për interesa personale.
LDK nuk ringritet me demokraci të improvizuar pa moral politik dhe pa etikë njerëzore.
Standardi i instaluar në LDK për kinse ‘votën e lirë’ është një farsë e rrezikshme e instalimit të frikës dhe imponimit në vend të reflektimit!
E më së paku ringritjen nuk mund ta bëjë një autokrat i sojit të Lumir Abdixhikut, i cili dorëheqjen e kthen në pazar politik dhe në luftë klasash në LDK!
Lumir Abdixhiku mund ta konsideroj si të dojë votimin në Kuvend, por rezultati nuk i jepë votëbesim për mandat të plotë politik, pasi diferenca mes mbështetësve dhe kundërshtarëve është minimale! Kur kësaj t’i shtohet edhe mungesa e 53 delegatëve, atëherë votëbesimi zbehet në tërësi!
Votëbesimi është demagogji dhe mashtrim i radhës i Lumir Abdixhikut, i cili me lojën djallëzore të dorëheqjes, jo vetëm që nuk solli unitet brenda partisë, e ndau dhe e përçau atë si asnjëherë më parë!
Pas përfundimit e të ashtuquqajturit ‘Kuvend Pune’ nuk kanë të ndalur largimet e bashkëpunëtorëve të Lumirit dhe jo vetëm!
Gjithandej Kosovës dhe në mërgatën tonë janë duke ndodhur largime masive të aktivistëve dhe veprimtarëve të devotshëm, të cilët janë duke ju bashkangjitur partive rivale të LDK-së!
Ky është produkti që e solli loja djallëzore e Lumirit dhe jo vetëm, pasi prapa tij qëndron një klan i fuqishëm antirugovist dhe antishtetëror!
Fakti që gati gjysma e delegatëve votuan kundër vazhdimit të udhëheqjes aktuale, është treguesi më i mirë se Lumiri nuk e ka besimin e plotë për të udhëhequr me LDK-në!
Sadoqë Lumiri po mundohet t’ia shes ‘sapunin për djath’, elektorati nuk mashtrohet më me gënjeshtrat e kriposura me hipokrizi siq ishte “dorëheqja” e tij!
Pas këtij votimi të kontrabanduar në ‘Kuvendin e Punës’ jo vetëm që nuk do të ketë ndryshime në qasjen e drejtimikt të partisë, LDK-në do ta çojë drejt përplasjeve të fuqishme dhe të njëpasnjëshme deri në tkurrjen e madhe dhe të paparë deri më tani!
Kur e themë ketë e kam parasysh faktin se, në LDK nuk janë vetëm dy klanet e së njëjtës kokë (Isa Mustafa) që u ballafaquan në Kuvend, por janë edhe shumë klane tjera me ambicie për të udhëhequr me këtë subjekt politik!
Kthimi i vendimarrjes tek elektorati e shpëton LDK-në
Në fakt, kjo ishte arsyeja pse unë vendosa të kandidoj për drejtimin e partisë. Kandidatura ime nuk është ambicie personale por mision në parandalimin e ndarjes që tashmë ka ndodhur dhe të ringritjes së LDK-së.
Ju thashë por nuk deshën ta marrin vesh klanorët dhe yryshnikët e pushtetit! Kandidatura ime ishte dhe është treni i fundit për shpëtimin e LDK-së!
Pa kaluar shumë kohë do të bindeni për këtë, por kam dronë se do të jetë vonë për LDK-në!
Në rrethanat aktuale të ndarjes dhe fragmentizimit të LDK-së, e vetmja mundësi për kthimin e shpejtë të besimit është krijimi i një grupi të pavarur brenda elektoratit për organizimin e një Referendumi për zgjedhjen e kryetarit, në të kundërtën, në LDK asnjëherë nuk do të ketë paqe mes yryshnikëve të pushtetit derisa kjo parti të bie në humnerën e pakthim, pasi aq keq është katandisur jo vetën në aspektin numerik, por në vlerat e saj në tërësi.
Vetëm kthimi i vendimarrjes tek elektorati mund ta shpëtoj LDK-në nga zhbërja totale!
Nëse elektorati më ngarkon me besim për drejtimin e LDK-së, unë do ta shpërblejë me ringritje të shpejtë në vendin që e meriton, si zonjë të parë të skenës politike kosovare dhe mbretëreshë të qeverisjes së vendit!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
