Historia nuk shkruhet e as mësohet me legjenda dhe as me parulla politike

Historia nuk shkruhet e as mësohet me legjenda dhe as me parulla politike
Historia nuk shkruhet e as mësohet me legjenda dhe as me parulla politike

Skender Kapiti

  • 20 February 2026 - 08:54

Nga Skënder Sadri KAPITI

Duhet të rishkruhet historia , sepse atë na e kanë shkruar të tjerët, dhe kur ta shkruajnë të tjerët ata e shkruajnë si duan ata dhe interesat e tyre, si dhe historia është shkruar si ka dashur politika ,propaganda  dhe letërsia politike.Ato  janë shkruar  si ka dashur dhe don pushteti dhe partia e pushtetit. Historia  nuk është ose nuk duhet të jetë e të tregohet si përrallë politike, as si mit dhe as si legjendë, por historia duhet të shkruhet e të studiohet me të vërtetat e saj.

Duhet t’u griset maska shkrimtarëve dhe intelektualëve enveristë që janë shterp e bosh nga nacionalizmi në Shqipëri dhe të atyre serbo-sllavo-titistë të Kosovës, këtyre mbeturinave të dëmshme dhe shërbëtorë të antinacionalizmit shqiptar, që sillen akoma si fantazma intelektuale e mediatike.

Bashkë me të shkuarën servilosllaviste të komunizmit shqiptar ka shkuar edhe epoka e këtyre sahanlëpirësve komunistë intelektualë e shërbëtorë të serbosllavisë, të cilët si shërbëtorë  të zinj të së kaluarës antishqiptare na u konvertuan në patriotë e kombëtarë.

Fatkeqësisht ka pak dokumente të shkruara për historinë e Shqipërisë, dhe ata të cilët duan të nxjerrin në dritë të vërtetën ata sulmohen nga politika dhe nga  intelektualizmi i errët dhe i verbër.

U takon intelektualëve potent, kompetent, të ndershëm, moralistë,   patriotë,të drejtë e të ndershëm  sic është Prof.Eshref Ymeri dhe rrallë ndonjë tjetë që të shkundin pluhurin e harresës të intelektualëve mercenarëve të komunizmit e pushtetit dhe të servilëve të kohës, që të shkundet ky pluhur dhe të dalë në dritë e vërteta e veprave dhe veprimtarisë së tyre e xhveshur nga patriotizmi dhe e mykur nga servilizmi, të dalë në dritë hipokrizia dhe djallëzia e tyre ashtu si e politikës së pushtetit të diktaturës dhe komunizmit së cilës ata i kanë shëbyer.

Duhet mposhtur egoizmi  dhe duhet sot një zgjim dhe ndergjegjsim intelektual  që t’i shërbejë të vërtetës dhe të drejtës.

Dihet shumë mirë se në diktaturën komuniste në Shqipëri dhe në komunizmin e regjimit jugosllav nuk mund të bëje karrierë intelektuale dhe as të ishe profesor nëse nuk ishe shërbëtorë i atyre regjimeve. Intelektualët patriotë dhe të vërtetë shqiptarë komunizmi i përndiqte dhe i burgoste kur regjimi konstatonte gjënë më të vogël kundër tij.Kjo gjë nuk u ndodhi as Kadaresë, kreut të realizmit socialist në Shqipëri dhe profesorëve Qose e  Vinca në ishJugosllavi.

Shqiptarët në historinë e tyre nuk kanë një ,dy apo tre heronj, dhe hero është populli  sepse historinë e bën dhe e shkruan populli me punët dhe me sakrificat e tij.

Historia nuk mësohet me parulla partiake,  as nga pseudohistorianët politik sic vepronte diktatura komuniste , ku cdo faqe muri, fasadë e shpatet e kodrave e maleve shkruheshin e  gdhëndeshin parullat për Partinë komuniste dhe për shokun apo xhaxhin Enver.

Po nuk kishe notë të lartë në lëndën e marksizëm-leninizmin  ideologjik dhe Historinë e PPSH, nuk të jipej e drejta e studimit në universitet.Fëmijëve më parë u mësohej emri i diktatorit se sa ai i prindërve të tyre.Si Historia ashtu edhe të gjitha shkencat e sidomos letërsia duhet të përshkoheshin nga fryma e partishmërisë socialiste.

Sot vazhdohet akoma të përndiqen si “heretikë” ata të paktë historianë  e shkencëtarë që thonë të vërtetën kritike ; atyre nuk u botohen në Tiranë shkrimet, letersia dhe as opinionet kritike.Pra kështu,  edhe në demokraci, ku gjithcka cfarë arrin demokracia shqiptare i dedikohet partive politike dhe kryetarëve të tyre.

Sot madje me zhvillimin e teknologjisë më shumë përhapen parullat e injorancës dhe e “kompetencës” së tyre . Edhe në kohën e diktaturës komuniste trumbetoheshin e thuheshin nga propaganda ngjarjet dhe “arritjet” me parulla të tilla si clirimi i dytë i Shqipërisë, por dhe në demokraci, jo një por  shumë evente  i dedikohen  politikes patiake e pushtetit  si ngjarje të mëdha të dyta pas shpalljes së Pavarësisë.

Nuk është pas edhe Kosova  pasi heronjtë e kryetarët e partive na i paraqesin si heronj apo mbiheronj kombëtarë, si Presidetë , si kryeministra dhe  me emrat e tyre partitë identifikojnë veten dhe sikur liria ka emrin e tyre etj.etj.

Edhe rrugët apo ndonjë investim publik që bëhet me taksat e shqiptarëve dhe me paranë publike , politika dhe mediat i quajnë rezultate dhe fitore të partive e pushtetit, kur ata në të vërtetë vetëm sa abuzojnë me to.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".