Zeqa: Dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ishte i padrejtë

Zeqa: Dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ishte i padrejtë
Zeqa: Dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ishte i padrejtë

Florim Zeqa

  • 11 March 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa

Ashtu siç e kam thënë paraprakisht përmes medieve vizuele, dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit përveçse i ngutshëm dhe i paarsyeshëm, ishte i padrejtë dhe antikushtetues, për faktin se nuk janë konsumuar akoma tri raundet e votimit për president në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

 

-Sigurisht që, ndikimi i Gjykatës Kushtetuese mund ta ndryshojë komplet rrjedhën e ngjarjeve politike, ku në vend të zgjedhjeve të reja do të kemi votim për presidentin sipas Kushtetutës dhe rregullores së punës së Kuvendit.

Afati i paraparë 60-ditor për zgjedhjen e presidentit është realist dhe i domosdoshëm për të evituar zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për të shmangur bllokadën institucionale.

Vendimi i presidentes Osmani paraqet shkelje të Kushtetutës dhe dhunim të demokracisë parlamentare! Këtë nuk është që po e them vetëm unë, por po e thonë edhe njohësit e së drejtës kushtetuese, të cilët e kanë konstatuar qartë se veprimet e Presidentes paraqesin shkelje të Kushtetutës.

Megjithatë, këto konstatime të juristëve mbeten të vërtetohen edhe nga “Gardianët e Kushtetutës”, të cilët deri më sot kanë sqaruar situata akoma më të komplikuara se kjo dhe i kanë kthyer në binarë ligjvënësit, ekzekutivin dhe presidencën!

Sa për ilustrim, i kemi dy presidentë të shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese për shkelje të aktit më të lartë ligjor në vendin tonë, Vjosa mund të jetë e treta!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".