Burjani: Kuvendi realisht dështoi të zgjedh presidentin, edhe më keq e ndali procedurën me qëllim

Burjani: Kuvendi realisht dështoi të zgjedh presidentin, edhe më keq e ndali procedurën me qëllim
Burjani: Kuvendi realisht dështoi të zgjedh presidentin, edhe më keq e ndali procedurën me qëllim

Blerim Burjani

  • 12 March 2026 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Tre rounde duhet të konsumohen, por nuk duhet harruar dhe keqinterpretuar se Kuvendi realisht dështoi të zgjedh presidentin, edhe më keq e ndali procedurën me qëllim dhe kjo u cilësua nga presidentja aktuale si dështim. Kuvendi nuk është dashur ta ndalë procedurën për shkak se nuk ka kuorum për veprim, pra a është i qëllimshëm apo i paqëllimshëm mungesa e deputetëve kjo është politike, por nuk duhet harruar se Kushtetuta e parasheh qeverisjen konsensuale, pra pa konsensus nuk arrihet gjë. Kushtetuta ka disa limite që edhe po qe se ke shumicën nuk mundesh të zgjedhësh presidentin, kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ndryshimin e Kushtetutës.

 

-Vështirë është. Gjykata nuk zgjidh probleme politike, por vetëm interpreton Kushtetutën. Marrëveshjet politike krijohen apo arrihen në mes partive në Kuvend. Gjykata edhe po të kërkojë kthimin e procedurës prapa, Kurti vepron njëjtë; ai nuk e ka kuorumin për procedim dhe nuk i ka 2/3 për të zgjedhur presidentin, pra ka vonim por jo shpëtim. Tentativa e tij mbetet prapë e njëjtë: nuk e ka kuorumin dhe duhet të ndalojë në roundin e parë procedimin e kandidaturave, e kjo të sjellë deri te ngërçi, që për ta aspak rëndësi a mbetet në ngërç vendi; për të është më rëndësi me qëndrua sa të mundet dhe kur të dojë ai me shku në zgjedhje.

Aspak real. Ai e din shumë mirë që nuk i ka 2/3, nuk duhet humbur kohë më. Ai ka mundur t’i shmangë zgjedhjet e jashtëzakonshme sikur postin e presidentit t’ia kish dhënë opozitës; vetë kish mbet mandatar katër vjet me shumicë në Kuvend, por nuk ka dashur. Lojtar jo i mirë politik, perceptimi “ose krejt ose hiq” nuk ec në politikë, por as në jetën e rëndomtë njerëzore.

Vetëm të qartësohet: Neni 86 është i saktë — 30 ditë para skadimit të mandatit të presidentes zgjidhet presidenti i ri. Pra kalkulimi real i afateve kushtetuese është ky: meqenëse presidentja e ka mandatin deri më 5 prill, atëherë ajo para 5 prillit, pra në periudhën e kësaj kohe, brenda 45 ditëve duhet të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Afati është edhe më i gjerë: 30 ditë të mbetura fuqi të plotë të presidentes para skadimit, mjafton që të ftojë partitë politike dhe brenda 45 ditëve të caktojnë datën e zgjedhjeve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".