
Lexoni edhe:
Burjani: Albin Kurti do dialog për me shpëtu mandatin e vet të tretë
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Vërtet, janë ndërruar kuadrot ndërmjetësues të dialogut të BE-së, Kosovë-Serbi, por nuk ka ndryshuar qëllimi dhe presioni ndaj Kosovës, për të pranuar marrëveshje të pista, siç është Asociacioni! Pala kosovare asnjëherë nuk e denoncoi zyrtarisht faktin se Asociacioni është nënshkruar nga njeriu i shantazhuar me dosje penalizuese. Hashim Thaçi është rekrutuar nga shërbimi francez DGSE, për llogari të Serbisë.
Burjani: Albin Kurti do dialog për me shpëtu mandatin e vet të tretë
Lexoni edhe:
-Një komision serb, i kryesuar nga serbja e veriut të Mitrovicës, deputete në Parlamentin e Serbisë, hartoi një draft-statut, i cili përmbante të gjitha elementet e ndarjes së Kosovës, shkëputjen e veriut. Përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, e quajti "si të mirë", duke e sugjeruar si pikënisje të dialogut të mëtejmë! Me këtë ai aprovoi nismën e ndarjes së Kosovës. Ndërkohë, pala kosovare duhej ta ndërpriste dialogun, duke kërkuar largimin e Lajçakut dhe duke denoncuar e akuzuar BE-në pse punëson spiunë të Serbisë.
Një draft-statut tjetër, i hartuar nga francezi Macron dhe gjermani Scholz, ishte i njëanshëm, në favor të Serbisë. Presidentit francez, në vend që t’i kërkohej llogari pse shefi i shërbimit sekret të DGSE, Arnaud Danjean, dhëndër i Beogradit, e rekrutoi Thaçin spiun në llogari të Serbisë. Dhe këtë e pranon drejtori i shërbimit qendror francez, Pierre Siramy.
Atëherë, pse presidenti francez, Macron, të mos ndihet fajtor për këtë ndërhyrje kriminale të politikës franceze, për ta dëmtuar Kosovën deri në zhvatjen e një pjese të territorit të saj?! Jo vetëm ligjërisht, por edhe moralisht, i takon Francës, respektivisht presidentit Macron, por edhe shteteve të Quintit dhe Evropës, të heqin dorë nga i ashtuquajturi Asociacion i Komunave me shumicë serbe, që ka për qëllim ndarjen e Kosovës.
Ambasadori Christopher Hill: "E pranoj se gabova me bërjen e Asociacionit për 14 komunat serbe në Bosnje e Hercegovinë, sepse ai Asociacion prodhoi 'Republika Serpska'." Dhe kujt i duhet "kërkim-falja" e Hillit, tashmë i zbuluar si hafije i Serbisë?! Asociacioni i ambasadorit Hill e bëri Bosnjën dhe Hercegovinën një shtet rakitik, jo funksional.
Presidentja Vjosë Osmani "po bën një punë të shkëlqyeshme", siç e vlerëson edhe presidenti Trump. Vazhdimi i një komunikimi të presidentes sonë me Trump mund ta përforconte bindjen se "nuk ka as këmbim kufijsh dhe as ndarje të Kosovës", rrjedhimisht as Asociacion, siç ngulmojnë turpshëm e kriminalisht Serbia me BE-në, duke e bërë Serbinë hisedare në Kosovë.
Megjithatë, klasa politike në Kosovë, me pak përjashtime, është sulur si hienë kundër presidentes Osmani, për të mos ia vazhduar mandatin e dytë presidencial. Zuzarë e zuska lehin pandërprerë, me një smirë e xhelozi të shfrenuar, të cilët/at nuk mund ta arrijnë atë, sikur të kenë edhe një jetë të dytë, se gjoja Kurti dhe opozita nuk ia kanë borxh Vjosës sërish postin e presidentes, edhe pse ia pranojnë shërbimet unike që ajo ia bën Kosovës.
Prof. Dr. Skënder Luarasi, djali i hapësit të Shkollës së Parë Shqipe në Korçë, Petro Nini Luarasi, duke iu referuar regjimit xhahil të filo-sllavit Enver Hoxha, thoshte: "Bota i bën heronjtë nga balta, ndërsa ne heronjtë i kthejmë në bajga!"
Andaj, klasa politike e Kosovës duhet të emancipohet për të vlerësuar, në masën e duhur, intelektualët/et që luftojnë e punojnë në interes të popullit të Kosovës. Njëra nga ato, pa mëdyshje, është presidentja Dr. Vjosa Osmani, e cila kontestohet pa asnjë argument dhe arsye për ta vazhduar mandatin e dytë presidencial!?
Hashim Thaçi në dy çështje është treguar i sinqertë me popullin:
"E krijova Gjykatën Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, sepse sistemi i drejtësisë në Kosovë kishte dështuar në hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e krimit dhe të kriminelëve. Vrasjet e dëshmitarëve të Hagës ishin vënë në shënjestër. Dhe kur këto vrasje u tepruan, reaguan ndërkombëtarët. Komandantët lokalë kishin formuar qysh gjatë luftës banda vrastare. Dhe ato koordinonin mes tyre". Prandaj, prokurori amerikan John Smith e pagëzoi – "Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale", sepse ishte masive dhe kishte organizim më shumë sesa një bandë. Me këtë shpjegim, Hashim Thaçi e pranon se krimet politike në Kosovë kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës. Ato janë faktike dhe numerike, rast unik në botë.
Hashim Thaçi, pak kohë para arrestimit, është rrëfyer për "Asociacionin, i cili është kancer i Kosovës. Nëse krijohet, Serbia bëhet hisedare në Kosovë", deklaron Hashimi. Albin Kurti akuzohet nga opozita se ka pranuar diçka më shumë sesa "Zajednica" e vitit 2013. Pra, është pothuajse autonomi. Emërtimi "menaxhim", thotë opozita, është kamuflim. Megjithatë, ai vazhdon të mos japë shpjegimet e nevojshme që i takojnë në cilësinë e kryeministrit.
Qeveria e Kosovës duhet të përballojë presionet e vrazhda të Serbisë, me nxitjen e Rusisë, karshi Kosovës, të cilën herë pas here e përmend edhe ministri i Jashtëm rus Lavrov, por edhe kërkesat jo parimore për bërjen e Asociacionit nga disa shtete të Quintit. Shqiptarët janë tradhtuar ndër shekuj, duke u përdorur tokat shqiptare si monedhë kusuritjeje mes Fuqive të Mëdha!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".