
Lexoni edhe:
Kryeministri Kurti e ka kushtëzuar dialogun me plotësimin e tri kushteve bazë
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Situata është e qartë: Masa e përkohshme ishte gabim i madh; të ndalet Kuvendi dhe puna e tij, e të ketë Qeveri të pambikëqyrur, ose edhe më keq, të ketë Qeveri të kotë pa Kuvend, kjo është e çuditshme, pasi që qeveria, në këtë perceptim, është ekzekutiv i pakontrolluar nga Kuvendi, pra s’ka kush ta thërrasë as kryeministrin në interpelancë apo ministrat. Pra, pauzimi ishte absurd; gjykata ka mundur të marrë vendim edhe pa ndaljen e punës së Kuvendit. Kjo ka sjellë vetëm vakum dhe asgjë tjetër.
Kryeministri Kurti e ka kushtëzuar dialogun me plotësimin e tri kushteve bazë
Lexoni edhe:
-Verdikti ishte gjysmë i drejtë, edhe pse presidentja kishte interpretuar nenin 86 ekskluzivisht, që i dedikohet moszgjedhjes së presidentes. Realisht, ajo kishte të drejtë në pjesën e parë, por kur ishte fjala për tre raunde, me qëllim politik u ndal seanca për të mos u konsumuar e drejta, dhe kjo nga presidentja ishte interpretuar si dështim; pra faktikisht ishte dështim në afatin kushtetues. Tash, gjykata ka marrë shumë kohë dhe deri më 31 mars është kohë e gjatë pa një verdikt; realisht kjo gjykatë po gjykon politikën dhe mashtrimet dhe obstruksionet politike, pra duhet të interpretojë pse nuk u realizuan tre raunde votimi dhe mbi të gjitha të japë mendim për politikën pse VV e ndali procedurën e tre raundeve brenda afatit kushtetues 30 ditë para skadimit të mandatit të presidentes aktuale.
Të mundshme mund të jenë për shkak të faktit se nuk ka dialog në mes pozitës dhe opozitës fare? Opozita thotë se po e pret aktgjykimin, apo më mirë me thënë interpretimin e Kushtetutës nga gjykata, përderisa Kurti do dialog për me shpëtu mandatin e vet të tretë. Realisht, qytetarët duhet të vetëdijësohen skajshëm: ai që ka shumicën, ai duhet të gjejë zgjidhjen, sepse ai mundet se i ka votat, por opozita nuk ka as vota e as zgjidhje, s’mund të ofrojë fare. Tash, në sistem proporcional dhe me këto kufizime kushtetuese, duhet kompromis gjithmonë; nuk mundesh me qenë vetë as pasha, as mbret e as kurrgjë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".