SHQIPTARËT KANË MËSUAR NGA 'DYPUSHTETI' POR EDHE NGA LUFTA ÇLIRIMTARE 1989-1999
Prof.Dr.Hakif Bajrami
Nga Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
1.Fillimi i dypushteti dhe luftës nuk ishte më 1989 por…
Më 23 mars 1989 Beogradi e përmbysi çdo të arritur në aspektin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Me atë përmbysje iu dha fund ndërtimit të Kosovës si elemnt i federatës. E vërteta, në opinion degradimi i Kosovës në aspektin instutucional juridik nuk mund të tolerohej më nga populli shqiptar sikurse kishte ngja më parë, sepse kjo krahinë shqiptare ishte me popullsi autoktone 92% shqiptare. Lidhur me këtë, Kosova në dekadën e fundit të shekullit XX po hynte e pushtuar nga politika serbomadhe, e cila po shfaqëte hapur shenja të nazifashizmit. Dhe, në këtë aspekt në Kosovë do të shfaqën përlasje jo vetëm politike,por edhe dy pushtete, të cilat shqiptarët pjesën e vet e quanin “pushtet paralel”, që në realitet ishte fiktiv. Fiktiv për faktin se po u pranua legalizimi i tij, atëherë nuk do kishte nevojë për luftë. E lufta politike po ndertohej si rrjetë e atyre që drejtonin politikën paqësore pasive, në mënyrë që të luftohet çdo medndim ndryshe siq ishte politika jopaqesore.
Por ato përplasje me ndihëm e autoritetit që e kishte LKJ, futëshin “nën tepih”, por shteti dihej se serbian ishte në komë, apo në pozitë eutanaziste, edhe pse komunistët shqipfolës disi provonin të teatrizojnë, duke e shti “kufomën Jugosllavi se e ka ushtrinë shumë të fortë, madje të katërtën në Evropë”!
Me të vëndsour të pushtetit profashit në Kosovë gjatë vitit 1989, LDK që më 17 nëntor e zavendsoi LKJ-ën, nga themelimi, do të avansohët në fuqi politike gjithëshqiptare, sa që shumë shpejtë do ta organizojë një lloj “dypushteti” të vetëquajrur, të cilin në rrafshin ndërkombëtar askush nuk e përkrhëte. Por në një mënyrë edhe ekupatori mbeti i befasuar, sepse kishte bindje se shqiptarët do të bëjnë pak zhurmë dhe pastaj do të pajtohën. Okupatori nazifashist serbian në anën tjetër mendonte se: “qyqaria” shqiptare do të llogaritë shumë në rrafshin e rrebelimit, sepse propogandohej se: “fuqia e APJ-ës, si e katërta në Evropë”, do t` i detyrojë qytetarët e rendit dytë, e që ishin shqiptarët,po do të provojë t` i konvertojë edhe kroatët e sllovenët, t` i palojnë veshët dhe të kalbën sikurse nën okupimet e mëparëme te të dy Jugosllavive që nominalisht mund të quheshin Serbi, duke treguar “diciplinë” tradicionale.
2.Marrëveshja sekrete S. Millosheviq-F. Tuxhman 15 mars 1991 në Karagjorgjevë
Në lidhje me këtë, çetniko-komunistët serbian do të gabojnë “në hapa”, sepse shqiptarët më nuk ishin shtresë analfabetësh që e shtrijnë çafën si delet para kasapit. Por, sllovenët dhe kroatët në bazë të pozitës që kishin, nuk kalkuluan kurrfar politike paqesore, por menjëherë i ngjeshën armët duke e luftuar sidomos APJ-ën nepër kazerma dhe kudo që kishte kontakt me te në republikat e tyre.
Kjo llogari, Beogradit i doli një lloj thyese me tri të panjohura . Së pari, ishte fjala që në tërë Kosovën LDK e regjistruar në Beogrda (te Vllado Kambovski), organizoi mbrojtjën territorile; së dyti populli i nxorri armët nga “maxhet e miellit”, që ishin në pronësi private. Së treti, stafi komndues, gati në tërësi në atë mbrojtje territoriale, ishte nga ata që e kishin mbajtur lëndën e parushtarakut nepër fakultete dhe shkolla të mesme. E vërteta, organizatorët e mbrojtjës ishin oficerë rezervë, dhe shumë shpejtë u organizuan dhe i ndanë detyrat se si duhët të mbrohet populli nga armiku serbian. Ligjeratat në fillim, nuk sigmatizonin fare se kush është armiku. Por me kalimin e kohës, me acarimin që e shkaktoi okupatori në shoqëri, fonema armik mori pozicion se kemi të bëjmë me rrezikun që u kanosej sidomos shqiptarëve nga politika e Naçertanisë, e cila u manifestua në Gazimestan më 28 VI 1989,si luftë për Serbinë e Madhe.Pas këtyre simptomeve fashiste serbiane, elita intelektuale dhe politike shqiptare (LDK) shumë shpejtë i identifikoi kalnet shoviniste serbe, të cilave u prinin intelektualët çetnik dhe komunist, të maskuar në një progarm që quhej ,”Progarmi Jugosllav për Kosovën 1988” me 94 detyra shtetërore. Në realitet, kjo fundrinë politike dhe intelektuale serbiane, nuk e dinte se po e shkatrron shtetin-Jugosllavinë federale. E kotë ishte që u tregonim nepër gazeta dhe televizione se: “Jugosllavinë po e dërgoni në vetëshkatrrim”. Prandaj, më 21 janar 1991 Gjeneral Shtabi i APJ-ës planifikoi grusht shtet. Në krye të grusht shtetit ishin gjeneralët Velko Kadijeviq dhe Bllagoje Agjiq, që të dy serbianë. Në këto rrethana do të fillojë lufta qytetare në Jugosllavi, së pari në Slloveni e pastaj në Kroaci, për t` u zgjëruar në Bosnje e Hercegovinë deri më 1995.Në lidhje me këtë, me qëndrimin antiluftë LDK nuk e lejoi shqiptarinë që të bje në grackën sllave, sepse dihej se S. Millosheviqi dhe F. Tuxhmani patën planifikuar burgimin e personaliteteve shqiptare në rethana të diktaturës ushtarake nga 15 marsi 1991 në kontaktin në Karagjorgjevë. Aty jo vetëm që u pranua lëvizja e popullsië serbe drejtë Kosovës, pa u theksuar se shqiptarët do të deportohën jashtë vendit. Por sipas S. Millosheviqit dhe F. Tuxhamnit parashihej të burgosën edhe: Stipe Mesiq, Ibrahim Rugova, Fehni Aganë, Fadil Hoxha, antari i Kryesisë Jugosllave nga Maqedonia, antari i Kryesisë nga Bosnja e Hercegovina, funksionari i lratë serbian Ivan Stambolliq. Për këto plane serbe ishte në dieni permanente Franjo Tuxhman.
Megjithë simptomet legale fashiste serbiane,LDK nuk organizoi fronte të luftës, por as nuk u avansua në opozitë të guerilës shqiptare, e cila ende nuk mbante emër ushtarak.E vërteta, aty kah mbarimi i vitit 1992 kur u mësua nga Badinteri (4 korrik 1992), se Jugosllavia është shtet i shkatrruar, djalëria shqiptare në Kosovë dhe diasporë, i zbuloi letrat se qysh më 1991 i kishte filluar përgatitjët ushtarake në Tiranë (Grupi i Zahir Pajazitit me 53 pjestarë; Grupi i Adem Jasharit me 54 anatarë etj.).Tani ata që ishin në Kosovë dhe ata që erdhën të ushtruar për luftë, filluan të mendojnë, të flasin dhe të veprojnë, me gjuhën e pushkës. Mendimi kryengritës pra, nuk mbeti si një gacë nën hi,por u avansua në fjalë publike, të cilat shumë më shpejtë u shndërraun në veprim, dhe kështu filloi etapa që armikut me i folë me grykën e pushkës. Me këtë platformë politiko ushtarake, më së miri ishte i rreshtuar me program Halil Alidema dhe partia e tij UNIKOMB.
E legalizimi i fjalës me i folë armikut me grykë të pushkës, për filozofinë e LDK-ës (Akademik Fehmi Aganit),”ishte paksa tepër herët, por jo veprim i paqëlluar”. Sipas tij, sllavët ishin në luftë në mes veti, dhe: “ishte mençuri të pritët epilogu”, mësonte gjithënjë Fehmi Agani. Pra, nga rrafshi filozofik, LDK nuk mori pozicion të opozitës ndaj guerilës shqiptare aq hapur. Në këto rrethana opozita politke dhe ushtarake shqiptare, e mori emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në një lagje të Prishtinës.Por LDK falë harmonisë së mednimit të Fehmi Aganit dhe Ibrahim Rugovës, nuk mbahej për disa vite se është në “pozitë” ndaj guerilës (UÇK-ës), sepse e kishte popullin shqiptar 97% me veti dhe mendonte se po noton politikisht mirë. Madje pati harruar “notin” Ushtrak gati në tërësi, sepse lideri i saj e aspironte Çmimin Nobel për paqe. Kështu tre përqindëshi që nuk ishte përfshirë në LDK (*3%), kuantitativisht nuk dëshmonte diçka në shiqim të parë. Prandaj, okupatori që e njihte këtë realitet, sulmet ndaj shqiptarëve nuk i shprehu në shkallë frontale. Por, kur “luga” u fut më thell në “vegshin e xhakut”, atëherë ai tre përqindësh u konvertua në “rreligjion” kryengritës. Madje, doli se ishte fjala një kuptimore: “do të luftohët publikisht kundër okupatorit”, dhe për këtë ishin bërë përgatitje intenzive në Shqipëri, sa që okupatori filloi të mendojë seriozisht për ta hapur edhe në Kosovë frontin e luftës. Tash guerila shqiptare e kishte “atin” gati për mejdan.Por okupatori me të gjitha mjetet e hapi frontin e luftës, jo vetëm kundër guerilën, por edhe dypushtetin filloi ta luftojë, me të gjitha mjetët, e në vijim sulohet edhe masa civile shqiptare. Megjithë këtë, Beogradi me hap front në Kosovë, nuk i konvenonte gjatë viteve 1989-1995, sepse e kishte frontin në Perendim të vendit, ku në luftë Serbia ishte plasuar, po thuej se kundër tërë Evropës katolike dhe protestante, luftë ajo që u mbyll pas gjenocidit në Srebernicë, me Konferencën e Dejtonit (Ohajo në SHBA më 1995).
E vërteta, Konferenca e Dejtonit e federalizoi Bosnje Hercegovinën, por njëherit e krijoi një megalomani shtesë tek Serbia me krijimin e Republikës Serbe, si shtet në shtet. Dhe mbi këtë “filozofi” fashiste, në Beograd pati filluar të mendohët, se edhe Serbia duhët ta krijojë një Repubilkë serbe në Kosovë”, duke i vënë shqiptarët e përgjumur edhe më tepër në pozicion pasiv me pozicionin “republikë”, e cila publikisht kërkohej në çdo konferencë për shtyp.
Në këto rrethana okupatori e kishte programuar dhe filluar etapën e re të kolonizimit me sllavë, nga mbarë bota”. (Shiqo: Pravoslavlje çe pobediti postepeno, i repubilke u Bosni i na Kosovu, çe se ugasiti do 28 VI 1999, i postati Velika Serbija”-Ortodoksia do të fitojë graduakisht, dhe republikat në Bosnje dhe në Kosovë do të shuhën deri më 28 VI 1999.)
3.LDK në oaza kohe e ndihmoi luftën por sabotoi nivelin që aspironte UÇK
Okupatori serbian ka planifukuar që në Kosovë të vjen deri te lufta qytetare në mes shqiptarëve. Madje, Beogradi i kishte identifikuar akterët: LDK dhe UÇK, se do të gjakosën në mes veti. Kështu solldateska serbe së bashku me Kishën (KOS) kah viti 1996, do të fillojnë për të planifikuar, se si ta ndihmojë luftën qytetare. E verteta, deri sa burgjet jugosllave ishin plotë me shqiptarë, të moshave të ndryshme, por edhe të idealizmave të jetës dhe ndërtimit të shtetit kombëtar, përçarja e shqiptarëve, ishte për okupatorin një mjet që duhej të ushtrohej në çdo cep të Kosovës. Kështu pati edhe aksione konkrete, sa që njësitët e vogla serbe, filluan të varsin shqiptarë, dhe me propogandë ato vrasje t` ua mveshin UÇK-ës, krejtë me prapavi që serbët t` i sulmojnë shqiptarët kudo dhe në cilin do cep të Kosovës. Në këtë luftë të tillë speciale qytetare ishte mendimi se: “duhet të vritën më shumë antarë të LDK-ës, dhe sa më pak pjestarë të UÇK-ës”. Kjo për faktin se UÇK e kishte pushkën për mjet të luftës, kurse LDK e kishte fjalën dhe pasivitetin që e nxirrte nga kvantiteti popullor 92% shqiptarë. Prandaj, në fund të shekullit XX në Kosovë, kur burgu nuk ishte më ‘institucion”, që e diciplinon rininë shqiptare, udbashët e lansuan programin, se në mes politikës aktive dhe pasive shqiptare, duhet injektuar përçarje, që të vij deri te lyfta frontale qytetare, e nivelit më të egër. Madje filluan të propogandojnë se nga UÇK është planifikuar të ndërtohet një rrjet i luftetarëve kamikazë, që do ta sulmonin çdo tabim politik të LDK-ës. Por të kuptohemi se ky synim ishte i okupatorit e jo i UÇK-ës. Dhe, mu për këtë arsye, spjegohej në LDK nuk ka mbledhje të Kuvendit të Kosovës, sepse do ta sulmojnë paramilitarët serbianë e do t` ua mveshin shqiptarëve. Mu për këtë arsye okupatori, duke shpresuar se LDK do t` ia kërsas pushkën UÇK-ës, okupatori e kishte një tolerim të “pakuptueshëm” ndaj dypushtetit, për faktin se populli shqiptar pagunate dy taksa: një okupatorit dhe “dy pushtetit ” që ishte LDK. Aq më parë, ai pushtet nga një kënd filozofiko- social, mund të shiqohej si fiktiv, por për fat të popullit dhe kombit, esenca e tij ishte qytetare dhe mu për këtë politika paqesore e LDK-ës, e mori edhe simpatin e Perendimit të “egër”, si e quanin serbianët Amerikën dhe Anglinë.
Në këto llogari serbiane, Perendimi i “egër” siç u pa në vijim nuk kishte pasë ndejtur me duar në xhapa, por e dinte çdo detal të luftës dhe planifikimit që bënte okupatori serbian Në këtë drejtim pushteti i Serbisë e kishte rritur mendjën që SHBA i ofronin se do t` ua shlyejnë të gjitha borqet po që se ruhet Jugosllavia. Por pushteti i Millosheviqit nuk ishte i knaqur me këtë ofertë, por aspironte krijimin e Serbisë momogjene dhe centraliste. Pra në vend të Jugosllavisë, sips Beogrdait duhej të figuronte në harta Serbia e Madhe. Këtë çmim në Perendim e refuzuan kategorikisht, sidomos SHBA-at.
4.Pas çlirimit PDK, LDK dhe AAK disi e humbën në proces reformimin politik
Pas çlirimit Kosovës më 10 VI 1999 e tutje, PDK dhe AAK propogandonin profilin politiko ushtarak, ndërsa LDK kultivonte politikën qytetare, oportuniste. Në këtë rrafsh është zhvilluar një luftë speciale, e cila ia ka pasë dhe i ka rrënjët edhe sot jashtë Kosovës. E vërteta, në Kosovën e pas luftës është zbatuar një politikë, që sa më shumë, jo t` i vejë në konkurencë politike, por t` i hasmojë shqiptarët. Kështu, partitë politike të regjistruara në Prishtinë në vend që partinë tjetër ta shiqojë si konkurente në luftën për pushtet, ato u pozicionuan si organizata armiqsore. Në lidhje me këtë, gjenjda acarohej sepse vendi ishte pa ideologun e saj të Epokës së fundit të shekullit XX-të,e që ishte Fehmi Aganai. Ndërsa Adem Demaçin që mbahej si eminecë e të burgosurve politik, disi partitë e “trasferuan” në njeri të izoluar ndërkombëtarët, duke e ditur sielljën e tij që e kishte për Rambujenë shkurt-mars 1999. Kështu edhe LDK ra në grackën e qarçeve të Brukselit pa e ditur se aty ishte edhe boja politike e Beogradit, prandaj po të mirresh me politikë, pozita e tillë e kishtenjë kosto rreziku. Pikërisht jo vetëm të katë hasmëri në mes partive, por drejtuesit e tyre të ndihën të rrezikuar, ishte një shkollë speciale e Beogrdait që ushtrohej në Kosovë, kryesishtë përmes konfidentëve, të cilët punonin me firma të vjetra udbeske. Kështë Brukseli dhe Beogradi filluan për ta akuzuar jo vetëm PDK-ën dhe AAK-ën drejtë për drjejtë, por edhe UÇK-ën terthorzi në fillim se: “po ia dëmton politikisht aktivistët-ideatorët që kishin fare pak njohuri teorike se çka është politika, nepër teren dhe në qendër”. Mjerishtë, ky pozicion është kah mbretëron edhe sot (2026), në disa mese familiare.Dhe ato mese, armikun po e kërkojnë aty ku nuk është. Po e kërkojnë te ata që janë konkurent në pushtet, por jo te ata që posa t`i jipet shansa, do të marrshojnë me tanke në Kosovë, por si okupatorë. Këtu dikind pushon “dreqi”, në frontin e pashpallur të përbashkët ndër shqiptar, sidomos të këtyre tri subjekteve respektive shqiptare.
5.Lëvizja Vetëvëndosje në ball të premtimeve dhe realitetit
LVV mund të thuhët nga këndi i opservimit por edhe nga këndi i peshës burimeve të kohës, se është parti (Lëvizje) e rinisë dhe internetit. Ky fakt, nuk e bën këtë parti parësore, por aty e vjerr niveli i dijës që kanë të rinjët për të kaluarën dhe vizioni i tyre për shtetin dhe ardhmërinë. E vërteta, me liderët e këtij subjekti politik është vështirë të “adaptohët” BE dhe SHBA, sepse ndaj shqiptarëve “njohurit” i marrin prej arimiqëve në Beogrda,por edhe prej Zyrës për ndërlidhje të Rusisë që vepron ilegalisht në Prishtinë në maskën e UNMIK-EULEX-it.Këto çarqe të gjitha së bashku janë kah e mësojn[ realitetin e ri se: është vështirë të dialogohët me Albin Kurtin, i cili për asgjë kur është në pyetje e drejta kombëtare nuk i thot askujtë symbyllazi- PO. E vërteta, kjo parti dhe lideri i saj i tanishëm është pro perendimor, pro SHBA dhe BE, por disi ka ardhur në ballafaqim me Perendimin, për vizionin e shkëputjës definitive nga Serbia e për bashkimin kombëtar.Vetvëndosja dhe kreu i saj si fiksion i fund shekullit XX-t e dijnë se protektorati i Nju Jorkut (KS OKB) dhe Brukselit (UNMIK-EULEX), duhet jo vetëm të hiqet, por të shporrët, një ore e më parë nga trualli i Kosovës. E ky realitet është vështirë të shporrët, sepse interesat për Ballkanin si tërësi janë më të mëdha, se sa miqësia e gjithëmonëshme në politikë me Perendimin.Por, këtë dallim partitë “tradicionale” (LDK, PDK, AAK) në Kosovë nuk po kanë mundësi ta lexojnë si konkurencë ekzistencën e tyre, por kanë nxënë pozita dhe po fyejnë individët dhe LV-ën, fakt ku që nuk mungon as të LVV-ëja, kundër treshës, për të cilat nuk ka siç shihet asnjë respekt. E ky konfiguracion e dëmton shtetin në një anë, por i hapë shansë Rusisë të veprojë ende për interesa gjeopolitike.Në esencë kjo gjendje nuk iu ndihmon as atyre që e kultivojnë një politikë të tillë të linçit dhe përgojimit të dyanshëm, i cili në demokraci disi lejohet dhe tolerohët deri në një masë. Por populli këtë nivel të “hasmërisë”, disi po e lexon se kemi të bëjmë me parti “belaxhish’, të cilat një ditë madje mund ta kërkojnë edhe “besën” te tjetri, por mjerimi pushon këtu se populli jonë pa një pervojë politike, sepse nuk kishte kurrë shtet, disi po e kupton se politika e tyre është fundi i “filmit”. Populli nuk po mundet për ta mësuar se konkurenca politike në Kosovë është kthyer në hakmarrje primitive.Po e prezantoj një shembull i cili në Republikën e Kosovës është “shkollor”!Në një tybim joformal një funsionar i moshuar i LDK-ës do të më drejtohët me emër duke bërë me gisht kah unë në prani të publikut: Kush qëndron pas Juve të LVV-ës, që jeni kaq të sigurt në fjalë? Çëndron:Markasi, Lenini, Enveri, apo i biri i dreqit! U përgjegja me ironi se: qëndron Hitleri(!!!). E dihej se ai që e shroi pyetjën kishte qenë një lloj gestapovci më 1941-1944.Dhe më kurrë Ai njeri me mendje të karieristit, nuk më është turrë dhe drejtuar me gisht. Por, mbi të gjitha traviatat e jetës i pari sa herë jam takuar, e kam përshëndetë. Por, edhe nuk ka rënë në provim të mrrolet e mos të më përshëndet, të paktën. E thash, këtë shembull se politika kërkon shpirt tolerant dhe zemrgjerësi, si deti dhe lartësia me burrëri shkambëtare. Kjo nuk do të thot se në Kosovë mungon realizimi i fjalës së dhënë, nënshkrimi i dokumentit ose ndonjë akt tjetër ku mbatet edhe morali e mbi të gjitha BESA shqiptare, e njohur si institucion kombëtar, si relikt historik den baba den.
6.Pse LDK kishte qëndrim ndaj çdo kujtë se për të është një edukatore politike!
LDK është shfaqur në historinë shqiptare, si një nevojë politike, që ta zavendsojë LKJ-ën gjithëpërfshirse. Dhe për nja pesë vite, kjo parti qytetare ka vepruar duke hecur përpara me këtë bindje, se është shpëtimtare, dhe masa i besonte. Këtë fenomen politik pozitiv deri në një mas e kemi biseduar me Akademik Prof Dr Fehmi Aganin dhe Prof Abdyl Ramën. Por,nuk duhët t` i hijmë në hak këtij subjekti se LDK në proces ka mësuar, kurse partitë e dalura prej UÇK-ës, disi në vend se të mësojnë kanë provuar të imponojnë, sepse protektorati i të huajëve në rrafshin psikologjik ua ngushtonte harkun e autoritetit. Dhe këta në bazë të “kompetencave të pushkës”, disi pushtetin e kanë kuptuar si një Byro profitabile superiore. Pra të dy subjektet shqiptare: LDK-PDK+AAK në stilin:Dy atlllarë në një mullar, janë siellë në Kosovë nga njëherë edhe si forca parapolitike. Pra ferkimet kanë qenë në këto rrethana të pashmagëshme. Por gjykoi se LDK ,në bazë të traditës do të drejtojë politikë më të pjekur në rrafshin e vizionit.Nga ky konstatim mund të nxierrim me lehtësi një konkluzë se: Nga procesi i jetës mësohet, kurse nga procesi i politikës liderët jo vetëm që duhët të mësojnë, por edhe të edukohën në kritikë që ofron zgjidhje, me prova, e që ky faktor duhet të shkollohët në PDK dhe AAK, dhe pse jo te të gjitha partitë pa dallim.
Në këtë shkrim nuk kam qëllim që ta favorizojë askend. Por të shtrojë teza që duan spjegim, se a është më se e nevojshme, për shendetin e Shtetit Kosovës, për çka të gjitha subjekteve politike duhet t` u pret sopata në një vend, kur të “lidhën lëmezët”, të mësojnë nga përvoja e atyre që kanë traditë demokratike shtetërore. E “sopata shqiptare” pastaj, nuk ka nevojë të konvertohët në kosë, sepse po u aplikua kosa, atëherë më nuk kemi të bëjmë me konkurencë politike, por retorika vjen e shndërrohët në armiqësi, madje në qëndrim urrejtës tejmasës.
7 Filozofia politike duhët të mësohet e përjetohët sa më thellë!
Në Kuvendin e Republikës Kosovës është imponuar votimi i një Gjykate Speciale për t` i hetuar dhe gjykuar krimet e luftës nga 1 jnari 1998 e deri më 31 dhjetor 2000, ku LDK ka qenë iniciatorja kryesore me moton: “të pastrohet lufta”. Por, hetimet e Gjykatës po zgjasin qe 25 vjetë, sa që drejtësia është kthyer në inflacion. Kjo do të thot, se i tërë populli shqiptar është nën hetime, por edhe shqiptarët në këtë “drejtësi” po mësojnë të urrejnë, sepse realitetin e njohin në detale. Madje po të shkruhët ndonjë libër për UÇK-ën, ai liber menjëherë vihet në “indeks librorum”, dhe hetohët çdo detal i tij nga hetuesit dinak të Hagës.Kjo spjegohet se me çdo pjestar të UÇK-ës, pra edhe me autorë të librave po luhët ping- pong. E them këtë sepse pjestarët e UÇK janë denuar për: “vrasje të personave inekzistent”! Ky fenomen një ditë do ta turpërojë Drejtësinë Ndërkombëtare, mu sikurse Lufta e Ftoftë, e cila ka mbetur sot si një relikt inkvizicioni “mesjetar”.
Edhe ky fakt deshmon se LDK si parti e sabotimit të luftës dhe parti që fare nuk i ka hulumtuar se kush i ka bërë vërtetë krimet, por ka aukuzuar në bazë të inateve familjare të jetës në katunde, ose qytete, një ditë kur të zbardhën palnet e okupatorit, do të turprohët. Edhe nëse kërkohet falje atëherë kur të mësohet e vërteta, vuajtjet nuk fshihën. Madje ta quajsh UÇK-ën “terroriste” dhe “kriminelë”, është mëse injorancë, që nuk falet.
Por atëherë kur të mësohet e vërteta, unë mendoj se ata që kanë krijuar autoritet si luftetarë, duhet të falin ashtu si Adem Demaçi që i fali ata shqiptarë që e kishin mbajtur prapa grillave për 28 vejt. E mafia serbiane si okupatore e cila edhe sot është në luftë për organizimin e një lufte qytetare në Kosovë, nuk ka askush nga shqiptart kredit politik e as njerëzor,moral apo familiar që ta falë. Ky fakt tregon se autoriteti i ligjit dhe autoriteti i shtetit, janë një sferë krejtë tjetër civilizuese. Ndërsa drejtuesit partive nga një herë janë në kundërshtim të plotë, me faktet që kanë ngja në teren, por kur është pyetje krimi, atëherë ligji është mbi të gjitha normat tjera.
Në fund konkludojë se gjykimi dhe denimi i UÇK-ës në Hagë,ka qenë i ditur se do të kompromitohët, për faktin se UNMIK dhe pastaj EULX nuk lejuan gjykata vendore për hetimin dhe gjykimin e krimeve në Kosovë sepse i kanë nënqmuar juristët shqiptar, nën ndikimin e Beogrdait,madje kishin dhe kanë paragjykime në kulturën demokratike shqiptare . Dhe po ndodhë ky fenomen qe 25 vejtë vetëm pse lufta dhe drejtuesit e saj, ushtarët në përgjithësi, janë shqiptarë. Pak thënje e ashpër, por realiteti po e tregon plagën e vjetër të qëndrimit armiqsore ndaj shqiptarëve nepër kongrese dhe konferemca paqesore nepër Evropë sidomos.Gjykata Speciale për UÇK-ën dhe për shqiptarë, për faktin se çka po ngjan aty me “dëshmitarë të mbrojtur”, po del kemi të bëjmë me një institucion racist.Ndërsa, për “drejtësinë” evropiane po dëshmohës se Haga është gjykatë komerciale,sepse hetimi dhe gjykimi po stërgjatët në pakufi në stilin e një: ‘loje të ping pongut”:prokuror-mbrojtës=gjykata me rroga marramendëse.Po vetëm këtu nuk pushon tërë çështja. Lidhur me këtë, Paqja e pakryer më 11 qershor 1999 për Ksovën, e shoqëruar me Rrezolutën e KS OKB nr. 1244, po dëshmon se: “drejtësia’ Evropiane kur janë në pyetje shqiptarët shumë e ka të vështirë të shkëputët nga “filizofia” e kongreseve dhe konferencave të ashtuquajtura paqesore.Prandaj, ato kongrese, konferenca dhe ky gjyq për shqiptarët duhët të mbetët si një psikologji që të përgatitën për të paguar haraç edhe për disa dekada!
Më 26 III 2026 Shkrimi i kushtohët: Prof Ukshin Hotit!
