Dardanët, populli më i motivuar patriotikisht në Europë

Dardanët, populli më i motivuar patriotikisht në Europë
Dardanët, populli më i motivuar patriotikisht në Europë

Skender Kapiti

  • 28 March 2026 - 16:11

Nga Skënder Sadri KAPITI

Dardanët kanë të mishëruar dhe për edukatë e traditë shpirtin qëndrestar e heroik, mentalitetin patriotik dhe krenarinë kombëtare më shumë se cdo popull në Europë.Dardania ka qenë gjithmonë digë e fortë dhe e pamposhtur që ka sfiduar dyndjet barbare kelte,romake, sllave,avarët,hunët ,gotët dhe bizantinët e osmanët.

Historia dardane është mijra vjecare ,është rezistencë dhe luftë e sakrificë për mbijetesë kundër shumë e shumë pushtuesve, Dardania është djepi i shqiptarizmës.Dardanët janë populli më heroik në Europë, janë dardanët ata  cilët përballuan në fund të shek.19 dhe gjatë shek.20 krimet, pastrimin etnik dfhe genocidin sllavo-heleniko-ortodoks  të cilët kishin edhe mbështetjen e Europës kundër shqiptarëve.

Pse dardanët mbushin stadiumet europiane kur luan Shqipëria dhe Dardania?

Dardanët mbushin stadiumet e Tiranës dhe Prishtinës si dhe stadiumet europiane kur luan Shqipëria dhe Dardania sepse populli i Dardanisë e din se sa e shtrenjtë dhe se sa i shënjtë është kombi dhe atdheu; dardanët e dinë dhe u janë mirënjohës brezave të së shkuarës ,të atyre të cilët sakrifikuan në shekuj e shekuj për lirinë, shtetin dhe atdheun e pavarur.

Dardanët jënë krenaria kombëtare. Dardanët mbushin stadiumet e Europës për t’i treguar Europës së Lindjes dhe të Perendimit se shqiptarët janë në trojet e tyre shumë kohë para qytetërimeve të tyre.

Dardanët mbushin stadiumet e Europës për Shqipërinë e Kosovën për t’u imponuar dhe detyruar europianët  që ta njohin dhe ta respektojnë kombin shqiptar. I mbushin stadiumet për t’u thënë europianëve se shikoni se cfarë padrejtësish dhe se cfarë borxhesh u keni shqiptarëve; se cfarë pengesash u keni bërë shqiptarëve duke i penguar shqiptarët në rrugën e lirisë, zhvillimit,progresit dhe bashkimit kombëtar.Dardania vazhdon edhe sot betejën e nisur nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit për një shtet gjithkombëtar e të bashkuar shqiptar.

Dardanët janë populli europian më i motivuari patriotikisht dhe më luftaraku e më i gatshmi për të mbrojtur lirinë,dinjitetin dhe sovranitetin kombëtar.

Dardanët lirinë dhe pavarësinë kombëtare e festojnë dhe e konsiderojnë si lumturinë më të madhe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".