
Lexoni edhe:
Nga data 6 mars kemi gjendje të jashtëzakonshme për shkak të moszgjedhjes së Presidentit/es
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Këta politikanë po fshihen nga përgjegjësia. Nuk po zotohen për detyrimet e marra ndaj shtetit dhe qytetarëve, të cilët janë lodhur me skena të tilla. Ky është vetëm një akt bosh marketingu politik. Nuk po vihen në rend të ditës çështjet e sigurisë dhe politikave të jashtme, në këtë krizë globale lufte. Serbia po armatoset dhe kjo tregon se regjimi fashist i Beogradit është duke u përgatitur për luftë.
-Gjendja me kriza politike është shndërruar në një situatë tragjikomike për vetëpromovim. E gjithë kjo është e trishtueshme, saqë të vjen keq për të dhe të vjen turp ta kritikosh? Kosova ka nevojë vërtet për mbrojtjen e vlerave kushtetuese dhe vlerave njerëzore. Në vend që të lidhemi me këto vlera dhe Luftën Çlirimtare, po lidhemi me betejat e interesit për pushtet personal, me betejat selektive ideologjike. Kemi ardhur në një situatë që të mbrohemi nga vetja, në vend që të mbrohemi nga krijuesit kriminalë të ideologjisë së Serbisë së Madhe. Këta politikanë po fshihen nga përgjegjësia. Nuk po zotohen për detyrimet e marra ndaj shtetit dhe qytetarëve, të cilët janë lodhur me skena të tilla. Ky është vetëm një akt bosh marketingu politik.
Nuk po vihen në rend të ditës çështjet e sigurisë dhe politikave të jashtme, në këtë krizë globale lufte. Serbia po armatoset dhe kjo tregon se regjimi fashist i Beogradit është duke u përgatitur për luftë. E ne jemi të zënë me aventurat politike, herë për formim të qeverisë, e tash për president, në këtë moment jashtëzakonisht të dëmshëm për Kosovën. Vendi nuk ka nevojë për performanca të dëmshme, por ka nevojë për pjekuri të vërtetë politike dhe vendime të qarta që do të mbrojnë vlerat themelore të shtetit. Në vend që të mbrohen ato, po rrënohen! Qytetarët janë lodhur nga debatet politike dhe debatet mediatike, të cilat atyre nuk u sjellin asgjë të dobishme.
Madje, këto debate janë duke na shkaktuar dëme të mëdha në të gjitha sferat e jetës dhe të punës. Është mbushur kupa nga ata që nuk po i sjellin asnjë të mirë shtetit, madje janë duke i dëmtuar rëndë të gjitha proceset zhvillimore. Vesi është shndërruar moti në virtyt! Kemi blofe politike e mediatike pa asnjë përmbajtje, të cilat po mbulojnë paaftësinë e tyre për të marrë vendime të vërteta. Janë kaluar tashmë të gjithë kufijtë e sjelljes normale politike, duke marrë parasysh detyrat që u janë besuar nga populli. Lojëra të tilla të turpshme politike zor që mund të shihen në ndonjë shtet demokratik. Po dëshirojnë të forcojnë pozicionet e tyre, që është blasfemi e pastër. Pozicionet e tyre të larta politike po i abuzojnë në mënyrën më të keqe të mundshme! Aventurat e tilla politike janë aventura me qytetarët, jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën, dhe kjo duhet të thuhet gjithmonë..!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".