
Lexoni edhe:
Paralajmëron analisti: Serbia po armatoset dhe kjo tregon se regjimi i Beogradit është duke u përgatitur për luftë
Shkruan: ANALISTI-Skender Kapiti
Kërkimi dhe gjetja e një presidenti sikur ka mbetur në dorë të disa farë analistëve, mediatikëve dhe pseudointelektualëve mercenarë, dhe në dorë të disa politikanëve matrapazë, e të disa oligarkëve pazarxhinj.
-Ky fakt i cituar më sipër tregon fytyrën e vërtetë të politikës kosovare, e cila për interesa personale e mban peng shtetndërtimin, qëndrueshmërinë dhe stabilitetin institucional të Shtetit të Kosovës.
Të gjithë vetëreklamohen si mendimtarë, të zgjuar, patriotë dhe moralistë, por në fakt të gjithë përbaltin, fyejnë, akuzojnë dhe shajnë njeri-tjetrin. Dhe e keqja dhe korrupsioni funksionojnë lirshëm e matrapazisht politikisht. Të vërtetën, të drejtën, ndershmërinë dhe sinqeritetin humanist e patriotik, si dhe personalitetin e realitetin, i nxijnë qëllimisht intrigantët, halabakët e djallëzorët, të cilët sulmojnë individët me vlera dhe frikësojnë shpresën, guximin dhe domosdoshmërinë e ndryshimit.
Politika e mbrapshtë Kosovën e çon nga një krizë në tjetrën, duke injektuar mosbesimin dhe larguar shpresën, duke zhgënjyer miqtë dhe aleatët e shqiptarëve dhe indirekt duke i shërbyer agjendës antishqiptare të armikut.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".