
Lexoni edhe:
Ne si shtet po pësojmë prej njerëzve të pavlerë në lidership, kjo është tmerri më i madh që ka gjetur këtë popull
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Kur një ekspozitë akuzohet për pasaktësi rreth krimeve të luftës, më e drejtë është të kërkohet heqja e saj nga hapësirat publike sesa të hapet debat publik për të sfiduar dhe korrigjuar narrativat e kontestuara!
-Për shkak se, korrigjimet eventuale vetëm sa i shtojnë dilemat rreth krimeve të luftës!Diskursi mes akuzave për “diskreditim” dhe “mungesë përgjegjësie” e ka dëmtuar besimin në institucione, për çka shtrohet nevoja urgjente për verifikim të thellë dhe rrënjësor të fakteve historike.
Edhe pse Natasha Kandiq po tenton të mbrojë standardet profesionale dhe të vërtetën historike, përplasja me autorin e ekspozitës ka reflektuar tensione shoqërore dhe dilema më të thella mbi narrativën e luftës në Kosovë!
Dëshira e shumëkujt për të dalë i pari me informacione dhe lajme të paverifikuara mirë, po na kushton me përplasje shoqërore dhe humbje të besimit te ndërkombëtarët!
Duhet rikujtuar gjithashtu se të njëjtët autorë para dy vitesh kanë botuar librin “Masakrat në Kosovë”, i cili përmban shumë pasaktësi dhe në shumë raste nuk është në përputhje me faktet e vërtetuara në gjykatë. Për çka, i njëjti model u përsërit tani edhe në këtë ekspozitë: të dhëna të pasakta, të bazuara në fakte dhe argumente, i kanë lënduar shpirtërisht familjarët e viktimave.
Lëshimet e tilla dhe paraqitja e pasaktë e fakteve nuk kontribuojnë në kulturën e kujtesës, por e dëmtojnë atë, relativizojnë krimet dhe cenojnë seriozisht dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre.
E për më tepër se kaq, përdorimi i këtyre fakteve të shtrembëruara për efekte elektorale të partive politike, do të lërë pasoja akoma më të mëdha në kujtesën kolektive të shoqërisë sonë!
Përfundimisht, duhet të ndodhë depolitizimi dhe demonopolizimi i luftës çlirimtare për qëllime elektorale!
Lufta nuk na erdhi si dëshirë, por si imperativ për ekzistencë, andaj duhet vlerësuar pa thonjëza partiake lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rezistenca titanike e popullit shqiptar për liri dhe vetëvendosje në trojet etnike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".