
Lexoni edhe:
Kosova ka qenë shembulli klasik i një territori të stabilizuar nga faktorë të jashtëm
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Gjermanët e kanë një shprehje shumë interesante: “Besimi është i mirë, por kontrolli i besimit të dhënë është edhe më i mirë.” Me këtë dua të theksoj se verifikimi i çdo projekti që përkrahet e rrit dhe e forcon institucionin. Përkrahja në baza partiake, miqësore apo për interesa të ndryshme financiare, fatkeqësisht e ka dëmtuar dhe po vazhdon t’i dëmtojë institucionet e Republikës së Kosovës.
Kosova ka qenë shembulli klasik i një territori të stabilizuar nga faktorë të jashtëm
Lexoni edhe:
-Shtrohet pyetja: Pse, edhe më tepër në Republikën e Kosovës, nga institucionet shkencore e kulturore nuk janë përkrahur projektet që e kanë ngritur vetëdijen kombëtare shqiptare? Nuk janë përkrahur projektet kulturore dhe shkencore që e kanë nxjerrë në dritë historinë tonë kombëtare shqiptare.
Në vend të tyre, janë përkrahur dhe vazhdojnë të përkrahen projekte për të cilat edhe vetë autorët nuk e dinë çfarë kanë shkruar, apo që, në disa raste, kanë punuar dhe punojnë në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare.
Është e nevojshme që të hulumtohet edhe historia e këtyre individëve dhe OJQ-ve: nga kush janë financuar në të kaluarën dhe nga kush financohen sot. Këto dhe shumë çështje të tjera duhet t’i zbardhë drejtësia e Republikës së Kosovës.
Në fund, dua të theksoj: Në këto 27 vite qeverisjeje, institucionet e Republikës së Kosovës, fatkeqësisht, nuk arritën të punojnë sa duhet që të dalë në dritë historia e masakrave serbe në trojet shqiptare.
Këto institucione është dashur që së paku të financojnë 100 vepra historike mbi masakrat serbe në trojet shqiptare, nga viti 1912 deri në vitin 1999, dhe këto vepra të përkthehen në 15 deri në 20 gjuhë të huaja botërore.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".