Si t'i përdorni preparatet antialergjike?

  • E.K /
  • 15 February 2024 - 09:48
Si t'i përdorni preparatet antialergjike?

Mënyra më e mirë e mjekimit të alergjive sezonale, është evitimi sa më i madh i polenit, por kjo shpesh nuk është e mundur në tërësi. Për këtë shkak, përdoren ilaçe të ndryshme të cilat largojnë simptomat alergjike, sikur që është teshtima, shkuarja e hundës, apo mbyllja e saj, të kruarit dhe lotimi i syve, etj. Duhet ditur se bëhet fjalë për preparate të cilat nuk e shërojnë shkaktarin e alergjisë, por vetëm zbusin simptomat.

Këto ilaçe shpesh përdoren në mënyrë jo adekuate, gjë që mund të shkaktojë probleme shtesë. P.sh. disa preparate antialergjike mund të merren pa recetë të mjekut, prandaj njerëzit mund t'i përdorin pa e konstatuar me të vërtetë mjeku se vuajnë nga alergjia në polen. As ilaçet që përshkruhen nga mjeku nuk përdoren si duhet. Përndryshe, ilaçet më efikase për largimin e simptomave alergjike, konsiderohen kortikosteroidet, por ato kanë efekte anësore, prandaj duhet pasur kujdes. Ilaçet më të sigurta antialergjike janë dekongjestivët, që bëjnë largimin e ënjtjes së mukozës së hundës. 

(Kosova Sot Online)